JA SI TË RRISNI VETË-BESIMIN DHE VETË-VLERËSIMIN- TAF

 Rritni vetë-besimin dhe vetë-vlerësimin duke ndjekur këshillat që po ju japim më poshtë:

Ulni përdorimin e rrjeteve sociale:

Mjaft u bëtë të fiksuar për të parë se sa miq e ndjekës kanë njerëzit në rrjetet sociale dhe kujtoji vetes se të gjitha këto që sheh janë krijuar për të kultivuar një iluzion që as ata vetë nuk e jetojnë. Mos u krahasoni kurrë me të tjerët, as jetën tuaj, as trupin tuaj dhe as atë çfarë bëni e keni. Ju jeni të veçantë në llojin tuaj. Pse nuk ke famën apo trupin e dikujt, nuk do të thotë që ai/ajo që ke zili është më i/e lumtur se ti.

Trajtoje veten si një shok:

Bëjani pyetjen vetes, nëse do të zhgënjenit e ulnit poshtë nënën tuaj, motrën, fëmijën apo shokun/shoqen më të ngushtë? Sigurisht që jo! Atëherë, përse ta bësh këtë me veten tënde? Fillo të duash veten tënde, ta respektosh dhe trajtosh për atë që je, me të mirat e të këqiat.

Fokusohuni në pozitivitet:

Shikojini aspirimet tuaja si një përmirësim e jo sio diçka e shkatërruar. Për shembull, bini në peshë në mënyrë që të investoni në një jetë më të shëndetshme, jo sepse urreni kofshët tuaja.

Përgëzojeni veten:

Rrahjani shpatullat vetes pasi e keni përfunduar atë projekt në punë, pasi keni arritur një objektiv, pasi keni pasur një sukses sado të vogël, dhuroni diçka për bamirësi apo jepini vetes nje trajnim special.

Pranojini komplimentet:

Thjesht një “Faleminderit” do ta bënte punën dhe mos e kundërshtoni asnjëherë një kompliment. Pranojeni me pozitivitet dhe pa menduar asnjëherë të kundërtën.

Mendo “mirë mjaftueshëm”:

Ecni, flisni dhe gjithmonë mendoni se ju meritoni më shumë hapësirë dhe ju do të filloni ta besoni atë.

Jepu vlerën e duhur aseteve të tua:

Listoni të paktën 10 gjëra që vlerësoni më shumë në veten tuaj. më pas shkruani një listë me gjërat që jnuk pëlqeni në veten tuaj dhe riformojini këto mendime në një mënyrë pozitive. Për shembull “Unë jam pak e turpshme, por kjo më bën një dëgjuese të mirë.”

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply