Rreth nesh

Përshëndetje!

Ne jemi Alfred dhe Ela, krijuesit e The Albanian Fitness. Jemi dy bashkeshortë dhe aktualisht jetojmë dhe punojmë në Londër, UK. Fati ka dashur që në këtë vend, ku mundësitë janë të panumërta për ata që kanë vullnet e dëshirë të ndjekin ëndërrat e tyre, të ndjekim e të realizojmë edhe ne ëndrrën tone.

Që në rininë tone të hershme kemi qenë mjaft të dhënë pas Edukimit Fizik të asaj kohe, që sot ka marrë një kuptim shumë më të gjerë duke u quajtur Fitnes. Një gjë e tillë na e ka mbajtur gjallë pasionin për një trup të shëndetshëm e të forte, paçka se në atë kohë nuk ishin mjetet e sotme të informimit, dëshira për të pasur një trup të bukur nuk na ka munguar asnjeherë, pamvarësisht vështirësive që të dalin përpara.

Jeta na ka dhënë mundësi, që krahas pasionit për fitness të kemi edhe një profesion tjetër. Alfredi është marrë me biznes që në fillimet e viteve ’90, ndërsa unë kam ushtruar profesionin e mësueses në qytetin tim të lindjes deri në momentin që u vendosa në Londër.

Dëshira dhe pasioni për fushën e fitnesit bënë që të gjitha njohuritë dhe eksperiencat tona të mëparshme t’i vinim në shfrytëzim të saj. Ishte e pamundur të mos ndiqje endrren për tu bërë Personal Trainer në një vend si Londra. Një enderr që u bë realitet dhe bëri të mundur që njohuritë tona tashmë të viheshin në zbatim.

Jemi munduar dhe vazhdojmë të punojmë akoma për perfeksionimin e teknikave të trajnimit, për të qenë në nivelin e duhur për klientët tane. Kënaqësia e të qënurit Trajner Personal është kontakti dhe bashkëpunimi me njerëz të niveleve të ndryshme, sfidave të shumëllojshme që secili të vë përpara dhe kenaqësia që ndien kur njohuritë e tua, eksperienca, forca motivuese, dëshira dhe vullneti i të dyja palëve bëhen bashkë për një rezultat të dëshiruar.

Me një përqasje e cila i ka rrënjët në botën reale, bëjmë çmos që çdo klient yni të ketë një program stërvitor e ushqimor të përshtatshëm për mënyrën e tyre të jetesës dhe dëshirat e tyre. Çelesi i suksesit për të arritur në mendësinë e klientit është komunikimi verbal dhe joverbal. Eshtë mënyra se sa ti je i gatshëm ta dëgjosh me vëmendje e të futesh në botën e tij, për të kuptuar se çfarë kërkon ai prej teje dhe kjo është primare për punën tone.

ela2

Kjo është mënyra për të arritur një sukses të vazhdueshëm e për një kohë të gjatë.

Dëshira jonë është që eksperiencën dhe të gjitha njohuritë që kemi marrë prej kohësh te vazhdojmë t’i vëmë në shërbim të të gjithë atyre që kanë nevojë të ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe t’ia kushtojnë atë shëndetit dhe një trupi të bukur.

Dhe këtu dalim në një pyetje të vetme: çfarë kërkon ti nga jeta dhe çfarë je i gatshëm të bësh për ta marrë atë që kërkon?

Nëse qëllimi yt është të ulësh ca kilogram dhe je i lodhur nga dietat pa rezultat, atëhere je në vendin e duhur.

Nëse qëllimi yt është të ndihesh më i shëndetshëm, më në formë, më i forte se kurrë, atëherë je në vendin e duhur.

Bota e trajnimit është e komplikuar, konfuze dhe e lodhshme:

Të duhet të mësosh se çfarë të hash e çfarë të mos hash. Cila është mënyra më e mire për të ulur 5kg në javë?

Por, ka zhurmë gjithandej, mendime e reklama që të turbullojnë kokën dhe është e pamundur të marrësh përgjigjen e duhur, apo jo?

Gabim.

The Albanian Fitness u krijua për të vënë në zbatim modele trajnimi efektivë pa mashtrime e ekzagjerime, që gjenden rëndom, por me qëllimin e vetëm për të arritur rezultate reale.

Pikërisht këtu pasioni ynë merr force dhe vlerë. Dedikimi dhe entuziasmi për te përmirësuar dhe për të qenë vazhdimisht një hap para, duke kërkuar aplikimin e të gjitha aspekteve të gjendjes fizike në botën reale, për humbjen e përqindjes dhjamore në trup, për përbërjen e trupit dhe funksionimin e sistemeve që ndodhen në të.

 Çfarë mund të presësh nga The Albanian Fitness

  • Kontroll fillestar fizik.
  • Program i detajuar
  • Këshillim dhe Kontroll mbi planin ushqimor
  • Më shumë energji dhe dëshirë për jetën.
  • Një lëkurë më të shëndetshme si rezultat i një diete ushqimore të pastër dhe një mënyrë jetese pa toksina.
  • Një gjumë më të rehatshëm.
  • Pas 6 javësh, do ta shihni veten në pasyqrë më të hollë, më të tonifikuar e më me vetë-besim.
  • Një trup më të tonifikuar dhe me forma më të bukura.
  • Shikime xhelozie nga kolegët apo miqtë tuaj.
  • Një rrjedhje e vogël nga kuleta juaj, pasi do të filloni të blini veshje më elegante.
FILLO SOT!

© Copyright 2016-2017 All rights reserved. | The Albanian Fitness

A ju pelqeu ky postim? Ju lutemi shperndajeni :)

A ju pelqeu ky postim? Ju lutemi shperndajeni :)