GJITHCKA DUHET TE DINI PER TRIBULUS

tribulus
Tribulus Terrestris

Emri Latin Tribulus Terrestris te ngjan me emrin e nje perandori Romak. Disa njerez mendojne se eshte lider i suplementeve per ndertim muskujsh. Disa te tjere debatojne se ky “perandor” eshte i zhveshur. Le te shohim, nese eshte ky suplementi që do t’ju jape gjoksin e nje perandori Romak dhe abs çeliku.

Tribulus eshte mjaft i njohur në mbare boten. Ndoshta e keni degjuar nen pseudonimet: Puncturevine, Goat-head (koke-dhie), Cat’s head (koka e maces), apo Devil’s Weed (marijuana e djallit). Frutat me lule te kesaj bime thahen në pranveren e vone dhe forcohen, per te formuar ato farat me maje.
Ashtu si çdo bime tjeter, Tribulus permban elemente aktive. Megjithate, Saponins– veçanerisht protodioksini saponin steroidal – mendohet te jete nje nga ushqyesit kryesore aktive që vjen nga Tribulus.

TRIBULUS me se shumti mendohet se eshte perdorur si nje bime per rritjen e testosteronit, ose I perfshire në perberjet per rritjen e mases muskulare dhe forces. Psh.: kur kerkuesit nga Lituania, kohet e fundit, u dhane atleteve 625mlg nga nje Tribulus me 40% saponin, tre here në dite per 20 dite me radhe, raportuan se testosteroni i qarkulluar u rrit ndjeshem 10 ditet e para te eksperimentit. Megjithate, nuk u rrit me shume në vazhdimesi te eksperimentit.

TRIBULUS eshte nje bime, e cila varion nga nje specie në tjetren. Ashtu si pija e veres, që eshte e prodhuar nga i njejti lloj rrushi, por i kultivuar në vende te ndryshme te botes do te ndryshoje, ndoshta mjaft ndjeshem, te gjithe produktet e bimes Tribulus nuk mund te jene te njejta.


Në këtë rast, protodiocsin concentration – i cili me pak fjale ju thote se sa i Fuqishem mund te jete Tribulus – varet në ç’ vend te botes eshte mbledhur dhe cila pjese e bimes eshte perdorur. Perqendrimi me i madh mund te vije nga Turqia, Maqedonia dhe Bullgaria. Materialet e ardhura nga India, Kina dhe Vietnami jane raportuar me perqendrim shume me te ulet.

GJENI PRODUKTIN E DUHUR!

Nese thuhet se Tribulus rrit nivelin e testosteronit, efektet e tij kane te bejne me dozën specifike. Me pak fjale, veprimi aktiv i protodioksinit duket te jete efektiv vetem në nje gamë te ngushte. Pak me shume, apo pak me pak nuk duket se funksionon. Efekti i duhur mendohet te jete konsumi mjaftueshem i Tribulus, që ju te arrini te merrni nga 2.3 dhe 4.6 miligram protodioksine per pound te peshes trupore në dite.
Shikoni per nje Tribulus terrestris extrakt, standartet e te cilit nuk jane me pak se 6% protodiocsin dhe ndermjet 40% e 45% saponins në total. Atehere, idealja do te ishte që produkti i bimes te ishte nga Turqia, Maqedonia, ose Bullgaria.

REAKSIONI ZINXHIR.

Teoria ime – shprehet Chris Lockwood, PhD, CSCS – eshte se nese Tribulus rrit qarkullimin e testosteronit, atehere ndoshta si dore e dyte siguron largimin e glukozes në gjak. Une rekomandoj marrjen e tij me stomak bosh, vetem me uje, ose nje pije me zero, ose shume pak kalori. Në ditet e trajnimit, merrni nje doze kur zgjoheni në mengjes dhe nje tjeter perpara stervitjes. Në ditet e pushimit, merrni dozën e dyte në mesdite. Ju mund ta merrni Tribulus me ushqim, por jam i mendimit që Tribulus funksionon me mire kur sheqeri në gjak eshte në shkallen tuaj minimale.

RRITJA E FORCES DHE MASES MUSKULARE.

Tribulus terrestris shpeshhere pretendohet si produkti që do te jape rritje force dhe mase muskulare vetem në 28 dite. Kerkuesit australiane hetuan këtë pretendim dhe studiuan 22 atlete meshkuj te liges se rugby – disave iu dha Tribulus terrestris dhe te tjereve placebos.

Pas 5 jave stervitjeje, forca dhe masa e paster muskulare u rriten në menyre te ndjeshme në te dyja grupet, pa as edhe nje lloj ndryshimi mes tyre. Ekspertet dolen në perfundimin se kjo bime nuk prodhon ndonje force te madhe, apo mase te madhe muskulare (lean). Perpos kesaj, Tribulus nuk shkaktoi ndonje ndryshim ne raportin testosteron dhe estrogen. Me pak fjale, Tribulus nuk rriti as nivelin e testosteronit.

EFEKTET ANESORE!

Gjithmone konsultohuni me nje mjek perpara se ta perdorni. Ashtu si çdo perberes tjeter, që ndikon në largimin e glukozes në gjak, ju mund te perjetoni pak marrje mendsh, sidomos nese jeni teper te ndjeshem ndaj ndryshimeve te sasise se glukozes në gjakun tuaj. Gjithashtu, nese perjetoni rritje te nivelit te testosteronit, efektet anesore mund te jene rritja e nje gjendje alarmi mendor.

Njerezit që vuajne nga problemet hormonale, si kancer në gjoks, apo prostate nuk duhet ta perdorin këtë bime. Gjithashtu duhet evituar nga ata që kane probleme me melçine, apo tensionin e larte, pasi kjo mund ta perkeqesoje gjendjen.
Disa eksperte mendojne që Tribulus mund te rrise raportin e testosteron/epitestosteron urinar, gje e cila mund t’i çoje sportistet në rrezik ndaj nje testi pozitiv droge.

EVIDENCA!

Te dhenat ndaj Tribulus jane akoma te pambyllura, por ngelen premtuese. Edhe pse i njohur si shperthyes testosteroni, nuk ofron ndonje benefit në lidhje me forcen, muskujt apo rekuperimin.
Problemi me i madh me industrine e suplementeve eshte se ju nuk dini se ke, apo çfare te besoni.

Prandaj, ju duhet te tregoheni teper te kujdesshem se çfare fusni në trupin tuaj. Sidomos kini parasysh moshen tuaj, qellimin tuaj. NUK rekomandohet nen moshen 18 vjeç, vetem në rast mjekesor.
Synoni per produkte natyrale dhe besoni në aftesite tuaja.

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply