SFIDA E DHJETORIT – Fit per festat e fundvitit.

A JENI GATI PER SFIDEN 30 DITORE TE DHJETORIT?

KUJT DO IA DEDIKONI ATE?

sfida-e-dhjetorit

Eshte fundi i vitit dhe te jemi te sinqerte motivimi per fitnes nuk eshte i pari në listen tone. Sezoni i pushimeve, temperaturat e ftohta dhe axhenda shume e zene, na e ben akoma me te veshtire gjetjen e kohes per tu ushtruar.

Pikerisht per kete, The Albanian Fitness ka menduar t’ju jape shtysen dhe motivimin qe ju mungon, permes kesaj SFIDE 30 DITORE TE DHJETORIT, në menyre që te ndiheni e te dukeni me bukur kur te trokase 2017-ta.

Dedikojani ate vetes suaj, pse jo te mos sfidoni te afermit tuaj. Pse te mos e beni kete sfide ne cift? Nje konkurence e tille do jepte rezultat.

Mos hezitoni te blini veshjen e preferuar per këtë fundviti, pasi ju do t’ia dilni te dukeni absolutisht te bukur/a dhe në forme. Ju mjafton pak nga koha juaj dhe vendosmeri.

Per ju, si meshkuj apo femra, nese doni ta sfidoni me shume veten, perdorni pesha gjate seancave.

Ne fakt kjo sfide, fokusohet në nje trajnim vetem me peshen e trupit tuaj, te cilin mund ta beni kudo dhe në baze te nivelit te fitnesit tuaj. Kjo per t’u ardhur ne ndihme te gjithe atyre qe nuk kane mundesi te frekuentojne nje palester. 

Dhjetori eshte nje muaj shume i ngarkuar, i mbushur plot me njerez perreth nesh, pushime dhe shpesh edhe udhetime. Në menyre që te mund ta aksesoni këtë sfide kudo që ndodheni, jemi munduar ta bejme sa me te lehte e te aksesueshme per ju. Shume mire mund ta printoni e ta vendosni në kalendarin tuaj apo ta mbani në telefon apo iPad, mjafton që ta keni perpara çdo dite.

Qellimi i kesaj sfide eshte t’ju jape mundesine te jeni me elastike dhe te beni ushtrime që prekin pothuajse te gjithe muskujt e trupit tuaj, duke filluar në menyre graduale dhe te pranueshme per nivelin tuaj te fitnesit.

Kjo sfide eshte krijuar bazuar ne Trajnimin Circuit, i cili kur behet pjese e rutinën tuaj nuk ju le te merziteni, pasi i gjithe trupi juaj do te jete ne levizje. Këto lloj seancash rrisin rrahjet e zemrës e forcojne muskujt në të njëjtën kohë. Pra, aty shpesh përfshihen ushtrime që bazohen në fitnesin kardiovaskular dhe rezistencën e muskujve dhe përdoren gjithashtu ushtrime me peshën e trupit me aq pushim sa për të kaluar nga një ushtrim tek tjetri.

BEJE KETE SFIDE TENDE DHE SHIJOJE UDHETIMIN.

sfida e dhjetorit

JA DHE DISA KESHILLA PER ZBATIMIN E SFIDES

* Keshillohuni me parë me nje specialist perpara se te ndermerrni çdo lloj programi fitnesi, qofte edhe nje sfide si kjo.

* Perfshini në çdo dite trajnimi nxehjen dhe ftohjen e muskujve perpara seances. Kjo mund te jete shume mire nje vrap i lehte 5 minuta per ngrohje dhe nje ecje 5 minuta per ftohje.

* Perfshini disa ushtrime stretching dinamik perpara seances dhe disa stretch statik pas seances.

* Qendroni te hidratuar para, gjate dhe pas seances.

* Nese je fillestar mundohu te besh aq sa ke mundesi, bej pushim kur e ke te nevojshme dhe ndrysho ushtrimin nese e sheh te arsyeshme, psh: nëse e ke te veshtire te besh Lunges me hedhje, mund te besh thjesht Lunges, ose nese nuk ben dot Pompa te plota, shume mire mund te besh edhe gjysem pompe.

* Sfidoje veten duke i bërë te gjitha setet e plota. Minimumi i perseritjeve te nje circuit (qarku) eshte 3. Mbaj shenim se sa bën per te parë arritjet e tua në vazhdimesi. Nëse 3 sete apo 4 janë pak, mos shto setet, por shto intensitetin, duke shkurtuar kohën e pushimit apo duke perdorur pesha. Megjithate je i/e lire te shtosh edhe setet. Mund te synosh per maksimumin 5-6.

* Perseritjet e ushtrimeve jane dhene perbri çdo ushtrimi. Beni 30 sek pushim mes ushtrimeve dhe 1 minute mes qarqeve, kjo do të jetë për gjysmën e parë të muajit, ndërda në gjysmën e dytë, koha e pushimit do të zvogëlohet dhe përsëritja e qarqeve do të rritet, për të rritur kështu edhe intensitetin e seancave.

* Tek ditet e pushimit, ju mund te zgjidhni te beni ecje, pak vrap te lehte,ose masazh. Beni ate çka trupi juaj ndjen per te bere. Në ditet e pushimit nuk duhet te sforcoheni.

* Mbani mend: Forma dhe teknika e ushtrimit eshte prioritet, prandaj sigurohuni që po i beni levizjen në menyren e duhur, perpara se te perfundoni te gjithe seancen.

* Kjo sfide nuk mund te kete rezultat nese nuk shoqerohet me nje diete te shendetshme e te balancuar. 

* Sfida vjen në formen e nje kalendari ku ushtrimet jane shenuar sipas diteve perkatese. Ne shiritin lart eshte shenuar koha e pushimit dhe numri i perseritjeve te circuit (qarkut), sipas periudhes perkatese. 

– Çdo dite në faqe tonë do te postohet SEANCA E DITES me fotot e ushtrimeve perkatese si dhe udhezimet e duhura.

– Te gjithe ata që do te marrin pjese në këtë sfide, nese kane deshire mund te ndajne rezultatet e udhetimit te tyre në faqen tone The Albanian Fitness. Mirepresim foto apo video nga realizimi i kesaj sfide. Te gjitha (me miratimin tuaj) do te publikohen ne faqen tone ne Facebook, Instagram, Twitter dhe ne Website. 

SUKSESE! TI MUNDESH!

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply