DESHIRON TE BEHESH FUTBOLLIST ME I SHPEJTE? JA CFARE DUHET TE DISH – TAF

gareth bale
Gareth Bale, cilesuar nga FIFA  si futbollisti i dyte me i shpejte ne bote me 34.7km/h, pas Antonio Valencias qe kryeson me 35.1km/h
 Edhe pse disa futbolliste nga e kaluara gezonin nje talent te lindur dhe kishin sukses ne cdo periudhe, skuadrat e sotme te futbollit me shume gjasa dominojne mbi skuadrat me te mira te 30 viteve me pare – ndoshta edhe 20 viteve me pare, apo 10 viteve me pare. Perparimet e bera ne menyren e te ushqyerit dhe ne mjekesine sportive, kane kontribuar ne permiresimin e performances se skuadrave, por nje faktor tjeter mjaft i dukshem eshte shpejtesia – akoma me shume i rendesishem, te kuptuarit e nevojave specifike te futbollit.

Si fillim, kini parasysh se per nga standartet e fushes apo pistes, shume futbolliste kane regjistruar performanca te jashtezakonshme. Obafemi Martins nga Nigeria e beri 100 metershin ne 10.6 sekonda; atleti amerikan Marvell Wynne vrapoi 10.39 sekonda kur ishte vetem 14 vjec. Anglezi Nedum Onuoha beri te njejten distance per 11.09 sekonda. Kampioni Olimpik Usain Bolt konsiderohet si me i shpejti me nje kohe rekord prej 9.58 sekondash, por kjo jo domosdoshmerisht do te thote se kjo shpjetesi do perkthehej e tille edhe ne fushen e futbollit.

bolt
Usain Bolt

Persa i perket distances se sprintit, permasat kane rendesi. Ne nje shkrim te publikuar ne Gazeten Nderkombetare te Fiziologjise dhe Performances Sportive, ne vitin 2014, kerkuesit dolen ne konkluzionin se pjesa me e madhe e sprinteve ne futboll eshte me e shkurter se 20 metra. Gjate nje sprinti prej 100 metrash, spinterat elitare zakonisht nuk e arrijne kulmin e shpejtesise deri kur arrijne 65 metrat. Me tej, nuk eshte gjithmone atleti me i shpejte ai qe fiton ne sprint.

Nje nga garat 100 metershe me te medha ne histori eshte bere ne Lojrat Olimpike te vitit 1988. Ben Johnson e perfundoi garen e tij me rekordin boteror prej 9.79 sekondash, ndjekur nga Carl Lewis me 9.92 sekonda. Atje ne piste, kjo diference eshte goxha e madhe, por ndarja prej 10 metrash e te dy sportisteve ishte .83 sekonda. Epersia e Johnson-it ishte reagimi kohor superior dhe aftesia e tij per te mbajtur nje shpejtesi me te madhe, me te gjate se Lewis.

Canada's Ben Johnson competes in the 100m event at the 1988 Olympic games in Seoul. (CP PHOTO/ COA/ C. McNeil) Ben Johnson du Canada participe au 100 m aux Jeux olympiques de Séoul de 1988. (PC Photo/AOC)
Ben Johnson

Nje tjeter ndryshim mes futbollit dhe sprintit Olimpik ka te beje me mekanizmin e te vrapuarit. Ne shume sporte te ndryshme, levizja fillon nga nje pike e vdekur (nga nje pike startimi), ndersa ne futboll pothuajse te gjitha sprintet fillojne atehere kur futbollisti eshte ne levizje.

Duke pasur keto ne mendje, ketu jane 8 fakte, te cilat mund t’i perdorni per te trajnuar futbollistet per shpejtesine, ose edhe veten tuaj:

1. Muskujt e dobet jane muskuj te ngadalte 

Legjendari i sprintit Charlie Francis e kishte zakon te thoshte se te jesh i forte jo domosdoshmerisht te ben me te shpejte, por te jesh i dobet, padyshim do t’ju beje me te ngadalte. Nga ana shkencore, kjo i referohet marredhenies mes shpejtesise dhe mases muskulare.

Ne nje shkrim te publikuar ne 2005 ne Gazeten e Biologjse Eksperimentale, kerkuesit pane karakteristikat e vrapueseve me te shpejte te bote qe nga 1990 e deri ne 2003, ne 8 evenimente qe nga 100 metershi e deri te 10.000 metershi. Kerkuesist dolen ne konkluzionin se vrapuesit e distancave te shkurtera kishin me shume mase msukulare dhe ata te distancave te gjata dhe ata qe kishin me shume muskuj ishin te garave 100 deri ne 400 meter.

Ajo cka muskuli ben, eshte te beje te afte atletin te jape nje force shume me te madhe ne toke. Ne nje studim te bere me 33 sprinters, qe u publikua ne vitin 2000 ne Gazeten e Fiziologjise se Aplikuar, kerkuesit dolen ne perfundimin se “….vrapuesit arriten kulmin e shpejtesise jo duke ripozicionuar gjymtyret e tyre ne ajer, por duke aplikuar nje force te madhe mbeshtetese ne toke.”

Pika tjeter eshte se sprintersat nuk eshte se ne distanca te shkurtera jane me te shpejte sepse i levizin kembet me shpejt; ata jane me te shpejte masa muskulore qe ata kane i lejone te aplikojne me shume force ne toke. 

Nderkohe qe masa muskulare te kembet eshte shume e rendesishme per shpejtesine e sprinteve, trajnimi i pjeses se siperme te trupit eshte gjithashtu shume i rendesishem. Ne fakt, rritja e shpejtesise fillon nga pjesa e siperme e trupit dhe forca e pjeses se siperme dhe abdominaleve ndihmon ne ardhjen e goditjes nga pjesa e poshtme e trupit. Zhvillimi i pergjithshem muskular i sprinterave elitare eshte nje njohje ndaj rendesise se forces se pjeses se siperme te trupit dhe shpjetesise.

cana

2. Forca eshte kritike per rritjen e shpejtesise 

Aftesia per te kapercyer inercine varet nga forca dhe ne fakt ngritesit elitare te peshave dhe hedhesit e peshave ne piste apo ne fushe kane nje shpejtesi te jashtezakonshme stratuese. Keta atlete shpehhere mund te vihen ne te njejtin nivel me spritnerat e distancave te shkurtera, si psh.: Brian Oldfield (hedhes gjyleje) dhe David Rigert (peshengrites).

brian
Brian Oldfield

Oldfield ka qene nje nga hedhesit me te mire te gjyles ne historine e ketij sporti, duke u vendosur i gjashti ne Lojrat Olimpike te vitit 1972 dhe theu rekordin boteror ne menyre jozyrtare ne vitin 1975. Ai peshonte 127 kg dhe e kishte forcen shtytese deri ne 204 kg per 3 perseritje dhe mund te vraponte 36,5 metra ne 4.3 sekonda dhe 100 meter sprint ne 10.3 sekonda. Rigert fitoi Lojrat Olimpike ne peshengritje ne grupin e peshes trupore 90kg dhe theu 64 rekorde boterore; ai mund te vraponte 100 metra ne 10.4 sekonda. 

Eshte karakteristike e hedhesve dhe ngritesve te peshave te perdorin pesha te renda me pak perseritje. Duke perdorur pesha te lehta me me shume se 15 perseritje ne nje set, gje e cila praktikohet shpesh tek futbollistet nga trajneret e tyre, nuk eshte zgjedhja me e mire. Si rregull i pergjithshem, per t’u stervitur per force ju duhet t’i mbani perseritjet 2-6.

3. Trajnimi i forces per shpejtesi duhet te fokusohet si ne ushtrimet me njeren kembe, si me te dyja kembet. 

Aftesia per te vrapar shpejt ne nje linje te drejte eshte nje karakteristike kyce e futbollisteve elitare, por aftesia per te ndryshuar drejtim eshte mjaft kritike. Kur nje atlet fillon te ndryshoje drejtimin, pjesen me te madhe te peshes se trupit ata e mbeshtesin ne njeren kembe dhe u duhet te perballojne forcen qe prodhohet gjate asaj levizjeje. Pa nje force te mjaftueshme ne njeren kembe, nje atleti do t’i duhet me shume kohe te stabilizoje trupin e si rrjedhoje te ndryshoje drejtimin. 

Problemi me ushtrimet per njeren kembe (single-leg exercises) eshte se per shkak te ekuilibrit qe kerkohet, mund te perdoret me pak rezistence dhe kjo zvogelon efektin e trajnimit te forces. Ja, perse eshte e rendesishme qe futbollistet te trajnohen duke bere ushtrime si per njeren kembe, ashtu edhe per te dyja, si: split squats (per njeren kembe) dhe squats (per te dyja)

 

4. Pulpa te forta permiresojne shpejtesine 

Pulpat e dobeta dobesojne aftesine e kembeve per te dhene forcen e duhur ne toke. Yuri Verkhoshansky, themeluesi i koheve moderne te trajnimit plyometrik, thekson se ne sportet qe perfshijne levijze te vazhdueshme me ndalesa dhe ndryshim drejtimesh, levizjet behen me kembe te perthyera dhe kjo tregon rendesine e te pasurit pulpa te forta.

leg

Eshte shume e rendesishme qe te punohen edhe muskuli soleus (i poshtem) i pulpes, si psh me ushtrimin – Seated calf raise (ngritja e pulpave ulur), ashtu edhe ai gastrocnemius (pjesa e siperme e pulpes) per te ruajtur ekuilibrin strukturor. Gjithashtu trajnimi i ketyre muskujve ne teresi ndihmon ne permiresimin e fleksibilitetit, nje cilesi shume e rendesishme, por e neglizhuar nga futbollistet (nje pjese e madhe e futbollisteve kane pulpa te kontraktuara e jo fleksibel). 

 

5. Levizjet Plyometrike dhe Ngritja Olimpike (e peshave) i ben atletet me te shpejte 

komb
Kombetarja shqiptare

Levizjet ne ngritjet Olimpike dhe levizjet plyometrike jane menyra tashme te provuara, qe e mesojne trupin te levize me shpejt. Megjithate, keto metoda kerkojne nje trajner te mire per atletet ne menyre qe te sterviten te sigurte, si dhe program te miredetajuar, per te pasur rezultate maksimale. Ashtu si ju nuk do te mund te linit nje grup femijesh ne nje ambjent te mbushur me pajisje gjimnastike dhe t’u thoni “Lozni gjimnastikash” edhe atletet duhet te kene mbikqyrjen dhe udhezimet e duhura perpara se te bejne nje ngritje Olimpike dhe trajnim plyometrik. 

 

6. Çekuilibri strukturor ul shpejtesine e atleteve 

gareth
Gareth Bale (Futbollist i Kombetares se Wales)

Sidomos lojtaret e rinj duhet te testohen ne ekuilibrin struturor. Shpeshhere ndodh qe futbollistet kane nje dobesi relative ne vastus medialis oblique (nje muskul ne formen e nje loti, qe ndodhet ne pjesen e brendshme te pjeses se poshtme te kofshes). Nje VMO i dobet do te dobesoje stabilitetin e nyjes se gjurit dhe si rrjedhoje edhe aftesine per te ndaluar, per te levizur anash e per te ndryshuar drejtim. 

 

7. Atletet “Lean” jane atletet me te shpejte

Per te qene nje atlet me shpejtesi te vecante duhet te jesh teper lean. Kjo mund te tregohet thjesht duke e vene nje atlet te vrapoje me dhe pa nje jelek peshe – edhe vetem 3 kg me shume, do ta ngadalesojne ne menyre te dukshme atletin. Kerkimet e koheve te fundit kane treguar se perdorja e veshjeve te renda (jelekeve me peshe) nuk eshte nje menyre efektive per te permiresuar shpjetesine e vrapit. Eshte me mire te perdoret shtyrja e slitave per distanca te shkurtera (zakonisht 20 metra), pasi ato kerkojne qe atleti te ushtroje me shume force ne toke. 

lean

8. Trajnimi aerobik i tepert ngadaleson muskujt qe kontraktohen shpejt. 

Kontributi maksimal per nje futbollist ne sistemin e energjise aerobike eshte 20%. Problemi me trajnimin aerobik eshte se mund te rrezikoje forcen, duke bere keshtu qe fibrat muskulore qe kontraktohen shpejt te sillen si fibrat muskulore qe kontraktohen ngadale. 

Se sa shpejt leviz nje futbollist mund te varet nga shume faktore, perfshire ketu edhe gjenetiken, por cdo atlet mund te vrapoje me shpejt nese trajnohet me zgjuarsi. Ndiqni keto 8 keshilla dhe trajnimi juaj i shpejtesise do te kete nje fillim te mbare. 


Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply