HISTORI SUKSESI – MIGENA SHEMA dhe sfida e saj me “FIT NE 12 JAVE” – TAF

“SFIDA 10KM VRAP – 10KG ME PAK”

Te dashur miq, kjo eshte Migena, nje nga ndjekeset e para dhe me te dedikuara te The Albanian Fitness.
Ajo sapo ka perfunduar programin “Fit ne 12 jave”. Jemi shume te lumtur dhe e pergezojme fort Migenen, per gjithe perkushtimin, disiplinen, durimin, vendosmerine dhe deshiren e madhe per te realizuar objektivin qe i kishte vene vetes, te cilin madje e kaloi.  
Ndihemi krenare, kur shohim rezultate te tilla. TAF i uron vertet suksese. Jemi te bindur qe puna e saj nuk mbaron ketu, pasi ne e dime qe ajo kerkon shume nga vetja.
Migena kete sezon vere do te ndihet shume me konfidente, shume me krenare me veten e saj dhe do ta shijoje ne maksimum plazhin. YOU ROCK GIRL. 
Vazhdoni me poshte, per te lexuar historine e suksesit te Migenes dhe urojme te jete nje burim motivimi edhe per ju. Mos harroni vera erdhi. 
Migena, para dhe pas transformimit te saj, permes ndjekjes se programit te The Albanian Fitness “Fit ne 12 jave” – (68kg – 57kg)
“Historia ime është e njëjtë me shumicën e njerëzve normal. Dashuroj ushqimin, udhëtimet, sportin. Gjithnjë kam patur një jetë aktive, të ndarë mes punës, shoqërisë e sportit në palestër apo dhe në natyrë,  por pa ndonjë program të caktuar. 
Shpeshherë nën efektin yoyo, nga dieta të gjetura nëpër internet apo të shkëmbyera mes mikesh.

Vera e 2016-s më solli në Shqipëri në një peshë në limitin e maksimumit tim ndër vite, 64 kg. Por, kur u ktheva nga pushimet e Shqipërisë, ku gatimet shtëpiake apo drekat e darkat nëpër restorante, birra darkave, ëmbëlsirat pa fund dhe mos pasja e një aktiviteti sportiv, bënë që të peshoja si kurrë ndonjëherë 68 kg. Rrobat ose nuk më binin më, ose më binin aq ngushtë sa format tregoheshin të deformuara. 
Perftuam nje tjeter kliente te lumtur.

 

Ishte momenti për të kuptuar se çfarë duhet të bëja, jo vetëm për të risjellë trupin në formë të shëndetshme, por dhe për të patur një objektiv afatgjatë,  që të ndryshonte tërësisht metabolizmin tim. Zgjodha të kisha një trajnim profesional si në planin fizik dhe në atë ushqimor. Se une mund të bëja sport gjithë ditën, por nëse haja ushqimet e gabuara dhe rezultatet nuk dukeshin kund?
Dhe më në fund arrita të kem në dorë një program të plotë stërvitor dhe ushqimor, tërësisht në gjuhën shqipe. Programi “FIT NE 12 JAVE” i The Albanian Fitness është një libër më vete. Nuk është thjesht një program, që të jep 2-3 ushtrime e të thote përsëriti 5-6, por i ndërtuar në një mënyrë të thjeshtë për t’u kuptuar. 

(Migena gjate seancave stervitore te programit “Fit ne 12 jave”.)

Është një program, nje guide, që të shpjegon se si je i/e ndërtuar, se si duhet të stërvitesh, se si duhet të ushqehesh, se si duhet të pushosh, se si duhet të vendosësh objektivat dhe të matësh rezultatet.
Programi “FIT NE 12 JAVE”, më kujton profesorin e fizikës në gjimnaz, kur na thoshte:
“Të mësosh është proces.
Herën e parë, merreni librin dhe lexojeni si përrallë mësimin.
Herën e dytë, merrni një laps dhe nënvizoni ato çfarë nuk kuptoni dhe ato që ju duken më të rëndësishme.
Herën e tretë që do e lexoni librin, do filloni ta kuptoni e ta mësoni”. 
Migena ne perfundim te nje prej seancave te programit “Fit ne 12 jave”
Programi do shumë disiplinë, do përkushtim dhe sakrificë, si per zbatimin e ushtrimeve, ashtu dhe per dieten e ushqimore, si në hidratimin e trupit me ujë, ashtu dhe në pushimin e trupit dhe të muskujve me gjumë, si në shëtitjet në ajër të pastër, ashtu dhe në mendimin gjithnjë pozitiv e kurajoz për T’IA DALË!
Shenimet e Migenes, pas perfundimit te nje seance
Te jem e sinqerte nuk e mendoja të tillë, në momentin që e mora. Por, sot me plot gojën mund të them që kam marrë një kulturë të re njohurish mbi fitnesin dhe e kam shumë më të lehtë të stërvitem.
Kam shumë më tepër vetëbesim në ato që bëj dhe nuk kam frikë të provoj çdo lloj ushtrimi që të më jepet. Kam arritur të zbuloj aftësi të fshehura dhe një forcë që kurrë nuk mendoja se e kisha. 
 Disa nga recetat e programit te gatuara nga Migena, gjate ndjekjes se programit.

E mbi të gjitha, gadishmëria që ka treguar TAF, për të qenë pranë meje sa herë që kisha nevojë për këshilla, për sqarime, sa here që humbisja durimin apo motivimin, nuk ka të paguar. I falenderoj shumë për këtë.

Në fund të programit une peshoja 11 kg më pak, por ndërkohë trupi im është mbushur me muskuj dhe është tonifikuar duke hequr peshë dhjamore. Kënaqësia më e madhe është të shikoj se sa shumë është reduktuar celuliti në trupin tim, gjë të cilën nuk besoja se do ta arrija.
Migena duke shijuar frytet e punes se saj

Tashmë, të ushqyerit shëndetshëm nuk është më prioritet personal, por edhe familjar. Recetat e programit më kanë dhënë mundësinë të eksperimentoj jo vetëm në shije, por edhe të kemi mundësinë të hamë pa e privuar veten nga ato gjëra që na pëlqejnë. Pikërisht kjo është e bukura e ndryshimit të trupit me një program të strukturuar mire.

 

Ama, nëse ka pasur diçka që unë nuk e kam pëlqyer kurrë ta bëj, ai është vrapi. Nuk e kam menduar kurrë që do të vinte një ditë që unë të vrapoj deri në 10km. Dhe nuk mbaron këtu, pasi synimi im është që një ditë të mund të marr pjesë në një gjysëm maratonë.

Në fund të programit përveçse ndjen respekt për mundin, djersën dhe vullnetin, ndjen gjithashtu kënaqësi për atë ndryshim që ke arritur, që të tregon jo vetëm më bukur me rrobat që vesh, por dhe më shëndetshëm, të fuqishëm e aktiv në jetesën e përditshme.
Migena
Ky rezultat nuk është fundi i programit, por fillimi i një stili të ri jetese të shëndetshme, fitness në trup dhe në mendje.
Unë ju këshilloj ta sfidoni veten me programin “FIT NE 12 JAVE” te TAF dhe sinqerisht ju them që do ndryshoni rrënjësisht veten tuaj.”
⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓⇓

 NXITONI SE SEZONI I VERES PO VJEN!

Behuni edhe ju pjese e te gjithe atyre qe kane vendosur te ndryshojne trupin dhe jeten e tyre, permes programit “Fit ne 12 jave”. 

Programi i duhur per ju, qe do t’ju ndihmoje te bini ne peshe shendetshem dhe te tonifikoheni. Nje program me informacione te detajuara, qe do t’ju ndihmojne te beheni trajnere te vetes suaj. Program stervitor 12 javor dhe nje diete me 36 receta te shendetshme dhe te shijshme. 

Cfare prisni? Stina e veres dhe plazhi po vjen, por ju jeni akoma ne kohe. Nxitoni te beni tuajin programin “FIT NE 12 JAVE” dhe ju do te jeni epiqendra e vemendjes kete sezon vere. 

Perfitoni nga ulja dhe klikoni linkun tani ⇒ PROGRAMI “FIT NE 12 JAVE”

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply