10 VESET QË DËMTOJNË NGADALË TRURIN TUAJ

habits

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paraqitur 10 veset që mund të shkaktojnë dëmtim të trurit me kalimin e kohës. Shumica e njerëzve i kanë këto vese, përfshirë edhe ju, prandaj përfundimisht ka ardhur koha t’i hiqni qafe.

  1. Ju nuk keni mendime stimuluese. Të menduarit është ajo për të cilin truri juaj është krijuar. Pa atë, truri juaj do të tkurret, prandaj vazhdoni të eksploroni, të shkruani, të lexoni dhe të mendoni se si ta rifreskoni mendjen tuaj vazhdimisht.

  1. Ju nuk hani mëngjes. Anashkalimi i mëngjesit bën që niveli i sheqerit në gjak të ulet, duke çuar kështu në mosfurnizimin si duhet të trurit me lëndë ushqyese. Me kalimin e kohës, kjo çon në shkatërrim të trurit.

  1. Keni tendencën e mbingrënies. Zakonisht, kur anashkaloni mengjesin, kenio tendencën të hani më shumë se ç’duhet. Mbingrënie do të thotë, që ju hani më shumë se ç’trupi juaj ka nevojë, gjë që shkakton ngushtim të arterieve në tru. Dhe si rrjedhojë, fuqia juaj mendore zvogëlohet.

  1. Jeni duhanpirës. Ju sigurisht që e dini që duhani është i rrezikshëm për mushkëritë tuaja, por ai prek gjithashtu edhe trurin tuaj, duke shkaktuar tkurrje të qelizave të trurit. Nikotina luan një rol shumë të madh në zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit.

  1. Konsumoni shumë gjëra të ëmbla. Nëse e shtyni veten drejt gjërave shumë të ëmbla, kjo mund të ndërpresë përthithjen e proteinave dhe lëndëve të tjera ushqyese në tup. Si rrjedhojë zhvillimi i trurit pengohet dhe ndodh kequshqyerja.

  1. Ju nuk flini mjaftueshëm. Nëse vazhdoni ta privoni veten nga gjumi, atëherë nuk po bëni gjë tjetër veçse po vrisni qelizat e trurit. Nëse e ktheni këtë në një ves, kjo mund të çojë në humbje të kujtesës.

  1. Ju mbuloni kokën kur flini. Ka njerëz që e kanë ves mbulimin e kokës kur flenë. Për fat të keq. Kjo shkakton grumbullimin e dioksidit të karbonit dhe si pasojë ul përqëndrimin e oksigjenit në tru. Kjo çon në dëmtim të trurit, përfshirë këtu sëmundjen e dementias edhe nëse jeni në moshë të re.

  1. Ju nuk bashkëbisedoni me të tjerët. Kohët e funditi, me zhvillimin marramëndës të teknologjisë e mbi të gjitha përhapjen e smartfonëve dhe tabletave, me siguri që ju shpenzoni më shumë kohë duke cuar mesazhe e duke chatuar me njerëz online. Në fakt, ajo ç’ka keni nevojë është të bashkebisedoni me njerëz të vërtetë përballë jush. Gjithashtu, do të ishte një ndihmë akoma më e madhe nëse bëni biseda me karakter intelektual, pasi kjo ndihmon në efektshmërinë e trurit.

  1. Ju nuk pushoni mjaftueshëm. Kur jeni të sëmurë, ju përsëri punoni apo studioni fort. Kjo në fakt, nuk ju ndihmon që të bëheni më të zgjuar, por ju dëmton trurin.

  1. Ju jetoni në një vend me ajër të ndotur. Truri juaj ka nevojë për oksigjen. Nëse vazhdimisht jeni të ekspozuar ndaj dioksidit të karbonit dhe lëndëve kimike të rrezikshme, në një të ardhme të afërt truri juaj do të përkeqësohet. Ndaloni së thithuri ajër të ndotur dhe shkoni në një vend me ajër të pastër. Bëjeni këtë sa herë të keni mundësi.
Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply