PËRSE BREZAT E SOTËM KANË MË SHUMË NEVOJË PËR LËNDË USHQYESE, KRAHASUAR ME BREZAT E MËPARSHËM? – TAF

Stresi fizik:

Që nga 1940-a, lëndët kimike industriale dhe produktet sintetike e kanë “përmbytur” ambjentin. Flasim këtu, për një situate mjaft ne teresi globale. Ne jemi brezat e pare të paktë që ekspozohemi ndaj kaq shumë lëndëve kimike – dhe për fat të keq numri i tyre sa vjen e rritet. Ndërkohë që trupave tanë janë të ndërtuar që të përballen me nivele të ulëta të disa toksinave, ky shpërthim toksinash në ajër, në ushqim dhe në ujë e ka mbingarkuar sistemin tone natyral të pastrimit.

Si pasojë, toksinat grumbullohen në trupin tone, duke penguar sistemet tona të funksionojnë me force dhe efiksasitet optimal. Në një ambjent natyral, lëndët ushqyese në ushqime do të ishin mëse të mjaftueshme. Në ambjentin aktual, trupat tanë kanë vërtet nevojë për ndihmë.

 

Stresi mendor:

Stresi i jetës sonë frenetike, domosdoshmëria për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë, mbingarkesa dhe detyrimet e shumta, të gjitha këto kombinuar edhe me orare të zgjatura pune përfshirë të qënurit edhe prind në mënyrë intensive, janë të dëmshme për të gjithë ne.

 

Stresi emocional:

Mungesa e frymës së komunitetit, jetës shoqërore, presionet e vazhdueshme të jetës familjare dhe pasiguria ekonomike të gjitha krijojnë një stres të madh tek ne dhe ky stress bën që të shterrojnë lëndët ushqyese në trupin tone, por në të njëjtën kohë rrit edhe nevojën e trupit për më shumë lëndë ushqyese.

 

Lexo me shume: STRESI DHE DEPRESIONI – JA SI T’I LUFTOJME ATO

 

Mjekimi i tepërt dhe i panevojshëm:

Dihet që medikamentet kanë efektet e tyre anësore dhe ky është problem pasi ato shterrojnë lëndët ushqyese në trupin tone dhe këtu mund të përmendim kontributin që kanë ato për të na bërë të ndihemi më të vjetër dhe të shëndoshemi.

Do mjaftonte të përmendim këtu antidepresantët, efektet negative të të cilëve shterrojnë jodin, selenin, acidin folik, vitaminën B6 dhe B12 dhe melatoninën, të gjitha këto që trupit i duhet t’i rimarrë sërish – dhe të mendosh që ka kaq shumë njerëz që regjimi i jetës së tyre tashmë është i varur në 5 apo më shumë medikamente.

 

Ushqimi i përpunuar:

Edhe nëse ushqeheni shëndetshëm, me ushqime organike, shanset janë që ju të blini ushqime të përpunuara apo të hani nëpër ristorante, shumë here më tepër se ç’kanë ngrënë prindërit tuaj apo më pak akoma gjyshërit tuaj. Si pasojë, pjesa më e madhe e ushqimit tuaj ka mungesë lëndësh ushqyese dhe përmban toksina, antibiotikë dhe substanca të tjera të rrezikshme, që “i plaçkit” trupit tuaj vitaminat dhe mineralet kyç si dhe përbërës të tjerë shumë të rëndësishëm.

Mosha:

Sa më shumë kalon mosha, aq më e vështirë bëhet për trupat tanë të përthithin lëndët ushqyese. Duke qenë se pritshmëria për një jetë sa më të gjatë është më e madhe, krahasuar me brezat e mëparshëm, ne kemi nevojë për më shumë lëndë ushyese.

 

Lëvizshmëria:

Krahasuar me brezat e mëparshëm, jemi më të predispozuar për t’u bërë pre e komoditeve, përtacisë, gjërave të gatshme dhe aktivitetit të ulët fizik. Sa më shumë të lëvizim, aq më shumë trupi do të ketë nevojë të ushqehet mirë e të marrë lëndët e duhura ushyqese. Jemi të ndërgjegjshëm që brezat e mëparshëm ndoshta nuk kanë pasur këto që kemi ne sot, por kanë qenë shumë here më të predispozuar për të qenë aktivë e për t’u ushqyer mirë.

Është pikërisht lëvizshmëria, ajo që rrëzon të gjitha pikat që u përmendën më sipër. Lëvizni sa më shumë, ushqehuni shëndetshëm dhe aq sa trupi juaj ka nevojë dhe ky do të jetë ilaçi më i mirë për ju.

 

Lexo me shume: PËRSE NUK LËVIZIM MË SI DIKUR? ÇFARË NA PENGON?

 

Si rezultat, edhe ata të cilët nuk kanë mungesë vitaminash, sërish mund të mos jenë duke marrë sasinë e mjaftueshme të tyre, për një funksionim optimal të trupit. Nëse nuk doni që funksionet të dobësohen me kalimin e moshës, mbështetja e një funksionimi optimal është çelësi. E përse duhet të prisni derisa t’ju mbarojnë rezervat e fundit, përpara se të vendosni të merrni një suplement? Edhe një here, kjo është një çështje që nuk duhet ta shohim bardh e zi, por të dalim nga kjo zona “gri”.

Ndërkohë që trupi juaj ka nevojë për makronutrientet – lëndët ushqyese “të mëdha” si proteina, karbohidratet apo yndyrnat e shëndetshme – trupi po ashtu ka nevojë edhe për mikronutrientë – lëndët ushyqese “të vogla” si vitaminat, mineralet dhe lëndët e tjera biokimike.

Nëse ju mundon pyetja se çfarë suplementi duhet të merrni, sigurisht që nuk është e nevojshme të merrni qindra pilula në ditë, por gjëja e pare që duhet të bëni është të konsultoheni me person të fushës, që ka eksperiencë me suplementet dhe në këtë mënyrë mund t’ju sygjerojë ato për të cilat keni nevojë. të monitorojë progresin tuaj.

Suplementet sigurisht që do të mbështesin shëndetin tuaj – por është ushqimi guri i themelit të shëndetit tuaj. Suplementet janë thjesht ajo që edhe vetë emri e tregon – një shtesë për një dietë të shëndetshme dhe duhet të merren patjetër në dozen e caktuar.

Suplementet më të rëndësishme e më të rekomandueshme janë:

Multivitaminat që përfshijnë B12 dhe acidin folik

Vitamina D

Vaji i peshkut

Probiotikët: në formë pluhuri, pilule apo kapsulë, që përmbajnë një varietet të gjërë bakteriesh.

 

Lexo me shume: RENDESIA E VITAMINAVE NE JETEN TONE – Vitaminat kryesore dhe marrja e suplementeve

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply