HISTORI SUKSESI – Engjëll Xh Maliqi

“Vleresoje rrugetimin tend, sepse gjithkujt i duhet me pase tregimin e vet.”

Engjëlli, eshte bere disa here pjese e faqes The Albanian Fitness, duke bashkepunuar permes videove te tij me ushtrime. Video te cilat ai i prezanton me profesionalizem dhe qe jane mjaft motivuese per ata qe kane deshire te jene ne rrugen e fitnesit.

Ai na e sjell rrefimin e tij ne dialektin e tij dhe ne vendosem ta linim te tille. Engjelli e ka shprehur shume mire aty rrugetimin e tij, eskperiencen, veshtiresite, forcen dhe te gjithe motivimin qe kerkon t’u jape atyre qe e ndjekin. 

Me poshte do te lexoni ate cka ka shkruar ai per The Albanian Fitness:

“Majtas (Left) 07.03.2016 89 kg vs. Djathtas (Right) 23.08.2016

77 kg, 24 weeks transformation .

KUURR mos u dorzoni !! Pa marr parasysh sa kohë ka me zgat diqka dhe sa i humbur ni qëllim munet mu dokë, duhesh me kan n’gjendje me kuptu se qka ki me mrri. N’dit sotit gjithkush po don me mrri diqka përmeniher, po kjo thjesht nuk osht praktike. Hin me ni diet edhe don me hupë peshë për 2-3 javë, ja qet vetit ni qëllim edhe don me arrit mrena mujit ose përndryshe “ski me arritë kurr”.

Engjëll Xh Maliqi (before)

Ne foton dyshe, fotoja n’t’majtë e kallzon ni trup që e kom pas, e kallzon ” t’para-n ” tem(my before), fillimin ose piknisjen. Ndërsa, kjo n’t’djathtë e kallzon “t’pasmen” (my after). Po, foto si kto qka nuk tregojnë osht ajo qa osht ma e rëndsishme, kohën dhe punën që u ba mes tyne. Dit’t kur e sheh vetën n’pasqyrë edhe thu “a osht gjithqka tu funksionu ?!?”, “a osht gjithqka tu shku sipas planit”, “edhe sa gat muj me duru me kit mut ??” edhe ma e rëndsishmja “pse po e boj kit sen?”

Engjëll Xh Maliqi (after)

Epo, po e bon për me ja vërtetu vetit që ti munesh edhe e bon. Se je shum ma nalt se frikat dhe dyshimet e tua. Qajo koha n’mes, osht ai tregimi dhe rrugtimi ma i mir, qe t’bon ty, TY. Osht koha qe e bon kit foton “pas” qaq t’vlefshme, sepse kerkush nuk munet me ta marr kohën dhe forcën mendore që tu ka desht për me mrri qaty. Osht koha me ato vështirsitë dhe sfidat që ti i ke kapërcy edhe kan ‘gdhend’ tipare n’karakterin ton që n’tardhmen pa marr parasysh qfar sfide ki me pas para vetit, e ki vetbesimin qe ki me kalu.

Engjëll Xh Maliqi

Edhe nuk ish esenca veq me mrri qat qëllim, knaqsia qe e ke mrri qat qëllim osht veq bonus, po esenca osht ajo se qa t’bon ajo ty si njeri, si individ, qfar karakteri t’formon.

Nëse nuk ndodh brenda natës ose javës.. kadal pak, sabëër. Krejt n’rregull osht.. t’mer kohë për me ndërtu diqka n’mnyrën e shnetshme. “Roma nuk osht ndërtu brenda ditës.” Vlersoje rrugtimin ton, sepse gjithkujna i duhet me pas tregimin e vet.”

Kategoria: Histori suksesi; Motivim

Dhene per The Albanian Fitness nga Engjëll Xh Maliqi
Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply