SEZONI I BULKING NË DIMËR: DISA RREGULLA PËR T’U PASUR PARASYSH – TAF

Të krijosh masë muskulare në dimër.

Kur vjen puna tek ngritja e peshave, të ngresh pesha të lehta me shume përsëritje apo të rënda me pak përsëritje është një zgjedhje krejtësisht personale dhe nuk ka një përgjigje fikse që t’u vijë përshtat të gjithëve.

Megjithatë, ekzistojnë disa rregulla dhe praktika që bodybuilders apo ata që kanë si synim të shtojnë masë shpeshherë i ndjekin. Po ju japim ato më kryesoret që t’i keni parasysh:

Bulk Up në Dimër

Meqënëse dimri trokiti, trendi dhe fokusi i përgjithshëm në rrethin e atyre që ngrenë pesha është të shtojnë masë muskulare, thënë ndryshe në fazën e bulking. Të shtosh masë, duhet të konsumosh më shumë karbohidrate, shumë protein dhe gjithashtu të punosh me pesha të rënda, që nënkupton edhe përsëritje të ulëta. Raporti standart sete/përsëritje i vendosur gjerësisht në rrethin e peshëngritësve është 4 sete me nga 12 përsëritje.

Ky është një rregull gjerësisht i pranuar e përdorur kur po mundoheni të mirëmbani muskujt dhe gjithashtu kur ngrini pesha të rënda. Nëse arrini t’i bëni me lehtësi 4 sete me nga 12 përsëritje, atëherë ju duhet të shtoni peshën, nëse qëllimi juaj është të shtoni masë muskulare. Edhe një here e theksojmë, zgjedhja e peshave të rënda e përsëritjeve të larta apo peshat e rënda e përsëritjet e ulëta është krejtësisht personale dhe varet nga objektivat specifikë të gjithësecilit, por nëse flasim në përgjithësi, sa më e lartë pesha, aq më të mëdhenj e të forte bëheni.

 

“Të thahesh” në Verë (shredded)

Ata që e marrin ngritjen e peshave seriozisht shkojnë drejt një mentaliteti tjetër pasi mbaron dimri, atij të “tharjes” apo siç quhet në gjuhën e fitnesit “shred”. Kjo fillon në muajin Prill dhe vazhdon përgjatë gjithë stinës së verës. Idea e shtimit të masës muskulare në dimër është për t’i dhënë mundësinë trupit tuaj që të ruajë sa më shumë ujë, në mënyrë që t’i lejojë muskujt tuaj të qëndrojnë të hidratuar gjatë gjithë sezonit të “rritjes”.

Gjatë dimrit, kalimi tek peshat shumë të rënda në mënyrë që të rriten muskujt tuaj, zakonisht fillon rreth muajit Nëntor. Grupet e muskujve të cilët janë trajnuar gjatë stinës së bulking në dimër janë zakonisht grup muskujt e mëdhenj të trupit, si gjoksi, shpina dhe këmbët.

 

 

Formati: E provuar dhe e Vërtetuar

Edhe pse triceps, biceps dhe shpatullat nuk janë grup muskuj “të mëdhenj”, gjatë bulking në dimër ato duhet të trajnohen njësoj siç bëhet me gjoksin, shpinën dhe këmbët, duke përdorur pesha të rënda e si rrjedhojë përsëritje të ulëta. Ju gjithashtu duhet t’i rezervoni më shumë kohë stërvitjes suaj gjatë fazës së bulking, pasi do t’ju duhet më shumë kohë pushimi ndërmjet seteve. Kur ju ngrini pesha të rënda, ju po u shkaktoni muskujve çarje dhe do të rrisni inde të reja lidhore.

 

Përse Pushimi është i Nevojshëm

Pushimi i duhur ndërmjet çdo grup muskuli të punuar është një kusht absolut. Muskujt kanë nevojë të riparohen nga çarjet e krijuara dhe duhet të bëhen gati për të vazhduar me seancën e radhës. Thënë këtë, një ndarje e tillë si gjoks dhe triceps, e ndjekur nga shpina dhe biceps ditën tjetër, më pas shpatullat dhe në fund dita e këmbëve, do t’ju ndihmojë që të arrini objektivin tuaj në ngritjen e peshave dhe në zhvillimin e një trupi të rregullt e simetrik. Gjëja e fundit që çdonjëri do të donte është një zhvillim i madh në muskujt e gjoksit dhe zhvillim gjysmak në shpatulla, biceps apo triceps apo më keq akoma kur pjesa e sipërme e trupit stonon me atë të poshtme, duke ju dhënë një pamje të çuditshme dhe aspak të bukur.

Investimi më i mirë i bërë ndonjëherë

Nuk ka investim më të mirë se ai që bëni në trupin tuaj, sa më shumë kohë t’I kushtoni atij, aq më i mirë shpërblimi që merrni.

Muskujt e fortë i japin trupit tuaj një aftësinë për t’ju mbajtur gjatë gjithë ditës, për t’ju ndihmuar të ngriheni e të uleni dhe të bëni të gjitha gjërat që doni të bëni, me më shumë lehtësi dhe pa shumë mundime. Të qënurit fit mund edhe të jetë një nga objektivat më të forte dhe më përmbushës që do të mund të arrijmë ndonjëherë në jetë.

 

Jini konsistentë

Peshat e ulëta apo peshat e lehta me shumë përsëritje varen nga sezoni dhe nga ajo që po përpiqeni të arrini. Pesha e lartë do t’ju jape një pike referimi, kur bëni kalimin për tek peshat e lehta me shumë përsëritje gjatë pranverës dhe shredding në verë.

Qofshi ju një bodybuilder apo thjesht një person që dëshiron të jesh fit, të fitosh muskuj dhe ta mbash trupin të forte dhe lean është gjëja më e mirë që do të bësh ndonjëherë për veten tënde. Vendosni një ovjektiv, qëndrojini strikt dhe vazhdoni të sfidoni veten, sidomos tani në muajt e stinës së dimrit.


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply