12 MENYRA TE THJESHTA PER TE GATUAR MISHIN E PULES – Receta perfekte per renie ne peshe e shtim muskujsh

12 receta te shendetshme me mish pule 

1. SALLATE ME MISH PULE DHE LULESHTRYDHE

pule me luleshtrydhePerberesit:

– Luleshtrydhe
– Uthull molle
– Bajame
– Gjoks pule, i prere në kubike.
– Spinaq

Pergatitja:
– Në nje tigan hidhni kubiket e gjoksit te pules.
– Kur te jene bere, hidhni luleshtrydhet dhe uthullen e molles, duke ulur edhe nxehtesine e sobes.
– Kafardisini te gjitha per rreth 4 minuta.
– Sherbejeni me spinaq (preferohet baby spinaq) dhe bajame.

 

2. MISH PULE I MARINUAR ME PORTOKALL.

pule me portokallPerberesit:
– Gjoks pule
– Leng portokalli
– Salce soje (me nivel te ulet sodiumi) (soy sauce)
– Rriska portokalli
 

Pergatitja:
– Perzieni sebashku lengun e limonit dhe salcen e sojes.
– Marinoni mishin e pules në këtë perzierje dhe lereni në frigorifer per rreth 2 ore.
– Ngrohni zgaren dhe vendoseni mishin e pules duke e lene 5 minuta në secilen ane.
– Vendosini rriskat e portokallit siper dhe bejeni në zgare deri kur mishi te jete pjekur mire.

 
 
3. PULE E PJEKUR ME LIMON, HUDHRA DHE ROZMARINE
pule me limon
Perberesit:
– Rriska limoni te fresket
– Thelbinj hudhre
– Dege rozmarine
– Vaj ulliri
– Nje pule e plote
 

Pergatitja:
– Lyeje pulen me perzierjen (vaj ulliri, hudhra dhe rozmarine) ne formen e nje masazhi.
– Vendos rriska limoni mbi te gjithe siperfaqe në pules.
– Pije në furre, te mbuluar, në 200 grade per nje ore, ose deri kur te jete pjekur plotesisht.

 
 
4. PULE E SKUQUR ME SALCE KIKIRIKU
pule me kikirik
Perberesit:
– Salce kikiriku (peanut sauce)
– Mish pule i prere në kubike
– Oriz basmati, ose Jasmine
– Perime sipas deshires (rekomandohen bizele dhe shparg/asparage)
 

Pergatitja:
– Gatuaji kubiket e pules në nje tigan skuqjeje deri kur te jene te gatshme per t’u ngrene.
– Shtoni salcen e kikirikut se bashku me perimet.
– Perziejini dhe vendosini nje kapak, lereni në nje zjarr mesatar per 5 minuta derisa perimet te jene bere, sipas deshires suaj (rekomandohet te jene pak krokante).
– Sherbejeni siper orizit te gatuar me parë, sipas intruksioneve.

 
 
5. PULE E THJESHTE ME EREZA DHE NOODLES
pule me noodlesPerberesit:
– Noodles
– Mish pule I bere copa-copa (i gatuar)
– Gjalp pa kripe
– Ereza te fresketa (rozmarine, borzilok etj.)

Pergatitja:
– Perzieni te gjithe perberesit (e gatuar me parë) dhe hidhini erezat sipas deshires.
– Dhe kaq ishte, e thjeshte, e lehte, e shijshme.

 
 
6. MISH PULE (në shirita) ME SALCE BBQ
bbq
Perberesit:
– Mish pule i prere në shirita
– Salce barbecue (BBQ sauce)
 
Pergatitja:
– Piqni në zgare mishin e gjoksit te pules te prere në shirite (mund t’i beni me pak kripe e piper nese doni).
– Sherbejini me nje porcion te vogel salce barbecue, per t’u dhene shije dhe minimumin e kalorive.
 
 
 
7. PANINE ME PULE E SALCE PESTO
pule me pesto
Perberesit:
– Salce pesto
– Panine
– Mish pule (gjoks) I gatuar, i bere fije-fije
– Spec I grire

Pergatitja:
– Lyejini dy pjeset e panines me salcen jeshile pesto.
– Hidhni brenda mishin e pules te bere fije-fije dhe specin e grire.
– Futi në zgare te piqen pak dhe shijojeni te ngrohte.

 
8. GJOKS PULE NË SHIRITA, ME PANKO (buke e grire)
panko
Perberesit:
– Buke e grire (PANKO)
– Veze
– Gjoks pule I prere në shirite
– Kripe
– Piper

Pergatitja:
– Rrihni vezen.
– Futni shiritat e mishit në veze derisa te lyhen mire.
– Në nje pjate hidhni buken e grire, kripen dhe piperin.
– Me kujdes lyeni mire e mire me buken e thekur, shiritat e pules te bera me parë me veze.
– Piqini në nje temperature 190 grade per 30 minuta, ose derisa mishi I pules te jete bere tamam.

 
 
9. SALLATE ME COPA MISH PULE
sallate me pule
Perberesit:
– Copa gjoks pule, te gatuar me parë
– Perime te copetuara (domate, kungull, ullinj)
– Sallate lettuce dhe ndonje lloj tjeter te copetuara
– Djath i bardhe

Pergatitja:
– Perzieji te gjithe perberesit sebashku
– Hidhini pak kripe, uthull, ose leng limoni sipas deshires
– Ja, u be! Kaq ishte!

 
 
 10. GJOKS PULE E MBESHTJELLE ME PETE
pule me pete
Perberesit:
– Brume që fryhet (puff pastry)
– Gjoks Pule
– Spinaq
– Mustarde me mjalte
– E verdhe veze
 

Pergatitja:
– Hapeni brumin (puff pastry) në nje siperfaqe te sperkatur me miell.
– Lyejeni me nje shtrese te holle mustarde.
– Hidhni nje tjeter shtrese me gjethet e spinaqit.
– Vendosni gjoksin e pules dhe mbeshtilleni mire me brumin, duke I mbyllur mire anat dhe lyejeni nga jashte me te verdhen e vezes.
– Piqeni në 218-220 grade derisa mishi te jete bere.

 
 
11. KOFSHE PULE ME SALCE DJEGESE TROPIKALE
pule djegesePerberesit:
– Ananas dhe mango te copetuara.
– Spec djeges (jalapeño) i copetuar
– Ereza te thata si, kanelle, arremyshk (nutmeg), piper I kuq, piper i zi)
– Kofshe pule (preferohet pjesa e siperme e kofshes)

Pergatitja:
– Lyeni kofshet e pules me erezat e thata, duke I ferkuar që ti marrin erezat sa me shume (erezat sipas preferences)
– Vendosini ato në nje tenxhere me zierje te ngadalte dhe siper tyre hidhni nje shtrese me frutat dhe specin
– Hidhini uje sa per t’I mbuluar dhe ziejini në nje temperature te larte per 2 ore dhe temperature te ulet per 2 ore te tjera.

 
 
12. ENCHILADA ME FASULE DHE MISH PULE
enchiladaPerberesit:
Fasule te zeza te gatuara
– Gjoks pule i gatuar me parë dhe bere fije-fije.
– Salce e holle
– Oriz I gatuar me pare
– Miser te gatuar
– Djath kaçkavall me pak yndyre
– Tortilla misri (kulac)
 

Pergatitja:
– Ngrohini kuleçet (tortillas).
– Hidhni në to mishin e pules, fasulet, orizin dhe misrin, mblidhi në forme roleje dhe vendosi në nje pjate.
– Hidhini Salce siper tyre dhe djath kaçkavall.
– Piqini në furre në nje temperature 180 grade per rreth 30 minuta, ose deri kur ato te jene te nxehta shume.

 


 

Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply