SYNDROMA E BRETKOSËS SË VLUAR – “TË HIDHESH APO TË PËRSHTATESH?”

FROGI

Futni një bretkosë në një enë të mbushur me ujë dhe filloni të nxehni ujin. Me rritetjen e temperatures se ujit, bretkosa përshtat edhe temperaturën e trupit të saj sipas asaj të ujit.

Bretkosa vazhdon ta përshtasë temperaturën e trupit vazhdimisht me rritjen e temperaturës së ujit. Pikërisht në momentin kur temperatura e ujit po arrin pikën e vlimit, bretkosa nuk mund ta përshtasë më temperaturën e saj dhe në këtë moment vendos të hidhet jashtë.

Bretkosa mundohet e mundohet të kërcejë jashtë ene, por është e pamundur pasi ka humbur të gjithë forcën e saj duke u përshtatur gjatë rritjes së temperaturës së ujit.

Shumë shpejt bretkosa ngordh.

Kush e vrau bretkosën?

Mendohuni mirë!

Është e qartë që shumë prej jush do të thonë uji i nxehtë. Por, e vërteta se kush e vrau bretkosën qëndron tek paaftësia e saj për të vendosur se kur duhej të hidhej jashtë.

Të gjithë ne duhet t’u përshtatemi njerëzve dhe situatave, por ama duhet të dimë se kur është e nevojshme të përshtatemi e kur është e nevojshme të largohemi. Ka momente kur na duhet të përballemi me situatën dhe të ndërmarrim veprimet e duhura. Nëse ne i lejojmë njerëzit të na përdorin fizikisht, emocionalisht, ekonomikisht, shpirtërisht, apo mendërisht ata do të vazhdojnë ta bëjnë.

Le ta vendosim vetë se kur është momenti për t’u hedhur!

Le të hidhemi ndersa kemi ende force!

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply