DIETAT VS MËNYRËS SË JETESËS – TAF

Rreth 2/3 e njerëzve që bien në peshë e rifitojnë atë akoma më shumë brenda 4 apo 5 viteve.

Kjo në vetëvete është e mjaftueshme për të çinkurajuar edhe më të guximshmit. Cila është përgjigja për këtë? Cili është sekreti, që jo vetëm të biem në peshë, por edhe ta ruajmë atë.

Lajmi i mire është se ju nuk duhet të jeni medoemos pjesë e statistikave.

Ju mund të jeni pjesë e minoritetit – pjesë e atij grupi që me sukses e ka menaxhuar rënien në peshë për gjithë jetën. Dhe kjo ka të bëje vëtëm me mënyrën se si ju e shihni këtë rrugëtim.

E shihni, ajo çka përbën diferencën është nëse po përpiqeni të ndryshoni mënyrën e jetesës apo thjesht jeni në dietë.

Të dyja janë dy botë të ndryshme.

Le ta shohim e ta kuptojmë ndryshimin mes dietës dhe mënyrës së jetesës:

Për nga vetë natyra, një dietë është e përkohshme. Zakonisht, njerëzit I shohin dietat si një zgjidhje afat-shkurtër. E gjitha natyra e “dietës” është të duroni e ta përballoni deri në fund të saj e më pas t’i ktheheni jetës normale.

Por, ky lloj ‘ushtrimi’ që të kërcet zorrët e dhëmbët, bën që dieta të marrë formën e një dënimi. Është e sikletshme. Dhe rezultatet që priten pasi dieta të ketë mbaruar për kohën e përcaktuar, pesha të rikthehet sërisht.

Një person në “dietë” e shikon ushqimin si një tundim dhe i flet vetes në këtë mënyrë: “Oh, sa e shijshme që duket ajo, por nuk e ha dot se jam në dietë. Por. Pas disa javësh, do ta arrij ta ha. Thjesht më duhet të tregohem e forte edhe për pak kohë e të rezistoj.”

Ndërkohë, mënyra e jetesës është e përhershme. Kur ju vendosni të bini në peshë duke ndryshuar mënyrën e jetesës, nuk ka rikthim pas. Ndyrshimi i mënyrës së jetesës, ashtu siç edhe vetë emri e thotë, është për të gjithë jetën.

Ju nuk e përndiqni veten dhe nuk jeni në arrati gjithmonë, a thua se po ju japin dënimin me burg. Por, përkundrazi ndiheni më mire se kurrë.

Rezultati është se ju me të vërtetë filloni të përshtateni me jetën dhe silleni në atë mënyrë që t’I përshtateni mënyrës së re të jetesës. Në vend që të bëni zgjedhje të shpejtë e të gabuar, ju gjeni alternativat e shëndetshme.

Ju krijoni mënyra për ta shijuar ushqimin dhe për të kuptuar se si të përmirësoni çdo hapësirë të jetës suaj me zakone të reja. Në vend që të jetë një jetë e pakënaqshme, jeta bëhet më e pranueshme dhe më e rehatshme.

Një njeri që po ndryshon këndvështrimet për jetën e tij e shikon një ushqim tundues dhe i flet vetes në këtë mënyrë: “Oh, sa e shijshme duket ajo! Por, nëse e ha, do të prish gjithë këtë mundim që kam bërë për të rregulluar mënyrën time të jetesës.

Do të më shijojë, por të më bëjë të ndihem keq. Ai ushqim nuk është më një opsion për mua. Po shkoj të gjej diçka për të ngrënë, një alternative më të shëndetshme, që të më ndihmojë t’i afrohem qëlimeve të mia.”

Po ju?

Mendoni se si i shihni mundimet për të rënë në peshë.

A po përpiqeni të gjeni rrugën e duhur e të krijoni një regjim të shëndetshëm të të ngrënit dhe të një jete më të shëndetshme?

Jepni mendimet tuaja.

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply