8 ARSYE SE PËRSE MUSKUJT TUAJ KANË NDALUAR SË RRITURI – TAF

Këtë gjë e shohim dhe e dëgjojmë shpesh. 

Ju filloni të ngrini pesha, shtoni ca muskuj për pak kohë, por vjen një moment dhe papritmas ajo rritje ndalon.

Është pikërisht ky momenti ku ju irritoheni dhe heqni dorë nga ngritja e peshave. E pra, nuk ka përse të jetë kjo zgjidhja.

Lexoni këtë artikull, në të cilin kemi dhënë 8 arsye se përse masa muskulare e njerëzve ndalon së rrituri.

Mundohuni t’i rregulloni këto pika dhe do të jeni në rrugën e duhur për të përmirësuar sërish fizikun tuaj.

1. Nuk flini mjaftueshëm

A e dini se pjesa më e madhe e rritjes së muskujve ndodh kur ju flini? Nëse ju nuk flini orët e mjaftueshme (rreth 8 orë) në natë, mos prisni që të muskujt tuaj të rriten. Në fakt, mungesa e gjumit do të bëjë që niveli i testosteronit tuaj të ulet dhe ta bëjë proçesin e rritjes së muskujve akoma më të vështirë.

 

2. Ju pini shumë

Pjesa më e madhe bodybuilderave që ju njihni nuk janë të dhënë pas pijes. Kjo sepse alkoli është thjesht një vrasës i fizikut. Nëse me të vërtetë jeni të vendosur për të ndërtuar një trup të bukur e të forte, atëherë reduktoni pijen ose më mire akoma eliminoni konsumin e saj.

Lexo me shume: ALKOLI DHE STERVITJA

 

 3. Nuk merrni mjaftueshëm proteinë

Proteina është baza e ndërtimit të muskujve. Muskujt kanë nevojë për protein që të rriten. Bëni çmos që të konsumoni të paktën 2gram për kilogram të peshës suaj trupore dhe kjo e marrë nga burime cilësore. Në këto burime mund të përmendim disa nga më të mirat: whey protein, gjoksi i pulës/gjelit, peshku ton, mishi i viçit (pa dhjam) dhe vezët.

 

4. Niveli i ulët i testosteroni

Nëse niveli i testosteronit tuaj është i ulët, muskujt tuaj nuk rriten, është fakt dhe nuk ke ç’i bën. Një dietë e shëndetshme dhe e balancuar, një stërvitje me një progam të mire-strukturuar dhe gjumi janë të gjithë faktorë që vendosin se sa lart është niveli i testosteronit tuaj. Nëse doni të rrisni nivelin tuaj të testosteronit atëherë lexoni këto artikuj shtesë:

 

Lexo me shume:  SI TË RRITNI PRODHIMIN NATYRAL TË TESTOSTERONIT

Lexo me shume:  6 MENYRA PER TE RIKTHYER LART NIVELIN E TESTOSTERONIT

Lexo me shume: 5 SUPERUSHQIME PER RRITJEN E TESTOSTERONIT

 

5. Ju nuk ngrini pesha aq të rënda sa duhet

Në mënyrë që muskujt tuaj të rriten e të bëhen më të mëdhenj, ju duhet t’i sfidoni muskujt vazhdimisht. Ajo peshë që po ngrini duhet të rritet gradualisht me kohën. Psh, nëse ju vazhdoni të ngrini të njëjtën peshë sot e të njëjtën pas 4 muajsh, atëherë shanset janë që të rrini në vend numëro.

 

6. Stërviteni shumë shpesh 

A po i stërvitni muskujt e gjoksit 4 herë në javë? Nëse nuk u jepni muskujve tuaj kohën e mjaftueshme për t’u rekuperuar, atëherë ata nuk do të rriten. Jepini secilit grup-muskujsh të paktën 48 orë kohë për t’u rekuperuar, përpara se t’i trajnoni sërish.

Lexoni me shume: MENYRA BEFASUESE PER TE PERSHPEJTUAR REKUPERIMIN E MUSKUJVE PAS STERVITJES

 

7. Ju po bëni të njëjtat ushtrime gjithmonë

Është shumë e nevojshme që brenda një numri të vogël muajsh (nuk mund të përcaktohet me saktësi), ju të bëni ndryshime në programin tuaj stërvitor, në mënyrë që t’u jepni muskujve tuaj një pamje tjetër. Me kalimin e kohës muskujt mësohen me të njëjtën rutinë dhe ajo rutinë më pas nuk është më efektive.

 

8. Seanca të stërgjata stërvitore

Ndërkohë që Arnoldi mund të ketë shpenzuar orë të tëra në palestër, ju nuk keni përse të ndiqni shembullin e tij. Një kohë prej 45 minutash apo 1 ore është mëse e mjaftueshme për të bërë një seancë të fuqishme dhe efektive. Pasi stërvitja me orë të stërzgjatura më shumë se mire do t’ju bëjë dëm.

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply