JA PERSE DUHET TA TRAJNONI EKUILIBRIN TUAJ – TAF

balance

TRAJNIMI I EKUILIBRIT – PO apo JO? 

Në moshë të rritur, ekuilibri mund të rifitohet, por jo të mësohet. Nëse nuk e keni fituar aftësinë e të pasur një ekilibër të mirë që në moshën 12 vjeçare, nuk do të mund ta përmirësoni dramatiksht në moshë të rritur. Është humbje kohe.

Trajnimi i ekuilibrit apo balancës, përdoret shpesh në fitness me emertimin “trajnimi core”. Te ndodh shpesh të shohës trajnerë që mundohen t’u mësojnë ekuilibrin duke bërë “trajnim core” në disqet e balancës femrave që e kanë kaluar moshën me pjekurisë me kohë, madje kanë kaluar edhe menopauzën. Produkti: ajo po rënkon gjithë kohës me duar në kërkim të balancës së humbur, a thua se po lufton me përbindësha imagjinarë.

Nëse, ju e keni humbur këtë aftësi me kalimin e viteve, atëherë trajnimi i ekuilibrit ju ndihmon të ktheheni aty ku keni qene. Kjo do t’ju ndihmojë në parandalimin e dëmtimeve të mundshme në pleqëri.

Senior Woman Standing On One Leg And Exercising

Trajnimi i ekuilibrit, apo balancës siç mund ta quajmë ndryshe është shumë i mirë dhe mjaft i nevojshëm të arrihet para moshës 12 vjeç. Fëmijët kanë nevojë të luajnë në sipërfaqe të paqëndrueshme. Imagjinoni një fëmi në park, duke kërcyer sa nga njëri shkëmb në tjetrin. Çdo shkëmb ka formë të ndryshme dhe për këtë fëmijës i duhet të ruajë ekuilibrin. Të ecësh në sipërfqe të ngushta, si në një tra ekuilibri në gjimnastikë, mund ta forcojë akoma më shumë ekuilibrin.

Një ekspert Kanadez që merret me aftësitë motorike të të nxënit shkon aq larg sa shprehet se ky lloj trajnimi duhet të fillojë përpara moshës 4 vjeçare. Kur vjen puna për të forcuar aftësinë e të pasurit një ekuilibër të mirë, sa më herët të niset aq më mirë është.

kids

Skiatorët janë ndër sportistët që kanë ekuilibrin më të mirë dhe aftësitë të veçanta për kontrollin e hapësirës dhe pjesa më e madhe e skiatorëve Olimpikë e kanë filluar këtë trajnim që në moshën dy vjeçare.

Trajnimi i balancës është i rëndësishëm, por edhe pse mund të duket shumë trendy,  mos pretendoni ta mësoni në moshë të rritur. Sa më shpejt të mendoni për këtë aq më mirë për ju. Një ekuilibër i mirë që në fëmijëri, të mban më të fortë në rini e pleqëri.


Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply