S’KA PALESTER – S’KA PROBLEM! JA SI TE STERVITESH NE SHTEPI – TAF

Nuk jeni të sigurtë se si të stërviteni në shtëpi? Ndiqni këto këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë të filloni në palestrën e shtëpisë suaj.

1. Zgjidhni vendin e duhur

Hapi i parë për të krijuar palestrën e shtëpisë suaj është gjetja e hapësirës së duhur për t’u stërvitur. Jo domosdoshmërisht keni nevojë për një dhomë të madhe, boshe të shtëpisë, për ta kthyer atë në një palestër; mund të jetë po aq e thjeshtë sa të spostoni tavolinën e mesit në një qoshe dhe ta shfrytëzoni atë hapësirë si palestrën tuaj për 1 apo 2 orë.

Sigurohuni për gjëra si lartësia e tavanit (për kërcimet), dyshemeja (tapet, parket apo pllaka) si dhe trashësinë e mureve (sidomos kur doni të stërviteni në kohën që vini fëmijën në gjumë, pasi mund ta zgjoni atë).

2. Krijoni një program dhe qëndrojini strikt

Kur vjen puna tek fitnesi, këmbëngulja dhe koha janë shumë të rëndësishme. (Psh.: të përshtatësh një dhomë familjare në një dhomë për stërvitje kërkon ca aftësi në menaxhimin e kohës). Planifikoni seancat që do të bëni në shtëpi, në mënyrë që të jenë sa më të rregullta, të mirëprogramuara dhe në kohën që ju përshtatet ju dhe familjes suaj më mire.

3. Investoni në pajisjet e duhura

Vetëm se po stërviteni në shtëpi, nuk do të thotë që nuk duhet ta trajtoni veten me të njëjtat pajisje bazë, të një cilësie të lartë, që të ofron palestra. Një tapet ushtrimesh (joge), top mjekësor, llastik rezistence, gira, kettlebell dhe top eukilibri mund t’ju ndihmojnë në seancat tuaja dhe nuk janë gjithashtu të vështira për t’u gjetur.

4. Mbani përgjegjësi

Ndryshe nga palsestrat, përgjegjësia e të stërviturit bie krejtësisht mbi ju. Nuk ke klasë për të marrë pjesë në një ore të caktuar dhe nuk ke asnjeri vërdallë të të mbajë të motivuar. T’i qëndroni strikt programit do t’ju ndihmojë, por do t’ju duhet gjithashtu ekstra fuqi për ta ndjekur atë program deri në fund edhe pse tentativat për ta lënë e për t’u dorëziar do të jenë të shumta.

5. Mos e “thyeni” bankën

Gjëja e pare që njerëzit tentojnë të bëjnë, kur duan të krijojnë një palestër në kushte të shtëpisë, është ta tejkalojnë limitin. Shanset janë që pajisjet e mëdha si, pista e vrapit apo një supermakineri me shumë funksione, të përdoren shumë rrallë, për të mos thënë fare. Mos u fiksoni për ta bërë medoemos shtëpinë t’i ngjajë një palestre. Për aq kohë sa keni një dhomë të sigurtë, me hapësirë dhe keni pajisjet bazë që ju nevojiten, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

6. Përdorni teknologjinë

Teknologjia është bërë një burim shumë i mire për motivimin në fitness dhe matjen e progresit. Mos hezitoni të merrni një iPad apo TV në palestrën tuaj shtëpiake, nëse po ndiqni një rutinë fitnesi në veçanti. (ju mund të gjeni me dhjetra DVD fitnesi, që mund t’i ndiqni nga komoditeti i shtëpisë suaj. Gjithashtu, konsideroni përdorimin e aplikacioneve në telefon, ato të cilat masin rrahjet e zemrës, kaloritë e djegura, hapat e bërë etj..në mënyrë që ta ndihni progresin tuaj hap pas hapi dhe t’ju ndihmojë yë arrini qëllimet tuaja.

7. Personalizojeni

Askujt nuk i pëlqen të stërvitet në errësirë e në një hapësirë depressive. Provoni t’i jepni asaj hapësirës suaj pak personalitet duke e personalizuar atë. Mund ta lyeni dhomën me një ngjyrë të çelët dhe mund të ngjisni thënie motivuese rreth e qark, apo duke vënë kornizat me fotot e familjarëve bë mur. Këto gjëra do t’ju bëjnë të ndiheni më rehat dhe me një dëshirë më të madhe për të punuar.

Të stërviturit në shtëpi nuk është e përshtatshme për të gjithë. Disa njerëz nuk arrijnë të bëhen pjesë e kësaj, pasi janë më të dhënë pas palestrës jashtë apo pjesëmarrjes në klasa të ndryshme fitnesi. Por, në ditët e ftohta të dimrit apo për disa nëna që janë me fëmijët e vegjël në shtëpi, mund të jetë një gjë fantastike. Shumë njerëz preferojnë më shumë komoditetin dhe fleksibiitetin e një palestre shtëpiake. Ndihen më pak në siklet, duan privatësinë e tyre dhe duan të jenë pjesë e asaj strehe që kanë krijuar.

 


Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply