DONI TE SHTONI NE PESHE? JA CILI ESHTE TRAJNIMI I DUHUR – TAF

gain

Ka dy menyra per te shtuar në peshe: ose duke rritur masen lean te muskujve, ose duke rritur masen dhjamore. Te dyja jane opsione që ju shtojne ne peshe, por rezultatet në perberjen dhe paraqitjen e trupit jane krejtesisht te ndryshme.


Rritja e peshes muskulare mund te arrihet duke kombinuar nje program stervitor te mire-strukturuar me nje diete te balancuar. Trajnimi rezistent siguron nje stimul te fuqishem per rritjen e muskujve, nderkohe që dieta siguron sasine e duhur te energjise (kalorive) dhe ushqyesve te nevojshem per t’i bere muskujt te afte te rriten në nje shkalle optimale. Nese nuk behet kombinimi i tyre, rezultatet në rritjen e mases muskulare do te jene krejtesisht minimale.

Ushtrimi: Bench press (inclined)


Trajnimi rezistent (trajnimi me pesha) eshte nje nga menyrat me te mira per stimulimin e rritjes se muskulit. Kerkimet kane treguar se perfitimi me i shpejte në mase dhe force arrihet duke perdorur pesha relativisht te renda, te cilat mund te ngrihen në menyre strikte me 6-10 perseritje per set. Nese ju beni me shume se 10-12 perseritje me nje peshe te caktuar, perfitimi i mases do te jete i vogel, megjithate ju perseri do te arrini permiresime në rezistencen e muskujve, forcen dhe fuqine.

deadlift
Ushtrimi: Deadlift

Perqendrohuni në ushtrime “te perbera”, si: bench press, deadlift, squat, shoulder press dhe Lat pull down, pasi keto punojne në te njejten kohe grupet me te medhenj te muskujve te trupit, se bashku me muskujt e tjere ndihmes. Keto ushtrime stimulojne numrin me te madh te fibrave muskulore me nje levizje te vetme dhe si rrjedhoje eshte menyra me e shpejte per te rritur masen muskulare.

lat pull
Ushtrimi: Lat Pull down

Ushtrimet e izoluara perdorini me pak si, bicep curls, apo tricep kickbacks; ato prodhojne rritje te ngadalte te mases dhe duhet t’i shtohen rutines suaj në menyre sporadike, per ta bere me te larmishme.

bicep
Prandaj, nese ky eshte objektivi yt mjaft harxhove kohën duke fryre vetem biceps dhe stervitu me zgjuarsi.

_____________________________

Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply