SI TA LUFTONI SHTIMIN NË PESHË DHJAMORE – TAF

Shtimi në peshë mund të mos ketë të bëjë vetëm me konsumimin e ushqimeve të gabuara. Zbuloni se si stresi dhe hormonet mund të jenë fajtorë.

Kura e gabuar

Ndodh që ju shtoni disa kilogram dhe menjëherë hidheni dëshpërimisht në dietën e radhës dhe vazhdoni me të, për të paktën dy javë. Më pas, hiqni dorë, si pasojë e mos arritjes së rezultateve që prisnit dhe riktheheni në dietën tuaj të zakonshme. Nga ana tjetër, vazhdoni t’i qëndroni besnike asaj dietës së parë për një muaj a më shumë, filloni të shihni rezultate, por ndaloni sërish për shkak të pritshmërive që keni për peshën tuaj dhe urisë që ju kaplon.

Më pas, të tmerruara kuptoni që në vend që të ecni para keni bërë hapa pas dhe keni vënë më shumë peshë se ç’ishit në fillim. E në fakt, e ngrëna për shkakt të stresit dhe depresionit dhe keqardhja në mëngjes për atë që keni bërë është receta perfekte për të shtuar më shumë peshë.

Shkaku

Pa asnjë dyshim, dieta yo-yo, dieta me luhatje të vazhdueshme peshe është shkaku më i madh i shtimit në peshë. Çorodit metabolizmin tuaj, duke inkurajuar trupin tuaj që të depozitojë dhjam të padëshiruar, çorodit mendjen tuaj, duke shkatërruar vetë-besimin tuaj dhe duke ju bërë gjithnjë e më shumë konfuze me përqasjen e dietave të ndryshme.

Një tru i çoroditur shpeshherë çon në çoroditje të trupit. Zgjedhjet e varfra e të gabuara të ushqimit, mos aktivizimi në aktivitete fizike dhe adoptimi i veseve të gabuara shpeshherë janë shumë më të zakonshme kur truri nuk është në funksionimin e tij optimal.

Nëse ushqeheni me një dietë të përbërë me junk food, ju do të keni një tru junk-food dhe një trup junk-food. Niveli i ulët i vitaminave, sidomos vitaminës D, i mineraleve dhe acideve lyrore Omega-3 është i rrezikshëm për indet e trurit dhe trupin tuaj.

Gjithashtu, hormonet dhe stresi luajnë po ashtu rolin e tyre.

Anomalitë me tiroidet tuaja, estrogjenin, progresteronin, testosteronin apo kortisolin janë të gjitha të lidhura me problemet e trurit dhe trupit tuaj.

Kur ju ndiheni vazhdimisht të stresuar, truri juaj udhëzon trupin të prodhojë sasi të lartë të kortisolit, hormonit të stresit. Kortisoli, kur arrin nivele të larta rrit urinë dhe nepsin tuaj për sheqer.

Përgjigja është larg revolucionares dhe nuk është gjendur në asnjë dietë. Gjëja më e mirë që duhet të bëni është t’i mbani gjërat sa më të thjeshta të jetë e mundur. Mos e komplikoni më shumë se ç’duhet të ushqyerin shëndetshëm dhe mjaft i dhatë trupit tuaj kohë të vështirë dhe mjaft u peshuat tre here në ditë.

Ushqehuni ashtu siç e ka dhënë nëna natyrë, qëndroni larg ushqimeve të përpunuara dhe atyre të ëmbla, qëndroni larg pijeve pa vlera ushqyese, konsumoni yndyrna të mira dhe përgatitini ushqimet vetë.

Përpara se të konsumoni vaktin kryesor, qoftë dreka apo darka (apo të dyja) filloni me një sallatë jeshile. Kur ju e filloni me një sallatë jeshile, ju e mbushni stomakun me ushqim bimor të pasur me vlera ushqyese, duke lënë më pak vend për ta tepruar me vaktin kryesor ose dhe me ëmbëlsirën, që keni rezervuar në fund.

Ushqehuni kur të ndiheni të qetë. Sistemi ynë tretës është shumë i ndjeshëm. Duke ngrënë shpejt dhe me nxitim ju do të pengoni proçesin e tretjes me pengimin e përthithjes së lëndëve ushqyese në sistemin tuaj. Ajo çka ne nuk e tresim dot shpesh kthehet në fermentim bakterial, fryrje stomaku ose dhjam.

Prandaj, shijojeni proçesin e të ushqyerit, duke bërë zgjedhjen e duhur.

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply