VEZA, USHQIMI PERFEKT PËR RËNIE NË PESHË E PËR NDËRTIM MUSKUJSH – IDE SI TA GATUAJMË (Receta) – TAF

egggs

Kur je një personal trainer, gjëja e pare që ndryshon tek një klient që synon në bjerë në peshë është mëngjesi.

Një nga menyrat më të mira për ta ndihmuar klientin të bjerë në peshë dhe të përmirësojë shëndetin e tij është stabizimi i sheqerit në gjak. Shumë njerëz konsumojnë për mëngjes cereals apo produkte me bazë bukën, por ta nisësh ditën me një vakt të rëndë karbohidratesh mund të bëjë që niveli i sheqerit në gjak të arrijë majat – dhe pa më vonë, të bjerë dramatikisht.

Gjatë kësaj kohe, njerëzit shpeshherë ndihen të lodhur dhe kanë një neps më të madh për karbohidrate të tjera, për të rritur energjinë. Ky cikël, ku niveli i sheqerit në gjak shkon sa në majë e zbret poshtë, përsëritet gjatë gjithë ditës.

Ta fillosh ditën me një mëngjes që nuk shkakton rritje të sheqerit në gjak është një hap i thjeshtë drejt kontrollit të ndjenjës së urisë dhe inkurajimit të humbjes së peshës. Një nga rekomandimet që u bëhet klientëve është që mëngjeset e tyre të jenë me bazë vezën. Jo vetëm që vezët janë një ushqim i përballueshëm dhe të lehta për t’u gatuar, por ato janë gjithashtu të pasura në proteina, të cilat na bëjnë të ndihemi të ngopur për një kohë të gjatë, pa pasur nevojë të shtojmë karbohidrate apo sheqer.

Ja disa receta shumë të mira dhe të thjeshta me bazë vezën, për t’ju ndihmuar ta filloni ditën me një mëngjes me bazë proteine, të pasur në vlera ushqyese dhe në fibra. Këto janë thjesht disa shembuj, por ju jeni të lire të përdorni perime të ndryshme sipas dëshirës.

 

OMLETË ME SPINAQ DHE DJATH

spinaq

Përbërësit:

2 vezë të plota, të rrahura

2 kupa me spinaq me gjethe të vogël

1/2 kupë më djath kaçkavall (preferohet zviceran ose Cheddar)

2 luge çaji vaj ulliri.

Përgatitja:

Në një tigan skuqni spinaqin në vaj ulliri derisa të zbutet. Hidhni vezët e rrahura dhe gatuajini bashkë. Hidhini sipër djathin e grirë. Kripë dhe piper sipas dëshirës.

 

VEZË TË RRAHURA ME SHPARG DHE QEPË TË NJOMË

asp

Përbërësit:

2 vezë të plota, të rrahura

2 kupa me shparg të copëtuara në copa të vogla (mund t’i përdorni edhe të ngrira)

1 qepë e njomë e grirë

2 lugë çaji vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan hidhni vajin e ullirit, ngroheni dhe më pas hidhni shpargët e copëtuar dhe lërini të skuqen pak, më pas hidhni qepën e njomë të grirë dhe vezët e rrahura dhe gatuajini bashkë. Hidhini kripë e piper sipas dëshirës. Nëse dëshironi mund t’i hidhni pak djath parmixhan.

 

VEZË ME QEPË TË NJOMË DHE AVOKADO

egg

Përbërësit:

2 vezë të plota, të rrahura

1 qepë e njomë, e grirë

2lugë çaji vaj ulliri

¼ avokado e copëtuar

Përgatitja:

Në një tigan hidhni vajin e ullirit të nxehet, më pas hidhni qepën e njomë dhe vezët e rrahura. Gatuajeni dhe më pas sipër hidhini copat e avokados. Nëse dëshironi mund t’i hidhni pak djath të bardhë dhe disa domate të vogla për më shumë vlera dhe shije.

 

VEZË E PJEKUR ME BROKOLI

brok

Kjo recetë është një pjatë e ngrohtë shumë e mirë dhe mund të përgatitet edhe më përpara, për ta ringrohur në racione individuale në mëngjes.

Përbërbësit:

1 qese me brokoli organike të ngrira

8 vezë

4 të bardha vezësh

1 ½ kupe cottage cheese organik

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë. Futini brokolit e ngrira në mikrovalë për 4 minuta dhe hiqni ujin e tepërt. Në një tas rrihni vezët së bashku me cottage cheese. Merrni një tavë/tigan pjekjeje dhe hidhini brokolit në mënyrë që të mbulojnë sipërfaqen.

Hidhni përzierjen e vezëve, kripë dhe piper sipas dëshirës dhe futeni në furrë të piqet për rreth 30-40 minuta. Pas pjekjes, lereni mënjanë për 10 minuta. Priteni në 8 racione të barabarta. 

(Per kete recete mund te perdorni perime te ndryshme, mund te shtoni edhe copa mish pule apo proshute pa dhjam)

***********************

Ta filloni ditën me një mëngjes proteinik me bazë vezën është një mënyrë kaq e thjeshtë dhe e shijshme për ta bërë gati metabolizmin të djegë më shumë yndyrna gjatë ditës.

Shijojini!

 


FIT NË 12 JAVË

 


 

Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply