SA KOHE ME DUHET TE STERVITEM, QE TE SHOH REZULTATE? – TAF

Besojme se pamvaresisht objektivave tuaj, dy pyetjet e para qe ju vijnë në kokë janë se sa shpesh duhet të stërviteni dhe sa duhet të zgjasin seancat tuaja stërvitire, në mënyrë që të shihni rezultate të dukshme. Në këtë artikull do të gjeni disa udhëzime bazë se si të mund ta bëni stërvitjen tuaj sa më efektive dhe si të përfitoni sa më shumë prej saj.

#1. Nuk është e nevojshme që seancat të bëhen maratona

Kohëzgjatja e tepërt, lehtësisht mund të kthehet në anti-produktive. Synoni për seanca 30-45 minuta, për të arritur rezultate opimale, kur bëhet fjalë për rritjen e muskujve. Pas 45 minutave, niveli I testosteronit tuaj fillon të bjerë, ndërkohë që niveli i kortisolit fillon të kulmojë, gjë që i bën seancat maratonë anti-produktive, në vend që të jenë të dobishme. Vetëm mbani mend që, sa më shumë nuk është domosdoshmërisht më mire.

#2. Intensitet i Lartë

Intensiteti është çelësi si për rritjen e muskujve ashtu edhe për përfitimin e forcës. Meqënëse rritja kërkon si ngarkesë mekanike, ashtu edhe metabolike, synoni për seanca stërvitore me intensitet të lartë, ku përfshihet numri i ulët i përsëritjeve. Sigurohuni që ta lejoni trupin të pushojë të paktën 48 orë, pas seancave me intensitet të lartë, në mënyrë që të sigurohet rritje maksimale.

#3. Rriteni sfidën gradualisht

Pas muajve të parë të stërvitjes, muskujt tuaj do të ndihen më rehat e më të përshatur me lëvizjet e reja dhe me sasinë e ngarkesës dhe juve ju duhet të rrisni stimujt në mënyrë që të vazhdoni rritjen. Këtë mund ta bëni duke futur më shumë seanca në javë, ose më shumë ushtrime të avancuara.

Rregulli i përgjithshëm është se me përmirësimin e qëndrueshmërisë, sasia e seancave në javë, ashtu si edhe intensiteti duhet të rriten gjithashtu.

Me një stërvitje të rregullt e të vazhdueshme dhe me një dietë të përshtatshme, ju do të filloni të shihni rezutate pas muajit të pare. Është krejtësisht normale të përjetoni një rritje prej 10% të peshës që ju mund të ngrini çdo muaj, kjo për katër deri në 6 muaj. Pas kësaj pike, do t’ju duhet ta rrisni sfidën tuaj për të mbajtur rritjen në rrjedhën e duhur.

Kur behet fjale per rritjen e muskujve, juve do t’ju duhen të paktën 6 javë stërvitje të targetuar, për të pare rezultate të dukshme. Përndryshe, vazhdoni me rutinën tuaj të zakonshme, ndërkohë që mbani parasysh udhëzimet që u dhanë më sipër, në këtë mënyrë do të keni një udhëtim më të kënaqshëm, që të jeni një person më i mire, më fit dhe më i shëndetshëm.

 


 

FIT NË 12 JAVË

Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply