SI TË RRITNI PRODHIMIN NATYRAL TË TESTOSTERONIT – TAF

test

Në Këtë artikull do të njiheni me mënyrat, ose më mirë të themi me këshillat që do t’ju ndihmojnë të rrisni prodhimin e testosteronit tuaj në mënyrë të ndjeshme. Ne ate prodhim, stimulimi i te cilit ne fakt eshte nje loje mendore shume e komplikuar.

Ju nuk keni perse te vareni nga pilulat dhe medikamentet farmaceutike per te rritur nivelin e testosteronit tuaj. Menyra moderne e të jetuarit është kaq e varur në zgjidhjet e menjëhershme, saqë shumë njerëz mendojnë se mënyra e vetme për t’u bërë ‘ripped’ është të marrin pilula. Ky mendim është për t’u kundërshtuar, duke u zhytur thellë në faktorët psikologjikë që ju ndihmojnë të rrisni prodhimin e testosteronit në mënyrën më natyrale që ekziston.

  1. Perceptim i lartë për veten tuaj

Një nga mënyrat më të mira për të rritur prodhimin e testosteronit është të mësoni të vlerësoni veten tuaj. Njerëzit me perceptim të lartë për veten kanë treguar që kanë nivel më të lartë testosterone.

Për shembull, studime të shumta kanë treguar që të fitosh shuma të mëdha parash mund të jetë një stimulant i vërtetë testosterone. Kjo nuk eshtë për t’u çuditur, kur dihet që një mirëqënie e mire përmirëson edhe perceptimin e një individi për veten e tij. Megjithatë, perceptimi nuk është i vetmi faktor. Këta individë kanë gjithashtu tendencën të jenë më aktivë dhe më të përfshirë në ambjentin e tyre. Të gjithë këto faktorë ndikojnë në rritjen e nivelit të testosteronit.

Le të marrim si shembull një studim të bërë, në të cilin u monitorua prodhimi I testosteronit në të njëjtin grup individësh, në dy testime të ndryshme. Fillimisht ata matën nivelin e testosteronit kur subjektet e testimit kishin pozicion të ulët fuqie. U ishte thënë të mos zinin shumë hapësirë – t’i mbanin krahet e kryqëzuara, kokën poshtë, të mos komunikonin me njëri-tjetrin. Më pas, ata ripërsëritën testin pas 20 minutash, por në këtë rast subjekteve iu tha të merrnin pozicion më të lartë fuqie. Në vend që ta mbanin shpinën të kërrusur, tani ata po qëndronin drejt, po leviznin të lirshëm në ambjentin e tyre dhe komunikonin normalisht. Papritur, niveli I testosteronit shënoi një rritje prej 25%.

box

Ky është thjesht një ilustrim për të treguar se si mund t’i ktheni gjërat në favour, vetëm duke marrë një pozicion më dominant. Në një fare kuptimi, ju po ‘mashtroni’ trupin tuaj, që të çlirojë energjinë e fshehur.

Si rrjedhojë, nëse doni ta bëni trupin tuaj të rrisë prodhimin e testosteronit, ju duhet të gjeni vetë-besimin tuaj dhe të veproni sipas rrethanave. Projektoni në mendjen tuaj imazhin e suksesit. Bëni ç’të jetë e mundur për të përmirësuar perceptimin që keni për veten tuaj. Njerëzit e suksesshëm janë njerëz që veprojnë.

home-banner-img3

  1. Meditimi

Meditimi është një tjetër formë e stimulimit të testosteronit natyral. Mënyra moderne e jetës mund të jetë shkaku i shqetësimeve të vazhdueshme, stresit dhe anktheve, të gjitha të njohura për rritjen e nivelit të kortisolit në trup. Ky është një hormon i lindur natyral, vrasës i testosteronit dhe mund ta ulë ndjeshëm praninë e testosteronit në rrjedhën e gjakut. Zgjidhja për këtë problem vjen në formën e meditimit. Kur ne meditojmë, ne e ‘fikim’ mendjen, duke i shpënë mendimet tona shumë larg shqetësimeve të jetës së përditshme. Në fakt, është provuar që 20 minuta meditim mund të rrisë ndjeshëm prodhimin e testosteronit.

  1. Stërvitja

Të ushtruarit fizik është një mënyë shumë e mire për të rritur nivelin e testosteronit tuaj. Por, nëse doni ta çoni këtë nivel në majat e saj, ju duhet të stërviteni shumë fort. Rekomandohet trajnimi me interval me intesitet të lartë (HIIT) i kombinuar me një shumëllojshmëri ushtrimesh të përbëra.

Përmes trajnimit me interval me intesitet të larë ju aktivizoni fibrat muskulorë që kontraktohen shpejt, të cilat në këmbim bëjnë rritjen e nivelit të testosteronit. Shumë prej fibrave tuaj muskulorë që kontraktohen shpejt, janë të lokalizuara në muskujt e pasëm të kofshës (hamstring). Si pasojë, duke bërë intervale sprinti, ose squat me kërcim me gira në duar, ju do të rrisni në mënyrë natyrale prodhimin e testosteronit.

Nese shihni trupin e një sprinteri, do të mund të shihni të gjitha shenjat e nivelit të lartë të testosteronit. Ato janë muskolozë, me një përqindje të ulët dhjamore, shredded. Prandaj, nëse doni të rrisni testosteronin tuaj përfshini sprinte me interval në rutinën tuaj, të paktën 2 herë në javë.

lean

Metoda e dytë e trajnimit për një rritje efektive të prodhimit të testosteronit është të sërvitesh fort me pesha. Një nga përqasjet është përdorimi I ushtrimeve të ndryshme me peshën e trupit, e cila është një metodë fantastike për të nxitjen e prodhimit të testosteronit. Nëse jeni më shumë për stërvitje në palestër, atëherë, synoni për lëvizje të përbëra me intesitet të lartë.

Rekomandohet të qëndroni tek 4 deri në 6 përsëritje, kur përdorni pesha të rënda, si një metodë efektive për rritjen e nivelit të testosteronit. Është thelbësore që të mbingarkoni grupmuskut më të mëdhenj, në mënyrë që të bëni ushtrime si bench presses (shtytje në stol), squats, deadlift, barbell shrug. Ato do t’ua çojnë në majë nivelin e testosteronit.

  1. Kolesteroli

Kolesteroli është një nga molekulat më të keqkuptuara. Ndërkohë që njerëzit mendojnë se duhet evituar krejtësisht, kjo duket më shumë si një keqkuptim. Ja pra, që kolesteroli rezulton të jetë thelbësor në prodhimin e testosteronit. Nëse e privoni veten nga kolesteroli, ju keni mungesë të energjisë dhe forcës së kërkuar për të fituar masë të padhjamtë muskulare. Prandaj, mos harroni ta bëni pjesë të jetës suaj.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që do t’’I drejtoheni në mënyrë të shfrenuar çdo lloj ushqimi me yndyrë. Qëndroni tek ato që përmbajnë kolesterol të shëndetshëm dhe që mund të gjendet tek vezët organike, mishi i pulës dhe mishi I gjelit, konsumoni peshk dhe mish viçi.

Të gjitha këto burime ushqimore janë të mbushura me proteina dhe aminoacidet e nevojshme dhe janë gjithashtu të pasura me kolesterol të mire.

  1. Acidet Lyrore Omega-3

Acidet lyrore Omega-3 janë një nga rritësit më të mire natyrorë të testosteronit. Pikërisht për këtë, ato janë thelbësore për t’u përfshirë në dietën tuaj. Por, mos e bëni këtu duke marrë një pilulë. Nëse doni të përfitoni të gjitha të mirat e kësaj lënde kaq të ushqyeshme konsumojini ato në mënyrë sa më natyrale.

Sipas studimeve, mungesa e acideve-lyrore në dietën tuaj, gjë që ndodh shpesh, mund të rezultojë në një ulje të ndjeshme të prodhimit të testosteronit.

Burimet më të mira të acideve lyrore janë: peshku dhe peshku vajor, frutat e detit, farat e lirit dhe frutat e thata.

  1. Gjumi

Cilësia e gjumit është thjesht thelbësore për të mirëmbajtur nivelin e testosteronit tuaj lart. Lodhja nga aktivitetet ditore, vënë në porvë trupin dhe ju duhet t’i siguroni trupit të paktën 8 orë gjumë të rehatshëm çdo natë. Kjo është periudha kur trupi rekuperohet.

Gjatë ciklit REM të gjumit, trupi sekreton lloje të shumta hormonesh, që do të ndihmojnë trupin të rekuperohet. Ja përse, ju keni nevojë për një gjumë të pandërprerë për t’i mbajtur këto proçese të rëndësishme metabolike në punë.

Përfundimi

Rritja e prodhimit të testosteronit është një proçes jo i lehtë, i cili mund të ndikohet si nga faktorë të brendshëm edhe ato të jashtëm, megjithatë, ju nuk duhet të mbështeteni tek farmaceutika për të shpërthyer prodhimin e testosteronit. Një mënyrë e zgjuar të ngrëni dhe një protokoll I rregullt stërvitor mund të bëjnë një punë të mire.

Dhe mbani mend që prodhimi I testosteronit është një lojë psikologjike, po aq sa është e dhe fiziologjike. Dhe ajo është diçka që nuk mund ta blini në asnjë dyqan. Ju duhet ta bëni për veten tuaj.

 


Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply