GRATE MBI MOSHEN 40 VJEÇ, JA SI DUHET TE STERVITEN PER FORCE -TAF

fit-mbi-te-40-at

fit-over-40_0


fit-mbi-te-40-at
Me kalimin e moshes, trupi i femres kalon disa ndryshime. Trupi qe ka tani nje 40 vjeçare dallon ne menyre drastike nga trupi qe kishte kur ishte 20 vjeçare. Ne vend qe t’i injoroni keto ndryshime dhe ta mohoni faktin qe trupi juaj ka ndryshuar, femrat duhet ne menyre aktive te angazhohen ne stervitje qe te qendrojne ne forme dhe t’i zvogelojne efektet e plakjes ne trupin e tyre. Stervitja per force, per femrat teksa mosha kalon eshte menyre mjaft e shendetshme, qe te sigurohen se trupi i tyre do te qendroje ne forme.

Fatmiresisht tani ka me shume femra qe sterviten per force, se çdo here tjeter me pare. Ditet e aerobise, djersitja me ushtrime te vjetra dhe te veshurit e getave kane kaluar qemoti. Megjithate, fakt eshte qe ende shumica e femrave nuk sterviten per force siç duhet, sidomos teksa plaken (edhe pse nuk na pelqen ky term). Palestrat jane plot e perplot me femra te moshes mbi 40 vjeç, qe bejne shume ushtrime, por jo ne menyren e duhur.

 

FORMA MBI SHPEJTESINE

Eshte me rendesi qe femrat me shume se 40 vjeç te fokusohen me teper ne forme, sesa shpejtesi kur sterviten per force, sepse ato jane me te predispozuara per lendime. Pas moshes 40 vjeçare trupi rekuperohet me ngadale dhe nje lendim do mund te kishte pasoja te medha ne shendet dhe do ndikonte shume ne stervitjen e metejshme per force per femra. Me forme korrekte nenkuptohet berja e levizjeve te ngadalshme dhe te kontrolluara gjate ushtrimeve, ne rangun e duhur te levizjes.

KUJDES NGA KAMPET ‘USHTARAKE’

Stervitja per force per femrat mbi moshen 40 vjeç eshte shume ndryshe nga stervitjet qe bejne shumica e te rinjve. Me kalimin e kohes, shumica e trupave te femrave jane me pak ne gjendje te perballojne vrapime e kercime te fuqishme. Kampet ushtarake (bootcamps) jane shume garuese dhe me shume gjasa do punoni me teper sesa duhet, qe do rezultoje ne gjunje te pezmatuar, dhimbje ne shpine dhe ndoshta edhe lendime ne indet e gjinjve.

Perpos kesaj, nese keni gjoks te vogel ose vishni sytjena sportive, qe ju mbeshtesin ne menyre perfekte, ne kete moshe gjeja e fundit qe i duhet gjinjeve tuaj delikate eshte te hidhen dhunshem poshte e lart.

 

USHTRONI NE SHTEPI

Stervitja per force per femrat mbi moshen 40 vjeç mund te behet ne palester ose ne shtepi, me fare pak vegla. Rekomandohet qe femrat ta bejne stervitjen e tyre per force ne shtepi sapo ta kalojne moshen 40 vjeçare, sepse shtepia paraqet nje ambient me te pershtatshem. Ne kete menyre ato mund t’i shpetojne ashpersise se udhetimit dhe ta shijojne nje stervitje te shendetshme ne shtepi. Kjo edhe per te kursyer kohen e cila ne kete moshe eshte shume e ngjeshur nga angazhimet e shumta ditore. Megjithate, çdo femer, pamvaresisht moshes eshte e lire te zgjedhe ambjentin ne te cilin ndihet me rehat per t’u ushtruar fizikisht.

DOBITE E STERVITJES PER FORCE

Fiziologjikisht, dobite e stervitjes se vazhdueshme per force perfshijne rritjen ne madhesi muskulare dhe tonifikim, rritje te forces muskulare dhe rritje te forces se tendinave, kockave dhe ligamenteve. Ngritja e peshave gjithashtu eshte deshmuar qe ndikon ne permiresimim e shendetit psikik, duke ndihmuar ne rritjen e vetbesimit dhe vetevleresimit.

Trupi juaj do zhvilloje me shume qendrueshmeri, fuqi e force qe rezulton ne me shume energji te shfrytezueshme. Perveç kesaj, femrat mbi 40 vjeç do perjetojne permiresim te sistemit tretes dhe proçeseve eliminuese pas stervitjes per force. Stervitja per force tek femrat po ashtu tregon rezultate te permiresimit te kapacitetit intelektual dhe produktivitetit. Trurit tuaj i nevojitet pushim nga te menduarit; ushtrimet fizike mundesojne ate pushimin e duhur nga detyrat e vazhdueshme te jetes, qe kerkojne mendim intelektual.

Jillian Michaels, 42 vjece
Jillian Michaels, 42 vjece

Stervitja per force tek femrat mbi 40 vjeç ka treguar se ndikon tek gjumi me cilesor dhe rritje te dendesise se mineraleve ne kocka, si rezultat i ngarkeses ne kocka gjate ngritjes se peshave gjate stervitjes. Kjo pasi do te jeni aktive ne nje menyre produktive dhe truri juaj do t’ju dergoje sinjale endorfine qe sinjalizojne nje gjendje mendore te hareshme, gjate dhe pas stervitjes, femrat mbi 40 vjeç kane me pak gjasa te vuajne nga depresioni, pasi stervitja per force ndikon ne renien e stresit.

Ernestine Shepherds, 79 vjece
Ernestine Shepherds, 81 vjece

Sidoqofte, rekomandohet te konsultoheni me mjekun tuaj perpara se te alternoni stervitjen ose dieten tuaj. Mos lejoni moshen te behet pengese ne realizimin e deshirave tuaja per nje paraqitje dhe shendet me te mire. Koha e duhur per te ndermarre hapa ne kete drejtim eshte TANI.

 


FIT NË 12 JAVË

 


 

Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply