Histori Suksesi – Andy Krenar Murataj

“ENDERROJE. BESOJE. ARRIJE.”

Kjo histori suksesi na vjen nga Andy Krenar Murataj, nje kuksian krenar me banim ne Mbreterine e Bashkuar, por qe kerkon te ngreje sa me lart emrin e  vendit te tij, permes sportit qe i ka kushtuar jeten, boksit. 

Andy Krenar Murataj

Nje djale endrra e te cilit nisi qe ne moshen 17 vjecare. Nje enderr qe me shume sakrifice do te behej realitet. 

Qe kur ishte 17 vjec flinte me shtanga dhe me doreza boksi ne dhome. Kishte nje pasion te brendshem per kete sport, pasion i cili sa vinte e shtohej. Qe ne ate kohe, te kujdesej per trupin e tij ishte dicka qe i vinte krejt natyrshem. Stervitej me ato pak vegla qe kishte, pa u ankuar dhe gjithmone me shpresen se nje dite do te behej dikush. Qe atehere ai kishte nje trup te bukur e te forte dhe askush nuk besonte se ai do te arrinte te realizonte endrren e tij, per t’u bere nje boksier me emer. 

Andy Krenar Murataj, ne moshen 17 vjecare

 

Tashme ai eshte nje i rritur me endrra te plotesuara dhe ai ka punuar shume fort, ka derdhur shume djerse, gjak e lot, per te arritur ketu ku ai eshte sot. 

Ata qe e njohin e dine qe kane prane nje njeri qe nuk i shmanget asnje veshtiresie, qe nuk ankohet para lodhjes e sforcimit dhe qe puna e stervitja jane pjese e jetes se tij. Ai ka shume besim qe do te arrije te realizoje cdo synim qe i ka vene vetes se tij dhe ne ia urojme me te vertete. 

Andy krenar Murataj

Ai ka nje moto ne jeten e tij dhe ua drejton te gjithe atyre qe e duan kete sport e mbi te gjitha duan te kene nje jete te shendetshme e te forte:

“Nese do te arrish dicka, lufto per te. Asgje nuk eshte e pamundur nese punon fort e me besim.”

Histori suksesi, dhene per The Albanian Fitness nga Andy Krenar Murataj

Kategoria: Histori suksesi

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply