PËRSE DHJAMI NË TRUPIN TONË ËSHTË ÇËSHTJE HORMONALE – TAF

hormones

 

Një bebe lind me rreth 5-6 milion qeliza dhjamore. Gjatë fëmijërisë dhe në adoleshencën tonë, mund të fitojmë më tepër qeliza dhjamore nëse jemi mbipeshë, por në moshë të rritur, numri i qelizave tona dhjamore është i qëdnrueshëm edhe nëse shtojmë peshë. Po habiteni?

Por, qelizat dhjamore nuk janë gjithnjë të njëjtat. Ato mund të fryhen si tullumbace, në kuptimin e plotë të fjalës, gjë që na bën të dukemi më të mëdhenj dhe ky proçes drejtohet nga hormone, në veçanti nga insulina.

Kur ne konsumojmë sheqer apo karbohidrate, ato të dyja kthehen në glukozë në trup. Niveli i lartë i glukozës në gjak është i rrezikshëm, prandaj është insulina ajo që heq të gjithë glukozën që nuk digjet menjëherë për energji dhe kthehet në një substancë, që quhet glykogjen. Më pas, insulina këtë e çon në mëlçi dhe tek muskujt për ta përdorur si energji.

Megjithatë, nëse sistemi i depozitimit të glykogjenit është e ‘pushtuar’ nga sasia e glukozës në gjak, insulina gjithë këtë glukozë mund ta kthejë në dhjam dhe ta depozitojë atë në qelizat dhjamore. Sa më shumë sheqer dhe insulinë të kemi në trup, aq më shumë dhjam depozitohet në adipocite – qeliza dhjamore – dhe aq më të shëndoshë dukemi.

Për aq kohë sa dhjami ynë qëndron i sigurtë i fshehur në qelizat tona dhjamore nën lëkurë, kemi tendencën të jemi më të shëndetshëm – edhe kur nuk arrijmë të veshim xhinset e ngushta – por, nëse shtojmë peshë më shumë seç qelizat dhjamore mund të përballojnë, atëherë do të fillojmë të shtojmë shtresa dhjami në pjesën e barkut dhe organe si psh në mëlçi. Dhe ky është një lajm tepër i keq për shëndetin.

Të mbajturit nën kontroll të nivelit të insulinës është absolutisht jetësore, nëse dëshirojmë të humbasim dhjamin e tepërt. Dhe mënyra më e mire për të zbutur nivelin e insulinës nuk është ndryshimi i sasisë së ushqimit që hamë apo numrit të kalorive që marrim, por ka të bëjë me ndryshimin e llojit të ushqimit që hamë.

Një dietë e kontrolluar, e ekuilibruar, e cila përfshin ushqime të shëndetshme e të pasura me lëndë ushqyese.

 


 

FIT NË 12 JAVË


 

Postime te ngjashme:

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply