ZBULONI NËSE PO KONSUMONI MË SHUMË KARBOHIDRATE SESA TRUPI JUAJ TOLERON – TAF

carbs

A E DINI SE ÇFARË ËSHTË NJË KARBOHIDRAT?

  • Drithërat dhe çdo gjë që është e bërë me drithëra: brumërat e pjekur, pancakes, cereals, makaronat. Orizi i bardhë dhe drithërat e përpunuara.
  • Fasulet e të gjitha llojeve. Fasulet përmbajnë edhe proteinën edhe karbohidratet.
  • Produktet e bulmetit. Produktet e bulmetit përmbajnë një kombinim të proteinës, yndyrës dhe sheqerit. Produket e bulmetit me përmbajtje të ulët yndyre përmbajnë sigurisht më pak yndyrë, por më shumë karbohidrate.
  • Perimet e të gjitha llojeve, duke përfshirë këtu marulen (lettuce) dhe perimet me gjethe jeshile.
  • Frutat (përfshirë këtu ato me përmbajtje të lartë fruktoze si fiqtë, rrushi dhe sidomos frutat ekzotike banania, mango apo ananasi).
  • Praktikisht të gjitha llojet e sheqerit dhe ëmbëlsuesve, duke përfshirë këtu mjaltin, shurupin e mollës, ëmbëlsuesit “natyral”, ëmbëlsuesit në ushqimet e përpunuara, frutat e thara (si rrushi I thatë, këmbullat apo kajsiat e thara). Megjithatë një ëmbëlsues pa kalori nuk është një karbohidrat.

Të mësosh se çfarë i nevojitet trupit tuaj mund të jetë paksa e vështirë në fillim, por me pak praktikë ju mund të bëheni eksperti më i mirë i vetes suaj në lidhje me të ushqyerin tuaj.

Këto pyetje do t’ju ndihmojnë ta nisni këtë rrugë:

  • A shtoni lehtësisht peshë, kur dieta juaj përmban shumë karbohidrate “të shëndetshme”?
  • A ndiheni të lodhur pas një kohe të shkurtër që keni konsumuar karbohidrate?
  • A ndiheni si të turbullt pas vakteve?
  • A keni vazhdimisht neps për ëmbëlsira?
  • A keni vazhdimisht neps për ushqime me përmbajtje niseshteje?
  • A keni luhatje të vazhdueshme të peshës?
  • A luhajtje të madhe të energjisë gjatë ditës?
  • A ndiheni të irrituar apo si të trullosur, kur jeni të uritur?
  • A keni tendencën të shtoni në peshë në pjesën e fytyrës dhe rreth pjesës së belit, më shumë se tek vithet dhe kofshët?
  • A i drejtoheni ëmbëlsirave apo karbohidrateve, kur jeni në ankth, të lodhur apo të stresuar?

Nëse i jeni përgjigjur me po tre apo më shumë të këtyre pyetjeve, atëherë ju po konsumoni më shumë karbohidrate, sesa trupi juaj mund të tolerojë. Vija e pare e mbrojtjes suaj është që të hiqni nga dieta ëmbëlsirat dhe ushqimet e përpunuara. Nëse e keni bërë këtë, atëherë ju duhet të ulni konsumimin e të gjitha llojeve të drithërave, legumeve, frutave të freskëta edhe pse disa boronica në ditë nuk ka problem.

Ju duhet të eksperimentoni nga pak, në mënyrë që të gjeni sasinë e duhur të karbohidrateve që i nevojitet trupit tuaj dhe të zbuloni gjithashtu se si rrethanat e jetës ndikojnë në aftësinë tuaj për të toleruar karbohidratet. Stresi, gjumi, aktiviteti fizik dhe shumë faktorë të tjerë mund të ndikojnë në tolerancën tuaj. Ndoshta ju mund ta shijoni fare mirë tërshërën dhe bananen një ditë të qetë, të diele, por nuk duhet t’i konsumoni në një ditë të stresueshme pune. Ndoshta mund t’i lejosh vetes një vakt darke me patate të ëmbël, në një ditë në të cilën ke bërë një gjumë mjaft të mire, por nëse më parë ke kaluar një natë pagjumë se ke pasur fëmijën me dhimbje barku gjithë natë, atëherë duhet t’i drejtohesh brokolit apo lulelakrës.

Disa njerëz e kanë shumë të thjeshtë – ose ndoshta të nevojshme – të heqin nga dieta e tyre të gjitha ushqimet me përmbajtje të lartë karbohidratesh. Disa të tjerë e njohin mirë trupin e tyre dhe e menaxhojnë marrjen e karbohidrateve duke iu përshtatur kërkesës së trupit të tyre.

Nëse po konsumoni më shumë se ç’duhet Karbohidrate dhe ushqime me përmbajtje niseshteje, ja 3 zgjidhje të shpejta:

1. Filloni nga fillimi. Eleminoni çdo gjë me sheqer dhe drithërat për 2 javë, përfshirë këtu orizin e kaftë, misrin, tërshërën madje edhe kuinoan. Bëni që kjo eksperiencë pa drithëra t’ju ndihmojë të gjeni sasinë e duhur të karbohidrateve për ju.

2. Konsumoni më shumë perime me gjethe jeshile dhe yndyrna të mira. Këto ushqime do t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur, ndërkohë që i sigurojnë trupit tuaj element ushqyes jetësorë. Do të keni një mundësi më të mire për të gjetur nivelin e duhur të drithërave, nëse po merrni lloje të tjera ushqimi.

3. Bëni aktivitet fizik. Ju do të keni mundësinë të toleroni më shumë karbohidrate nëse i jepni trupit lëvizjet e duhura e të fuqishme, për të cilat ka nevojë. Një jetë sedentare dhe një dietë me përmbajtje të lartë karbohidratesh është zgjidhja më e keqe për shëndetin tuaj.

 


FIT NË 12 JAVË

Postime te ngjashme:

Related Posts Plugin

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply