HISTORI SUKSESI – “VULLNET” eshte emri qe me perfaqeson.

“JUSTIFIKIMET JANE PAVLERE. REZULTATET JANE TE PACMUARA.”

GENC SYLA

genc
Genc Syla

Pershendetje The Albanian Fitness. Une quhem Genc Syla, nga Prishtina. Po ndaj edhe une me ju rezultatet e mia 5 vjecare.

Qe ne moshe te re kam qene futbollist profesionist, kam luajtur disa vite dhe vendosa ta le futbollin, por jo edhe sportin.

Vazhdova te studioj edukaten fizike, ku e kisha si lende edhe fitnesin dhe dita – dites fillova te dashurohem me kete sport . Une asnjehere nuk kam qene me peshe te teper (cdo here fit), por jo i formuar me shume muskuj. Prandaj edhe nuk kam foto BEFORE & AFTER se gjithmone kam qene AFTER.

Dita – dites fillova edhe me shume te interesohem per fitnessin, ku besoj se tani jam i paisur mire me literaturen e fitnesit, kur e them kete, ketu hyn edhe faqja The Albanian Fitness,  ku cdo here eshte nje motivim shtese per mua.

Suksesi im per nje trup te formuar kuptohet qe jane ushtrimet. Stervitem kater here ne jave dhe nje dite luaj futboll. Pervec stervitjes gjeja kryesore ka qene ushqimi i shendetshme. Diete nuk eshte te mos hash, por ta kontrollosh ushqimin. Eshte e kote te besh palester nese nuk e kontrollon ushqimin, e kam fjalen nese deshiron nje trup te formuar me muskuj (duhet ta dalloni masen muskulore me masen dhjamore.).

Ka 5 vite qe ushtroj dhe akoma e mbaj emrin ‘VULLNET’ dhe jo Genc. Kur keni nje trup te mire edhe bluza duket origjinale 😄 .

Ju pershendes, Genci nga Prishtina!

Dhene per The Albanian Fitness nga Genc Syla.

Kategoria: Histori Suksesi

Të drejtat e përdorimit të çdo materiali të publikuar në website janë ekskluzivisht të The Albanian Fitness (TAF)

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply