CILI ESHTE SUKSESI I RENIES NE PESHE: STERVITJA APO USHQIMI? – TAF

fat..

Edhe nëse pyesni trajneret personalë më të famshëm, karriera e të cilëve është bazuar mbi të mirat e të stërviturit, pothuajse të gjithë e pranojnë se suksesi për rënien në peshë është të ushqyerit dhe jo të stërviturit, Ka dy arsye të mëdha për këtë: 

Së pari, është e lehtë që në fillim të krijohet deficiti kalorifik duke ulur marrjen e sasisë së ushqimit. Nëse po ruani të njëjtën peshë dhe konsumoni 500 kalori më pak çdo ditë, edhe nëse nuk bëni asgjë tjetër, ju do të filloni të bini nëpeshë. Po, dhe pa as më të voglin aktivitet fizik. Megjithatë, nëse jeni të zgjuar, ju nuk do të ndaloni aty, pasi me gjithë rëndësinë që ka, të ushqyerit është pjesë e një programi fitnesi.

Së dyti, jo vetëm që është e mundur, por është e lehtë të hedhësh poshtë gjithë stërvitjen nëse nuk kontrollohet sasia e kalorive të djegura me ato të konsumuara. Trajnerët ndihen shpeshherë të irrituar e të zhgënjyer, kur klientët e tyre lënë palestrën dhe vazhdojnë të shkatërrojnë të gjithë punën e vështirë që ata kanë bërë – vetëm me një pirun dhe thike! Nganjëherë, vetëm me një të vajtur në pizzeri, apo fast food  ata arrijnë të shkatërrojnë një seancë të tërë kalorish të djegura.

Nëse në ato caste ju do t’i thonit vetes “S’ka shanse që unë të ha diçka që do të shkatërronte të gjithë stërvitjen time.” Mendohu dy herë. Atletët që kanë qëndrueshmëri të lartë janë shembulli më i mirë. Ata mund të arrijnë të djegin edhe 5000 kalori në ditë, gjatë një gare me biçikletë, vrap apo not, por ata nuk bien nga pesha. Po si ka mundësi një gjë e tillë?

athlete

E thjeshtë fare. Ato me qëllim i marrin përsëri të gjitha këto kalori të harxhuara, në mënyrë që t’i përgjigjen përkesave të stërvitjes së tyre. Njerëzit që duan të humbasin peshë vazhdimisht bëjnë të njëjtën gjë. Ata stërviten si të çmendur, por i marrin përsëri ato kalori mbrapsht. Ndryshimi është se ata nuk e bëjnë me qëllim, por pa e kuptuar e në të njëjten kohë as ata nuk arrijnë të bien në peshë. Oops!

Ja përse, shumë prej të ashtuquajturve ekspertë mendojnë se stërvitja nuk funksionon për rënie në peshë. Ata theksojnë se njerëzit e kompensojnë duke ngrënë më shumë se ç ‘duhet kur ata fillojnë një program stërvitor e duke rimarrë kështu të gjitha kaloritë që djegin.

Epo, pa shaka, këta e meritojnë një të sharë. “Mos i merrni përsëri të gjitha kaloritë që harxhuat. Quhet frenim dietik”. Stërvitja nuk është bileta pa pagesë që të hash sa të mundesh, nëse do të biesh në peshë.

fat loss

Çelësi i sekretit për të rënë në peshë nuk është stërvitja dhe as ushqimi që hani. Sekreti është arritja e një deficiti kalorifik dhe t’i qëndrosh strikt këtij deficiti deri kur të arrihet objektivi. Të ushqyerit është vetëm njëra rrugë për të arritur këtë deficit: Ju ulni numrin e kalorive që merrni. Stërvitja është rruga tjetër: Ju rrisni kaloritë që digjni.

Fokusohuni në këtë deficit. Është një koncept i thjeshtë kur e lexon, por jo i lehtë për t’u ndjekur në botën reale. Duhet bagazh njohurish, kujdes, disiplinë, zell, vendosmëri, sinqeritet dhe konsistencë. Lajmi i mirë është, kur e arrini këtë nga ana intelektuale dhe e vini në zbatim, ju do të fitoni kontrollin e plotë mbi trupin tuaj dhe nuk do të shqetësoheni më për shtresat e dhjamit.

 


Nese doni te bini ne peshe shendetshem dhe te tonifikoheni me nje program te mire-strukturuar dhe me nje diete te pasur e te shendetshme, atehere beni tuajin programin e vetem te ketij lloji ne gjuhen shqipe “FIT NE 12 JAVE”. Nje program qe do t’ju jape rezultate te shkelqyera. 

Klikoni linkun dhe hidhni hapin drejt nje ndryshimi te ri: 

FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply