HISTORI MOTIVUESE SUKSESI – “4 vite i dashuruar pas fitnesit”

Çdo person ka diçka të vlefshme në këtë botë, çdokush mendon të bëjë më të mirën e vet.

Kemi 1 ditë të tërë, plot 24 orë dhe secili njeri ka fletë të ndryshme të ditarit të vet, askush nuk e ka fatin e njejtë.

Përshëndetje the Albanian Fitness, jeni faqja më e mirë dhe më motivuese për të gjithë moshat!

Koha shkon sa hap e mbyllë sytë, ora, minutat, dita, Java, muaji dhe te mos besh asgjë per vete qe një ditë të gjithë do të ishin krenar eshtee  pajustifikueshme!

Më 2 Shkurt 2013  më janë bërë 4 Vite që merrem  me sportin e Fitnesit, por duken si 4 ditë, prej të qenurit një djalosh truphollë në një trup që shumë dëshirojnë ta kenë! Sa me shumë që ushtroj, aq më shumë e dua trupin. Suksesi është si puna e shkallëve duhet te ngjitesh nga shkalla e 1 e kështu me rradhë, të ndërtosh 1 trup nga 0 NATURAL dhe te vazhdosh te mos perdoresh suplemente shtesë ështe fantastike! Mirëpo per te arritur kete nivel duhet shumë punë djersë lodhje, disipline, vullnet inat pozitiv të shtyhesh me vetveten dhe të behesh kokëfortë, të mos dëgjosh njerëzit çfarë flasin sidomos kur të thonë nuk je natyral, lëri të të urrejnë, pasi që urrejtja vjen nga suksesi, janë njerëzit ata që të shtyejnë të shkosh lart e më lartë, nga vetëm një fjalë – TI NUK MUNDESH!

Por, bëje te pamunduren të MUNDUR! Je ti ai i cili do të ndryshosh diçka në jetë, qoftë nëse je i hollë apo i shëndoshë egziston një Çelës dhe ai është çelësi i suksesit (VULLNET+PUNË), nuk vjen forma e trupit, ndryshimet tek vetja, nëse ti qëndron me orë të tëra në kafeteri, as duke qëndruar duarëkryq, mendo në vete dhe thuaji vetes PO, do të filloj një aventurë, do të provoj diçka në jetën time. Çdo udhëtim nis diku,  ku pas kësaj aventure të nisur do të falenderosh veten. Kur ke kohë për punë, për mësime, per kafe, per rrjetet sociale, ke kohë edhe të shkosh në palester.

Bëjeni fitnesin rutinë të jetës tuaj, rezultatet do vijne vetëm disa muaj më pas.  Mos e lini t‘ju ikë një ditë duarthatë pa bërë diçka për shëndetin tuaj, mendjen tuaj fizikun, ku ka më mirë se të besh diçka nga numri 0 dhe te korrësh sukses. Asgjë nuk është tepër kur ti i vë qëllim vetes – duhet të behem dikushi, kurrë nuk është vonë, më mirë vonë sesa asnjëherë. Sot do të qeshin njerëz me ty vetëm se ke mendjen, përqendrimin kur ushtron te hekurat, por më beso se nesër do të jesh ti ai që do t‘ua kthesh të qeshurën në Zemërim dhe zili.

 

Por mos harro nëse do të gjesh një zgjidhje, një rrugë, ti mund tja dalësh, sepse ESHTE RRUGA JOTE DHE VETEM E JOTJA TE TJERET DO TE ECIN ME TY, PO ASNJE ‚SDO TE ECË PER TY.

Mosha e vitet ikin, shfrytëzoje rininë, kënaqu në maksimum, gjërat e mira vijnë ngadalë, prandaj ik dhe shko ne palester, piko djersë deri sa te të dhembë.

Vuajtja që ke perjetuar do të kthehet në shperblim. Çdo pikë djersë e jotja mund të kthehet ne fitore, do të ndihesh i lodhur i stërngarkuar, mirëpo do të zgjohesh krenar.

Mos harro se te nesermen mund të gëzosh shumë njerëz, që do te ndihen krenar. Do të kesh ata që të duan të mirën dhe ata që duan të të shohin keq .

Një falenderim të  veçantë e kam per klubin FITNES BOSS RAHOVEC, ku edhe ushtroj, aty ndihem si ne shtepinë time dhe në fund dua te falenderoj nga zemra ime punen e palodhshme te 2 trajnereve te mi Aliriza Cana dhe Axhes tim Gazmend Sharku, per plane- programet dhe te arriturat ku une pa ata nuk do te isha ketu.

Urryesit nuk te urrejnë, ata e urrejnë vetën e tyre, sepse ti je reflektimi qe ata deshirojnë të bëhen si ti.

Dashuria juaj më bën të forte, urrejtja juaj më bën të pandalshëm.

Mos u  brengosni për njerëz që flasin mbrapa jush, ata janë mrapa per një arsye.😉

***********************************

– Ramadan Sharku – Dhene ekskluzivisht per The Albanian Fitness –

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply