5 RECETA FANTASTIKE PROTEIN SHAKE PER FEMRAT – TAF

Protein shakes sherbejne si lengu jetesor per ata qe jane gjithnje ne vrap e siper, aktivet dhe tejet te motivuarit – pamvaresisht nese eshte nje femer qe do te beje maratonen e saj te pare apo nje mami qe vrapon gjithe diten pas 3 femijeve te saj. Ka nje pafundesi varietetesh per kete karburant fantastik e modern dhe ne po ju sjellim 5 receta, qe mund t’i beni fare lehte ne shtepine tuaj.

1.  Smoothie Proteinik me tershere

Ka rene alarmi dhe nuk keni kohe te beni gati per mengjes tasin me tershere? Atehere po ju japim nje zgjidhje efektive, plot shije – smoothie proteinik me tershere! Ashtu si tasi me tershere, qe ka efektin pozitiv per t’ju ndalur ndjenjen e urise, te njejtin efekt ka edhe ky smoothie. Do te ndiheni te ngopur deri ne orarin e drekes tuaj. 

Perberesit:

1/3 e nje bananeje te ngrire,

1/2 kupe me fruta pylli te ngrira (mund te jene boronica, luleshtrydhe, mejdra etj, te cilat mund t’i ngrini vete)

1 luge gjelle fara Lini

1 scoop Pluhur proteinik

1/2 kupe tershere

1 luge caji mjate (nese e doni pak te embel)

  • Perzijini te gjithe ne blender dhe shijojeni. 

 

2. Protein Shake me Pjeper, kastravec dhe Mender

A ju ndodh te keni nga ato mengjeset kaotike, ku nuk gjeni dot asgje, ku jeni aq vone sa s’keni kohe as per nje toast apo kafe? Mos u merakosni, ky smoothie do t’ju jape energjine e duhur per te gjithe diten dhe proteina e ndodhur ne te do ta furnizoje trupin me ate qe ai ka nevoje, pa dale akoma nga shtepia. 

Perberesit: 

  • 2 kupa pjeper te copetuar
  • 1 scoop Pluhur proteinik
  • 1 kupe kastravec te copetuar
  • 12 gjethe menderz te fresket 
  • 2-4 luge leng lime te fresket, sipas shijesh suaj 
  • 1 luge caji mjalte
  • Perzijini te gjithe ne blender dhe shijojeni. 

 

3. Protein Shake me Mocha

Nganjehere te ndodh qe me zor te te hapen syte ne mengjes. Sigurisht qe kafja na vjen ne ndihme, por perpara se t’i drejtoheni kafes dhe sidomos atyre me permasa te medha e me shume kalori, per te cilat do beheni pishman me vone, provoni kete protein shake me mocha. Brenda saj keni nje sasi te konsiderueshme kafeje; e cila do t’ju jape energjine e duhur dhe do t’ju hape syte.

Perberesit: 

1/2 kupe me qumesht pa yndyre
2 scoops pluhur proteinik me shije cokollate
1/2 kupe me kafe te ftohte e te forte 
1 kupe me akull
Cokollate te grire per garnish (sipas deshires)

Perzijini te gjithe ne blender dhe shijojeni. 

 

4.  Protein Shake me Gjalp Kikiriku dhe Banane

Kjo eshte per te gjithe ata qe pelqejne sandwichin me gjalp kikiriku dhe banane. Ky smothie i ka te gjitha te mirat brenda – ju jep proteinen, potasin dhe sheqerin qe perpunohet shume lehte si dhe pa ate “te keqen”. Me “te keqen” e kemi fjalen per buken. A nuk do te ishte mire qe ta nisnit diten me nje vakt te shendetshem dhe qe ka te njejten shije me ate qe ju doni. Jepini pra. 

Perberesit:

  • 280 ml qumesht pa yndyre ose qumesht soje
  • 1 luge gjelle gjalp natyral kikiriku 
  • 1 banane mestare

Perzijini te gjithe ne blender dhe shijojeni. 

 

 

5. Protein shake me Boronica

Pse mos ta nisni diten fuqishem me nje vale te pasur antioksidantesh boronice? Boronicat jane te mbushura me proanthocyanidins, qe parandalojne direkt plakjen e lekures dhe humbjen e memorjes me kalimin e moshes. Me shume pak perberes, ky smoothie behet ne me pak se 5 minuta dhe ka vetem 250 kalori dhe 29 gram proteine. 

Perberesit:

  • 1 1/2 kupe qumesht bajame, jo i embel
  • 1 kupe me boronica, te fresketa ose te ngrira 
  • 1/2 kupe me tershere 
  • 1 scoop Pluhur proteinik bimor 

 

 

 

 

 

 

 


PLANI USHQIMOR (Fit në 12 Javë)

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply