JA CFARE PESON TRUPI JUAJ, NESE HANI RREGULLISHT TERSHERE – TAF

 

Tërshëra mund të jetë mëngjesi juaj i preferuar, por a dini mjaftueshëm për vlerat e saj ushqimore? Tërshëra është e pasur me vitamin B5, B6 dhe E, me minerale si hekur, selen, magnez dhe bakër. Po, tërshëra përbën një nga ushqimet më të shëndetshme që ju mund të hani ndonjëherë.

 

Vlerat ushqimore

Tërshëra ndihmon në rënien në peshë, forcon zemrën dhe rrugët e tretjes. Pediatrët sygjerojnë që fëmijët duhet të konsumojnë më shpesh tërshërë, në mënyrë që të bëhen më të fortë.

Sheqeri në gjak

Diabetikët duhet të konsumojnë tërshërë, për të rregulluar proçesin e tretjes së niseshtesë dhe normalizimin e sheqerit në gjak.

Efekti anti-kancer

Fitokimikatet që ndodhen tek tërshëra zvogëlojnë rrezikun e kancerit në zorrë dhe kancerit të gjirit me 10%. Fantastike apo jo?

Kontrolli i peshës trupore

Konsumoni rregullisht tërshërë dhe trupi juaj do t’ju falenderojë.

Rritje e energjisë

Tërshëra ju dhuron energji të forte dhe është mëngjesi ideal për të përballuar ditën.

Zemër e shëndetshme

Yndyrnat e shëndetshme si Omega-3 dhe acidi linoleic parandalon problemet me kolesterolin dhe optimizon funksionimin e trurit dhe zemrës.

Sasi e shëndetshme proteine

Konsumoni më shumë tërshërë që të kënaqni kërkesën tuaj ditore për proteinë.

Mirefunksionim të tiroideve

Jodi i gjendur tek tërshëra siguron funksion të shëndetshëm të tiroideve dhe parandalon/trajton problemet e tiroideve.

Pastrues efektiv

Fibrat e gjendur tek tërshëra pastrojnë arteriet dhe parandalojnë grumbullimin e kolesterolit dhe toksinave.

Tretja

Tërshëra përmvan një lloj të veçantë karbohidratesh dhe ato do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Përpos kësaj, ju nuk keni të konsumoni sasi të mëdha.

Tërshëra parandalon kapsllëkun dhe lehtëson funksionimin e zorrëve tuaja, gjë që e bën një zgjedhje të shkëlqyer për ata që duan të ndjekin një regjim strikt.

Osteoporoza

Kalçium forcon eshtrat dhe parandalon demineralizimin e tyre.

Sistemi nervor

Vitamina B përmirëson funksionimin e sistemit tuaj qëndror nervor.

Mënyra më e mire për të ngrënë tërshërën:

* Biskotat me tërshërë janë shumë të shijshme.

* Kombinoni tërshërën me qumësht ose kos.

* Kur tërshëra kombinohet me qumësht, ajo mund “të prodhojë” krepa fantastike.

* Smoothie-t me tërshërë janë super të shijshme. Shoqërojeni edhe me fruta të freskëta.

* Shtojini sallatës suaj tërshërë.

 

Tërshëra është një nga superushqimet që ju dhuron dobi të shumta, gjithçka që duhet të bëni është të gjeni mënyrën e duhur për t’i përdorur. Konsumojeni atë në mëngjes.

 


 

Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

 


FIT NË 12 JAVË

Postime te ngjashme:

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply