HISTORI SUKSESI – ENIS REXHEPI

HISTORI SUKSESI – ENIS REXHEPI

“DON’T WISH FOR IT, WORK FOR IT”

Enis Rexhepi

Kjo është historia e Enis Rexhepit, e cila na vjen e rrëfyer nga babai i tij, Naimi. Që në kontaktin e parë me të, dallohej pasioni dhe krenaria me të cilën ai fliste për djalin e tij. Eshtë një gjë e jashtëzakonshme, kur prindërit përveçse përkrahin dëshirën dhe vullnetin e fëmijëve, për të realizuar ëndërrat e tyre, bëhen vetë pjesë e kësaj ëndrre duke qëndruar krah tyre në çdo hap.

Ja si na e rrëfen ai historinë e suksesit të djalit të tij, Enisit.

“Enisi ka qenë tëpër i apasionuar pas sportit që në fëmijëri. Që fëmijë merrte pjesë në garat kantonale në atletikë dhe çdo herë korrte sukses. Nuk kishe se si të mos e vije re vendosmërinë dhe dëshirën e tij për të arritur diçka që fëmijë. Në moshen 12 vjeçare, Enisi mori një ftese nga Klubi i Atletikes ne Winterthur dhe shumë shpejt u bë pjesë e tij. Në shumë disiplina si: 100m vrap me pengesa, 100m vrap pa pengesa, gjuajtje e gjyles, ai arrinte të fitonte medalje. Ne vitin 2012 Enisi behet pjese e Swiss Olympic Talents Card. Një tjetër arritje që më bënte të isha krenar çdo ditë e më shumë.

Enis Rexhepi

Duke parë që për të përballuar me sukses disiplinat që përmenda më lart duhej forcë, mendova t’i blej disa shtanga dore që të stërvitet në shtëpi. Mirëpo, në atë moment as nuk e mendoja që do ishte ai fillimi, ku çdo gjë do të merrte një tjetër kthesë. Enisi filloi të stërvitej rregullisht në shtëpi dhe kjo po ndikonte në largimin e tij nga atletika, gjë që nuk më pëlqeu dhe për këtë kam diskutuar shumë me Enisin, pasi nuk dëshiroja që ai ta linte aletikën, sidomos në momentin kur shteti zviceran i kërkoi të jetë pjesë e sportistëve të Zvicrës.

Enis Rexhepi

Pas një kohe diskutimesh, nuk kisha rrugë tjetër veçse të dorëzohesha e të filloja ta mbështesja në dëshirën e tij për t’u marrë me fitness, gjë që vazhdoj ta bëj edhe sot e kësaj dite. Por, me një kusht që ai të mos përdorë asnjëherë steroide, anabolikë apo çdo lloj substance që do të ishte e dëmshme për trupin e tij. Dhe kështu u bë.

I bleva disa libra për fitnes, pasi ishte mjaft i dhënë pas leximit të tyre dhe gjithashtu e regjistrova në fitnessclub edhe pse nuk i lejohej, pasi akoma nuk i kishte mbushur 18 vjeç. Ishte vetëm 15 vjeç kur iu fut rrugës së fitnesit. Por, Enisi e kishte një njeri të cilin e adhuronte dhe frymëzohej prej tij, ai ishte xhaxhai i tij Mursel Rexhepi, një sportist mjaft i apasionuar, që aktualisht banon në Angli.

Enis Rexhepi

Si familje, bashkuam forcat për ta mbështetur e përkrahur Enisin në realizimin e ëndërrave të tij. Në mënyrë që të kishte më shumë kohë të lire, po bëhen 2 vjet, që unë merrem me ushqimin e tij, me përgatitjen dhe ndjekjen e dietës së tij. Jo se nëna e vet nuk dinte, por ajo si të gjitha nënat nuk e kursen dorën kur vjen puna te gramatura dhe gjithmonë thoshte “Hë se nuk ka problem edhe 50gr më shumë.”

Nëna e Enisit nuk e ka dashur asnjëherë bodybuilding, por për Enisin ajo bën gjithçka dhe sigurisht është kujdesur për të gjitha gjërat e tjera.

Enis Rexhepi

Enisi e ka pasur shumë të vështirë këtë vit, pasi që nga muaji Maj, ai ka qenë në dietë. Kjo do të thotë që nuk ka ngrënë apo pirë diçka që përmban sheqer apo yndyrë. I gjithë ushqimi i tij është përgatitur pa yndyrë. Në Natural Bodybuilding nuk lejohet përdorimi i steroidëve anabolikë dhe testet për këto substanca bëhen nga amerikanët. Pjesëmarrja e tij në garat botërore të zhvilluara më 19.11.2016 në Los Angeles ishte një tjetër objektiv i Enisit I arritur me sukses, duke bërë që ai të merrte vendin e 3-të. Edhe pse Enisi kërkon gjithnjë e më shumë nga vetja dhe beson shumë në aftësitë e tij.

Enis Rexhepi

Për t’u marrë me këtë sport në radhë të pare duhet ta bësh me shumë pasion, duhet shumë durim, disiplinë e forte dhe stërvitje e rregullt deri në 6 herë në javë.

Enisi është shumë i ndjekur në faqen e tij në Instagram dhe shpehherë bëj shaka me të duke i thënë se duke luajtur futboll do të ishte bërë shumë i pasur dhe përgjigja e tij gjithmonë është “Nuk e bëj këtë për para!”

Enisi është një njeri mjaft i dashur dhe i respektuar, ka një shoqëri të mrekullueshme që e përkrah e mbështet gjithmonë. Kjo u vërtetua edhe në garat ku ai mori pjesë, ku prania e familjarëve e miqve nga Tetova, Anglia e Kosova ishte e jashtëzakonshme.

Enis Rexhepi

Si prind ndihemi krenarë dhe do bëjmë çmos të jemi pranë tij në çdo hap të jetës së tij, ashtu si çdo prind duhet të jetë me fëmijën e tij.

Ëndërra më e madhe e Enisit është pjesëmarrja në garat e Mr. Olympia Natural, ëndërr e cila presim dhe urojmë t’i realizohet.

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj.”

*******************************************

Enisin mund ta ndiqni edhe ne faqen e tij ne Instagram

https://www.instagram.com/enis.rexhepi/?hl=de

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply