QUMËSHTI DHE LLOJET E TIJ: CILI ËSHTË MË I SHËNDETSHËM? – TAF

Me yndyrë, pa yndyrë, soje, bajameje, kokosi, orizi – kohët e fundit, qumështi i lopes nuk është opsioni i vetëm për të shoqëruar drithërat apo kafen tuaj në mëngjes. Ka dhe një sërë lloje qumështi me bazë bimore dhe popullariteti i tyre po shtohet çdo ditë e më shumë.

Qumështi është një përbërësit kryesore në guzhinën tone dhe është krejt e lehtë të punosh me të, sidomos kur vjen puna te gatimi dhe pjekja. Por, mendimi i dietologëve është se qumështi i lopes nuk është i vetmi opsion për shefat e guzhinës.

Të gjitha llojet e qumështit mund të përdoren në një varietet të shumëllojshëm pjatash të kripura dhe të ëmbla. E kush nuk e ka provuar një pjatë ku është përdorur salca “curry”, ku përdoret qumështi i bajameve, për ta bërë atë sa më kremoz e gjithashtu mund të përmendim akulloret me qumësht bajame. Eshtë kaq shumë i përdorshëm dhe i ushqyeshëm.

Por kur vjen puna tek vlerat ushyqese, jo të gjithë llojet e qumështit ngjasojnë.

Le të marrim si shembull 6 lloje qumështi dhe të krahasojmë vlerat e tyre, dobitë dhe kundërshtitë.

 

Qumështi i Lopës

Ka disa llojë të qumështit të lopes, duke filluar nga ai me yndyrë të plotë te ai pa yndyrë fare. Ndryshimi më i madh është yndyra e hequr, që ndikon në numrin e kalorive që përmban qumështi.

Vlerat ushqyese për një gotë 250ml:

Kalori: 80-150
Yndyrna të ngopura: 0.1-4.6 gram
Proteinë: 8 gram
Sheqer: 12 gram
Kalcium: 300 mgs
Lëndë ushqyese: Riboflavin, vitaminë B12, vitaminë A, fosfor

Dobitë shëndetësore

Për ta filluar, qumështi i lopes është i pasur në proteinë, me rreth 8 gram për një gotë. Mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e muskujve përmes veprimit të IGF-1, një faktor rritjeje i ngjashëm me insulinën. Përpos kësaj, qumështi është një produkt që kushton pak. Kalciumi që përmban është thelbësor sidomos për fëmijët – për të gjithë ata që janë në fazën e rritjes së kockave dhe për ata që kanë nevojë të ruajnë dendësinë e kockave.

Kundërshtitë

Qumështi i lopës është lidhur me rrezikun e prostatës, kancerin ne vezore dhe kancerin e gjirit.

Përmbajtja e sheqerit në të mund të rrisë nivelin e glukozës në gjak, tek personat që vuajnë nga diabeti. Kritikët janë gjithashtu të shqetësuar, për lidhjen e qumështit të lopës me inflamacionin.

 

Qumësht jo i ëmbël Soje 

Qumështi i sojës është qumështi i prodhuar nga bluarja dhe vluarja e soyës. Shumë prej llojeve të qumështit të sojës janë forcuar me të njëjtit përbërës që i janë shtuar edhe qumështit të lopës, duke e bërë atë një produkt të ngjashëm nga ana e vlerave ushqyese.

Vlerat ushqyese për një gotë 250ml:

Kalori: 90
Yndyrna të ngopura: 0.5 gram
Proteinë: 8 gram
Sheqer: 1 gram
Kalcium: 300 mgs
Lëndë ushqyese: Riboflavin, vitaminë D and B12

Dobitë shëndetësore

Llojet që nuk janë të ëmbla (unsweetened) kanë përmbajtje të ulët kalorish, janë të pasura në protein dhe kanë sasi të ulët të yndyrnave të ngopura. Gjithashtu, qumështi i sojës është një burim shumë i mirë i acideve yndyrore Omega-3. Ndihmon në qetësimin e dhimbjeve menstruale, përmirëson shëndetin e kockave dhe ul rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës. Kushton pak dhe është i lehtë për përdorim në kuzhinë.

Kundërshtitë

Ka disa shqetësime rreth produkteve të sojës, të cilat lidhen me prodhimin e estrogjenit (hormonit femëror), i cili mund të rrisë rrezikun e kancerit tek femrat. Megjithatë, edhe pse kërkimet vazhdojnë, studiuesit që merren me këtë çështje akoma nuk kanë gjetur një lidhje mes sojës që vjen nga ushqimet organike dhe kancerit të tipit estrogjen tek femrat, sidomos nëse nuk konsumon në sasi të mëdha.

Nëse jeni intolerantë ndaj laktozës ose jeni vegan, qumështi i sojës është një opsion shumë i mirë.  

 

Qumështi jo i ëmbël i Bajameve

Qumështi i bajameve bëhet nga bajamet bluara dhe uji. Nuk përmban laktozë, sojë dhe as kaseinë.

Vlerat ushqyese për një gotë 250ml

Kalori: 30
Yndyrna të ngopura: 0.2 gram
Proteinë: 1 gram
Sheqer: 0 gram
Kalcium: 300 mgs
Lëndë ushqyese: Riboflavin, vitaminsë D and B12

Dobitë shëndetësore

Versionet jo të ëmbla janë me përmbajtje të ulët kalorish, përmbajtje të ulët yndyre të ngopur, është mjaft i përshtatshëm për gatim dhe një version perfekt për veganët ose ata që janë intolerantë ndaj laktozës. Shpesh, qumështi i bajamet forcohet me calcium dhe është një burim shumë i mirë i vitaminës A dhe D.

Kundërshtitë

Qumështi i bajameve përmban sasi të ulët proteine, me vetëm 1 gram në 250ml. Por, shumë lehtësisht ju mund t’i shtoni proteinë pluhur qumështit tuaj.

Mund të përmbajë carrageenan, që në disa njerëz mund të shkaktojë probleme me tretjen. Kritikët sygjerojnë gjithashtu që qumështi i bajameve nuk është miqësor me ambjentin pasi nevojiten shumë bajame për të krijuar produktin final.

Qumështi jo i ëmbël i Arrës së Kokosit

Qumështi i Kokosit bëhet me ujë të filtruar dhe krem are kokosi. Kini parasysh, se nuk është i njëjtë me llojin e qumështit për gatim, që zakonisht shitet në kanaçe.

Vlerat ushqyese për një gotë 250ml

Kaloritë: 50
Yndyrna të ngopura: 4 gram
Proteinë: 0.2 gram
Sheqer: <1 gram  

Kalcium: 300 mgs
Lëndë ushqyese: Vitaminë D, riboflavin, vitaminë B12

Dobitë shëndetësore

Llojet jo të ëmbla përmbajnë pak kalori, janë të përshtatshme për veganët dhe nuk është shumë i kushtueshëm.

Kundërshtitë

Përmban pak proteinë dhe është më shumë kalorik, krahasuar me opsionet e tjera me bazë bimore. Krahasuar me llojet e tjera të qumështit me bazë bimore, qumështi i arrës së kokosit është ai që ka sasinë më të lartë të yndyrnave të ngopura. Kjo lloj yndyre është e njohur për rritjen e nivelit të kolesterolit, sidomos atij LDL. Por, në këtë rast yndyrnat e ngopura mund të mos e rrisin nivelin e kolesterolit në të njëjtën shkallë që mund të rritet nga yndyrnat e ngopura që vijnë nga burimet shtazore.

 

Qumështi i orizit

Qumështi i orizit bëhet nga orizi i bluar dhe uji. Ashtu si qumështi i sojës apo bajameve është i forcuar me vitamina dhe minerale, së bashku me disa lëndë shtesë, që të ketë jetëgjatësi në raftet e shitjes. Është një nga qumështet që ka më pak gjasa të shkaktojë alergji, pasi është shumë i mirë për ata që janë intolerantë ndaj laktozës apo alegjikë ndaj qumështit, sojës apo frutave të thata.

Vlerat ushqyese për një gotë 250ml:

Kaloritë: 130
Yndyrna të ngopura:
 0.3 gram

Proteinë: 3 gram
Sheqer: 10 gram
Kalcium: 300 mgs
Lëndë ushqyese: Riboflavin, vitaminë D and B12

Dobitë shëndetësore

Përmban sasi të ulët të yndyrnave të ngopura, mjaft i përshtatshëm për gatim dhe i përshtatshëm për njerëzit me probleme dietike. Gjithashtu, ai është edhe një produkt i ëmbël nga natyra.

Kundërshtitë

Përmban pak proteinë dhe është mjaft kalorik, 130 kalori në një gotë, pa llogaritur edhe një sasi të lartë karbohidratesh me 10gr sheqer. Një tjetër shqetësim është arseniku, një carcinogen human – ka një shqetësim që orizi është drithi më i ekzpozuar ndaj arsenikut në pleh, krahasuar me drithërat e tjerë.

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply