Programi “FIT NË 12 JAVË” ështe ndertuar për të gjitha nivelet e fitnesit, për të dy gjinitë dhe per te gjitha llojet e trupit. Ky program trainimi ul peshën, përqindjen e yndyres në trup, tonifikon muskujt dhe i jep trupit tuaj nje formë më të bukur dhe natyrale.
Migena dhe transformimi i saj me programin “Fit ne 12 jave” (68kg – 57kg)
Çfarë duhet të dini më shumë:
Në këtë program do të keni mundësinë të njiheni me:
Efektet pozitive të aktivitetit fizik në jetën tuaj
Informacione të rëndësishme përpara se të filloni një program
Grupmuskujt kryesorë të trupit dhe anatominë e tyre
Mënyrën e të stërviturit
Mënyrën se si të kontrolloni elementet bazë të këtij programi (lodhja, stresi, gjumi, hidratimi etj).
Mënyrën e detajuar të përdorimit të këtij programi
Të gjitha të dhënat se si funksionon ky program
Llojet dhe teknikat e trajnimit dhe efektet e tyre
Llogaritjen e marrjes dhe shpenzimit të energjisë
Të ushqyerin, në përshtatje me këtë program
Ky program trajnimi 12 javor ju kërkon të stërviteni katër herë në javë, për dy javët e para. Më pas, vijon me pesë herë në javë, duke përmbyllur tre javët e fundit me 6 herë në javë.
Në këtë program janë të përfshira tre llojet e trajnimit: Trajnimi kardiovaskular, Trajnimi Rezistent dhe Trajnimi Core/Abs. Secili prej tyre ju jep mundësinë të sprovoni veten në forma dhe në intensitete të ndryshme, që vijnë gjithmonë në rritje.
Ky program është ndërtuar, që të funksionojë në përputhje me Planin e dhënë ushqimor.
Çfarë rezultatesh priten?
Qëllimi i dymbëdhjetë javëve të para:
Vendosja e një rutine të rregullt stërvitore, e cila do t’ju ndihmojë ta ktheni aktivitetin fizik në një mënyrë jetese.
Rritja e vetëbesimit dhe vendosja e një raporti më të dashur me veten tuaj.
Vendosja e një raporti të rregullt me mënyrën e të ushqyerit.
Ulje e përqindjes dhjamore në trup.
Muskuj më të tonifikuar e me forma më të bukura trupore.
Rënie në peshë në mënyrë të shëndetshme deri në 15kg (kjo në varësi të individit).
Rritje e metabolizmit.
Gjendje fantastike kardiovaskulare.
Forcë abdominale dhe e të gjithë muskujve Core.
Forcë dhe rezistencë muskulare.
Koordinim dhe fleksibilitet.
Funksionim shumë të mirë nervor.
Jete aktive seksuale
Forcë funksionale.
Shpejtësi….
(lista është shumë e gjatë)
Theksuam më lart “dymbëdhjetë javët e para”, pasi ky program edhe pse është vetëm për 12 javë, ai mund të përsëritet sërish.
Ky program është kaq i larmishëm me trajnime dhe teknika të shumëllojshme, të cilat janë gjithmonë efektive, mjafton të rifilloni programin nga seanca e parë duke e sfiduar veten më shumë në një nivel më të lartë. Këtë mund ta bëni përmes rritjes së peshave, uljes së kohës së pushimit apo rritjes së intensitetit të kardios.