JA SI TE “ACAROJNE”, KUR PO MUNDOHESH TE BEHESH FIT – TAF

annoyed

Njerezit zakonisht mendojne per mire, por nganjehere komentet qe ato bejne jane thjesht te bezdisshme. Kjo mund te jete veçanerisht e vertete kur behet fjale per komente lidhur me pamjen tone te jashtme, pasi kjo eshte dicka personale.
Jane disa njerez qe “prekin telat” tane me shpesh se disa te tjere. A mos ndoshta ngaqe jane te pandjeshem? Shume prej komenteve qe degjojme me te vertete na habisin, “Çfare dreqin jane duke menduar?”

Ja disa nga frazat e merzitshme, qe ju mund te degjoni ndersa po perpiqeni te humbisni peshe, apo te vini ne forme te mire fizike (te beheni fit).

 

1. “Po ti s’ke nevoje te stervitesh kaq shume! Dukesh shume mire!”

Nese harxhoni nje kohe te mire ne palester, me siguri do e degjoni shpesh kete. Çfare e ben kete koment aq te bezdisshem eshte fakti se ne nuk po shkojme ne palester per arsye te askujt; ne kemi arsyet tona qe deshirojme nje forme me te mire trupore.

A duhet te sqarojme apo te mbrojme sasine e kohes qe harxhojme ne palester? A kemi nevoje per miratimin e dikujt tjeter perpara se te bejme nje ndryshim per mire ne jetet tona?
Pergjigja per te dyja pyetjet eshte “JO.”

 

2. “Ooo, po ti s’ke nevoje te biesh ne peshe!”

Roli i kujt eshte qe te vendose se cila eshte pesha jone ideale? Ky koment mund t’jua beje vertet nervat kaçurrel. Nderkohe qe jeni mbipeshe, ose edhe ne peshen tuaj optimale (por, vendosni te sterviteni per te qene me fit), ky lloj komenti eshte perfundimisht i bezdisshem. Ndersa, nese kjo vjen nga partneri/ja, apo bashkeshorti/ja, ata thjesht po mundohen t’ju bejne te ndiheni me mire; gjithsesi mbetet nje nga frazat per tu evituar pikerisht per shkak sesa lehte mund te keqkuptohet.

 

3. “A ke ndermend ta hash ate?”

Ky sigurisht eshte nje koment i bezdisshem, vecanerisht nese po perpiqesh te humbesh ose te fitosh peshe. Trysnia nga njerez te tjere per te ngrene kur nuk je i uritur, ose te mbrojme veten se sa shume po hake, apo thjesht se nuk po hame eshte thjesht e parehatshme. Nuk ka rendesi nese je mbi ose nen peshe; te komentosh mbi sasite ushqimore te dikujt ka nje fuqi te madhe per tu keqkuptuar.

 

4. “E kam provuar dhe une po nuk ka funksionuar.”

E pakendshme. Rezultatet individuale jane te ndryshme, ne rregull? Nderkohe qe po ju thuhet ky koment duke u munduar t’ju shpetojne nga te berit te dickaje, qe ska funksionuar per ta, mbetet ende zgjedhja juaj qe te provoni ate qe mendoni me te miren per veten.

Gjithashtu, ndersa dicka s’ka funksionuar per nje mikun, bashkeshortin/en apo familjarin tua, sepse ato kane hequr dore, atehere ky koment eshte pikerisht jo mbeshtetes ndaj jush. Ne nje fare menyre, ato po projektojne deshtimet e tyre mbi ju dhe kjo nuk eshte e drejte, vecanerisht kur ju po beni me te miren e mundshme per te qene pozitiv.

listen

5. “Dikur dhe une isha masa jote.”

Seriozisht? Perseri, kjo do te thote qe negativiteti i dikujt te projektohet mbi ju. Ndihesh sikur personi qe po ben komentin po parashikon te ardhmen tuaj ne baze te eksperiencave te tyre te meparshme dhe pamvaresisht nese jane me te medhenj apo me te vegjel se ju, ky koment eshte plot fyerje dhe nje nga ato gjerat qe ju nuk deshironi ti degjoni.

 

KRITIKA kundrejt KONSTRUKTIVES

Ka nje dallim midis kritikes konstruktive dhe gjykimit perçmues. Çfare ben ndryshimin eshte menyra se si e thote dikush dhe nenkuptimet e te thenurit ne veten e pare. Nese ju merrni komente te tilla shpesh, ju ndoshta jeni i miremesuar te dalloni kritiken pozitive me komentet e bezdisshme, madje dhe lenduese.
Jo te gjitha komentet thuhen per kritike, por sigurisht qe mund te perceptohen si t tilla.

Kur ne ndihemi te kritikuar per stilin e jetes qe kemi zgjedhur, mund te jete e veshtire qe mos ta marrim personale ate koment. Po ne vend qe te merziteni per nje koment te tille, mundohuni te kuptoni se perse po e thone dicka te tille. Ndoshta personi qe po ben komentin eshte i frikesuar nga dedikimi juaj dhe i ben te ndihen me mire nderkohe we ju sugjerojnete ndryshoni ate qe po beni. Gjithsesi, pesha e kesaj bezdie duhet te jete mbi ate dhe jo mbi ju. Ne vend qe te merziteni per komentin e bezdisshem, mundohuni te ndermerrni perballjen e duhur.

 

KTHEJE MBRAPSH

Heren tjeter qe dikush komenton mbi peshen, pamjen apo zakonet stervitore tuaja, mundohuni ta perballni ne nje menyre ndryshe.. Merrni ne konsiderate faktin qe nuk eshte asgje tjeter qe flet pervecse pasiguria e atij personi. Ne vend qe te merziteni nga komenti madje dhe te zemeroheni, kthejeni mbrapsht ate koment dhe ftojeni personin te stervitet bashke me ju.

Dilni per nje dreke te shendetshme se bashku, ose ftojeni qe te vrapoje me ju ndonjehere. Nuk do t’i ndale te gjitha komentet, por eshte e veshtire te komentoje zakonet tuaja kur eshte duke marre fryme me zor pas jush nga stervitja.

Çelesi eshte qe te mos e lejoni komentimin e ketij personi te kete ndikim mbi ju. Sapo ju te rimerrni kontrollin, ju nuk do te jeni me shenjestra per njerez me komente te merzitshme.

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply