RECETA PERFEKTE PER DITET E NXEHTA TE VERES – TOPTHA BOSTANI DHE PJEPRI TE NGRIRA – TAF

pjeprat
TOPTHA BOSTANI DHE PJEPRI TE NGRIRA

Nje recete perfekte per ditet e nxehta te veres. Nje freskim, detoksifikim dhe kenaqesi per ta shijuar vetem, ose me miqte tuaj.

Perberesit
• Pjepra te llojeve te ndryshme (sipas deshires) edhe per efekt ngjyrash
• Bostan (shalqi)

Pergatitja:

1. Lani mire bostanin dhe pjeprat, ndajini ne dy gjysma dhe hiqini farat. Perdorni nje lloj luge qe eshte per te prere ne forme topthash (si luget e akullores). Ne mungese te saj mund te krijoni forma te tjera. Mos u merakosni nese nuk behen ne forme perfekte, pasi shtypen pak kur ngrihen. 

2. Perdorni nje pjate te sheshte, apo tabaka qe ta zere ngrica e frigoriferit tuaj. Pjaten mbulojeni me leter qe perdoret per pjekje, ose letra te tipit te atyre qe perdoren per te mbeshtjelle dhuratash. 

3. Rreshtojini topthat ne pjate dhe futini ne ngrice per disa ore, ose deri kur te keni ngrire komplet. Hiqini nga ngrica dhe transferojini ne nje qeske ngrirjeje (qeska qe perdoren per ne ngrirje). 

4. Rivendoseni perseri qesken me toptha ne ngrirje deri ne momentin kur do t’i perdorni. 

5. Mund t’i konsumoni siç eshte e paraqitur ne figure, ashtu siç jane me disa gjethe mente, ose te futura ne nje gote me uje, me nje rriske limon e disa gjethe mente.

image

Shenim: Pjeset e mbetura nga bostani e pjeprat perdorini per te bere smoothie, leng, kokteile apo t’i kosumoni te fresketa sic jane, kombinuar edhe me ndonje frut tjeter.

 


 

Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply