CUPCAKES OMLETE, PER NJE MENGJES TE SHPEJTE DHE PLOT ENERGJI – TAF

image

E shpejte, e lehte, e shijshme dhe e shendetshme. Çfare kerkoni me shume? Veze omlete, cupcake – Nje nga mengjeset me te lehta, me te shijshme e me te shpejta qe mund te besh dhe t’i marresh me vete. Provojini.


Nganjehere, sa me e thjeshte aq me mire. Keto cupcakes jane plot shije dhe me leverdi. Eshte nje recete ideale per mengjes, apo si snack per femijet, ata do ta pelqejne shume.

Kjo eshte nje recete ku secili eshte i lire te eksperimentoje sipas shijeve te veta. Ne receten time ka:

image

PERBERESIT

1 gjoks pule

1/2 qepe 1 thelb huder

1 dore spinaq

4 kerpudha te vogla 

1 kupe speca te kuq, jeshile dhe te verdhe (ne copa te vogla)

1 karrote

4 veze

1 luge gjelle vaj ulliri

kripe, piper

majdanoz

(Per nje tepsi me 6 vende cupcakes)

(Siper mund te hidhni djath te grire kackavall)

image

PERGATITJA
– Ngrohim furren ne temperaturen 180 grade. Ne nje tas rrihen vezet e lihen menjane .

– Nderkohe vendosim nje tigan ne temperature mesatare. Hedhim vajin dhe pasi te jete ngrohur hedhim mishin e pules, te prere ne copa te vogla. E kafardisim deri kur te zbutet, me pas hedhim qepen dhe e leme te behet me mishin per rreth 2-3 minuta, duke e perzier vazhdimisht.

– Pasi eshte bere mishi me qepen hedhim karrotat, specat dhe kerpudhat. I kafardisim edhe keto me mishin per rreth 2-3 minuta.

– Hidhet spinaqi dhe kafardiset 2 minuta me perberesit e tjere. I hidhet kripe e piper sipas deshires.

– Pergatitjen e hedh sipas formave ne tepsi, e cila eshte lyer me pare me pak vaj. Pasi shperndahet ne te gjitha format, i hidhet veza e rrahur siper.

– Ne fund mund t’i hidhni edhe djath te grire (cheddar), pak majdanoz si ne rastin tim. 
– Futeni tepsine ne furren e nxehur me pare dhe piqeni per rreth 20 minuta. Kontrollojeni me sy dhe kur veza te jete mpiksur hiqeni.

image

– Nxirreni nga furra e lerini 2 minuta perpara se t’i hiqni. Me pas, vendosini ne pjaten tuaj te shoqeruar me sallate, ose nese koha nuk ju premton se jeni vone per ne pune, merrni nje ne dore e hajeni rruges, ose pse jo me vete ne shkolle, pune, apo per snack para stervitjes.

 


 

Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply