JA CILA ËSHTË DIETA KRYESORE QË NGADALËSON PLAKJEN – TAF

Dietat kundër plakjes dhe suplementet duket sikur janë bërë një domosdoshmëri për njerëzit e ditëve të sotme. Kjo e lidhur ngushtë me interesin që kanë njerëzit për dietat në përgjithësi. Një trup i ri dhe seksi është pikërisht ajo çka te gjithe njerezit kërkojne të kenë.

Dietat ushqimore kundër plakjes duket sikur zënë vendin e dietave të rënies në peshë. Ky efekt i dyzuar i programeve dietikë kundër plakjes bën që ato të kryesojnë majën e listës së zgjedhjeve të klientëve, të cilët duan ngadalësojnë proçesin e plakjes, por në të njëjtën kohë të bien edhe në peshë.

Një dietë ideale kundër plakjes është e përbërë nga ushqime të pasura me antioksidantë, fitokimikale dhe acide lyrore Omega-3, të cilat ngadalësojnë si proçesin e plakjes fizike, po ashtu edhe atë mendore. Ju duhet të jeni shumë strikt ndaj zgjedhjes së ushqimeve që duhet të merrni. Nuk është gjë tjetër veçse të ndryshoni llojin e ushqimit që hani, në mënyrë që të jetë e gjitha një skemë kundër plakjes.

Këtu kemi disa substanca kimike të njohura për vetitë e tyre kundër plakjes. Ato gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet natyrale e të freskëta që blejmë në dyqan (pazar). Shumë prej njerëzve i marrin për të mirëqëna, pasi janë mësuar të hanë ushqim të përpunuar. Dhe ky ushqim është pikërisht ai që duhet eleminuar nga plani dietik kundër plakjes. Ushqimi i përpunuar, të cilin e gjen të paketuar në të gjithe frigoriferët e marketeve janë të mbushura me substance që nxisin proçesin oksidativ. Oksidimi është një proçes që ndodh çdo ditë në trupin tone. Është e vërtetë që shumë proçese të tilla oksidative janë të pashmangshme.

Megjithatë, ulja e konsumit të tyre është një detyrë shumë e rëndësishme që gjithësecili duhet të të marrë, që të jetojë më shëndetshëm dhe më gjatë.

ANTIOKSIDANTET

free radikals

Antioksidantët janë substanca kimike që gjenden më së shumti tek frutat, perimet, frutat e thata dhe vajrat që janë thelbësorë për zvogëlimin e stresit oksidativ. Antioksidantët ndalojnë dëmtimin  dhe shkatërrimin e qelizave njerëzore duke çliruar radikale të lira, të cilat në këmbim mbrojnë qelizën. Me të çliruar radikalet e lira, antioksidantët kalojnë në oksidim, por kjo nuk ka asnjë efekt të rrezikshëm ndaj qelizave njerëzore.

Antioksidantët janë shumë të rëndësishëm për të luftuar proçesin e oksidimit, i cili në këmbim na jep një plakje të ngadaltë, ndërkohë që në të njëjtën kohë po siguron dobi të tjera mbi shëndetin e trupit.

Kur ne flasim për antioksidantë mendoni për perimet me gjethe jeshie, frutat dhe farat e thata. Ushqimet organike e të shumëngjyrëta janë një burim shumë i mirë antioksidantësh. Gjëja më e mirë rreth këtyre ushqimeve është se nuk ke nevojë t’i gatuash, vetëm për të shuar urinë tënde.

antioksidant

Shumë prej tyre hahen të gjalla, të pagatuara. Duke i ngrënë ato të gjalla, ju merrni maksimumin e sasisë së antioksidantëve nga dietat kundër plakjes.

Lexo me shume: ANTIOKSIDANTET! Efektet në trup, të mirat dhe burimet bimore.

FITOKIMIKALET (Phytochemicals)

Fitokimikalet së bashku me antioksidantët u japin qelizave të trupit mbrojtjen e nevojshme ndaj oksidimi, por gjithashtu edhe ndaj substancave toksike që nxisin shfaqjen e sëmundjeve kronike dhe shkatërruese. Të gjithë e dime që parandalimi është kura më e mirë dhe fitokimikalet kur konsumohen rregullisht çdo ditë mund të ulin rrezikun ndaj zhvillimit të sëmundjeve shkatërrimtare.

Assortment of fruits and vegetables

Pjesa më e madhe e sëmundjeve shkatërrimtare dhe atyre kronike përshpejtojnë proçesin e plakjes, sidomos atëherë kur sëmundja është në fazën përfundimtare. Parandalimi i këtyre sëmundjeve kronike ndihmon në forcimin e qelizave tona nga sulmet e substancave të mundshme toksike. Fitokimikalet gjenden më shumë tek frutat dhe perimet. Ju nuk keni nevojë të dini se në cilat fruta apo perime, pasi pjesa më e madhe e tyre i përmbajnë si antikosidantët, ashtu edhe fitokimikalet.

ACIDET LYRORE Omega-3

omega

Acidet lyrore Omega-3 gjenden më së shumti në peshqit me yndyrë dhe frutat e thata gjithashtu. Ato veprojnë krah për krah me antioksidantët dhe fitokimikalet në mbrotjen e integritetit të qelizave njerëzore. Efekti i acideve lyrore Omega-3 janë më së shumti përgjegjëse për ngadalësimin e proçesit të plakjes mendore, apo shkatërrimin e saj. Është një pjesë shumë e rëndësishme e dietës suaj kundër plakjes dhe duhet të jetë e përfshirë gjithmonë në vaktet ditore. Nëse kjo nuk është e mundur, ka kapsula me vaj peshku Omega-3, të cilat ju japin dozen e mjaftueshme ditore të acideve lyrore për trupitn tuaj.

Peshku ton, skumbri (makarel), harenga dhe salmon janë disa nga shembujt më të mirë të peshqeve të pasur me sasi të lartë acidesh lyrore Omega-3. Nëse e keni të pamundur që të mund të gjeni të gjitha llojet e këtyre peshqeve, kapsulat e vajit të peshkut janë në alternative shumë e mirë për t’i dhënë trupit tuaj të gjitha acidet lyrore Omega-3, për të cilat ai ka shumë nevojë.

UJI

hidrat

Uji është një nga ato gjëra që ne e marrim për të mirëqenë. Shumë prej nesh e hidratojmë veten vetëm gjatë vakteve. Por, uji duhet marrë vazhdimisht dhe duhet të jetë gjithmonë në nivelin maksimal. Veprimi i Omega-3, Fitokimikaleve dhe Antioksidantëve lehtësohet dhe rritet në maksimum nga një nivel i lartë hidratimi brenda sistemit tone.

Duhet të ketë një balancim të vazhdueshëm mes planit tuaj dietik kundër plakjes dhe nivelit të hidratimit në trupin tuaj, në mënyrë që të bëni të mundur që proçesi i oksidimit të qëndrojë në minimum.

Ekzistojnë substance natyrale që e bëjnë të mundur proçesin kundër-plakje. Ju nuk keni nevojë të shpenzoni shifra të mëdha parash në kremra dhe produkte kundër plakjes. Ju mund ta ngadalësoni këtë proçes në mënyrë natyrale, përmes një diete të ekuilibruar dhe të pasur me fruta dhe perime. Një plan ushqyes i gjithi organik dhe kundër plakjes është ajo çka ju duhet për të rifituar shkëlqimin e rinisë dhe të shëndetit që kishit dikur.

Lexo me shume: PËRSE DIETAT ÇUDIBËRËSE FUNKSIONOJNË NË KOHË TË SHKURTRA, POR DËSHTOJNË KEQMAS NË PERIUDHA AFATGJATA?

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply