RRUGA DREJT REZULTATIT – TAF

rruga

Hapat e parë drejt rrugës për një jetë më të shëndetshme janë më të vështirat, ato që vijojnë më pas sa vijnë e lehtësohen. Nëse nguron, mendo për të gjitha vështirësitë që ke kaluar në jetë dhe sa të lehta duken tani që i kujton.

Eshtë më e lehtë të jesh i motivuar nëse ke mbështetjen e njerezve që të rrethojnë, miqve, familjes apo kolegëve të punës. Do të jetë gjithmonë dikush që të të tregoje një histori të veten dështimi, apo të të sygjerojë ushtrime apo një dietë (të re) më efektive.

Sekreti është të qëndrosh gjithmonë i fokusuar në objektivin tënd për të ndryshuar dhe të mos e shkëpusësh asnjëherë vëmendjen prej këtij objektivi. Do t’i japësh vetes tënde një shans më të mirë drejt suksesit nëse në listën tënde do të jetë qoftë edhe një person i vetëm i cili kupton rëndësinë e asaj që ke ndërmarë. Kushtoji kohë këtij personi që të mbështet dhe diskuto me të rreth asaj qe ti ke vendosur të bësh. Mundohu t’i lësh të kuptojë që ti ke nevojë për kurajo e mbështetje.

Ndonjëherë është e habitshme influenca që ky njeri mund të ketë tek ti dhe sa shumë ai është në gjendje të bëjë, që ti të jesh i fokusuar ne rrugën tënde. E ky person mund të jetë partneri juaj, shoku, pjestar i familjes apo koleg pune. Mund të jetë dikush që dëshiron të të shohë të realizosh qëllimin tënd. Bëje këtë person aleatin tënd, që edhe ai të bëhet pjesë e këtij suksesi. Nuk i dihet, mbase një ditë ju do të bëni të njëjtën gjë për atë.

Pasi të kesh siguruar rrjetin mbështetës dhe ke zgjedhur programin që do, ti je në hapat e para drejt ndryshimit të shëndetit dhe paraqitjes fizike për gjithë jetën. Por, gjithmonë mbaj në mend objektivin tënd personal dhe sa i rëndësishëm është ta relizosh atë.


Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply