POST-MENOPAUZA TEK GRATË DHE DOBËSIMI I KOCKAVE – TAF

Menopauza. Për shumë, mund të jetë stresuese pasi ndodhin ndryshime në trup. Megjithatë, me kalimin e viteve kemi mësuar që ka terapi të ndryshme që ndihmojnë, si për shembull terapia e zëvendësimit të estrogjenit e të tjera.

Trupi pas menopauzës mund të vuajë ndryshime që ndikojnë në humbjen e dendësisë së kockave, njohur si osteoporoza dhe osteopenia. Përpos kësaj, me kalimin e moshës, gratë humbasin edhe inde muskulorë të vlefshmë dhe zhvillojnë një lloj sëmundje të quajtur sarcopenia.

Një studim i ri i publikuar në Journal of Bone and Mineral Recearch ka konfirmuar se trajnimi rezistent me intensitet të lartë mund të përmirësojë dendësinë minerale të kockave. Dhe në fakt ky është një lajm fantastik, pasi ka pasur shumë pikëpyetje lidhur me faktin nëse grate duhet të stërviten në fazën e pas menopauzës.

Ekspertët e fitnesit besojnë se tek grate që janë në post menopauzë, stërvitja jo vetëm që ndihmon funksionet konjitive, por përmirëson edhe cilësinë e jetës së përgjithësi.

Në këtë studim morën pjesë gra, të cilat kishin një dendësi të ulët kockore dhe u mbikqyrën për një periudhë kohore prej tetë muajsh, ndërkohë që merrnin pjesë në seanca trajnimi rezistence, me impakt dhe intensitet të lartë, 2 herë në javë me nga 30 minuta. Pjesëmarrëseve iu ofrua gjithashtu edhe një program stërvitor me intensitet të ulët, në kushte shtëpie.

Studimi u krye me 101 gra, të moshës mesatare 65 vjeç. Kërkuesit dolën në përfundimin se ato që morën pjesë në seancat stërvitore me intensitet të lartë patën forcim të kockave të tyre. Studimi doli gjithashtu me përfundimin se trajnimi ishte i suksesshëm në mos prodhimin e efekteve anësore tek grate që kishin dendësi shumë ulët mase kockore.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se përpara fillimit të çfarëdolloj programi stërvitor, ju duhet patjetër të konsultoheni me një mjek profesionist dhe nëse është e mundur të ndiqeni nga një trajner/e personal, për të vendosur regjimin e duhur për ju.

Nganjëherë veprime të shpejta, të forta e të gabuara mund të çojnë dëmtime shumë serioze dhe kërcënuese për shëndetin si rhabdomyolysis apo “rhabdo” siç quhet shkurt. Kjo është një gjëndje ku indet muskulore këputen dhe futen në enët e gjakut duke shkaktuar gjendje edhe fatale.

Ashtu si me çdo lloj programi stërvitor, filloni ngadalë dhe gradualisht. Punoni në një nivel që është i përshtatshëm për ju. Sigurisht, do ta keni aftësinë ta shtyni veten përtej limiteve tuaja, por mbani mend që garën e fitoni nëse ecni ngadalë dhe qëndrueshëm.


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply