5 ARSYE TË FORTA PËR TË NGRËNË MË SHUMË KËRPUDHA – TAF

Ku ushqim ka shumë më tepër se shija e tij e tokës.

Shpeshherë kërpudhat nënvlerësohen vetëm pse janë të vogla apo ndonjëherë duken si të çuditshme. Por, ka kaq shumë arsye se përse ato duhet të jenë pjesë e menusë suaj.

Kërpudhat janë të pasura në vitamina, minerale dhe elementë të tjerë. Përpos kësaj nuk është e nevojshme që të shpenzoni për varietetet që kushtojnë shumë. Edhe kërpudhat normale të bardha apo të kafta janë të mbushura me vlera ushqyese. Pra, nëse nuk jeni dashamirës të kërpudhës, ka ardhur koha të jeni. Dhe nëse doni akoma më shumë argumenta bindës, vazhdoni të lexoni më poshtë – ne po ju japim arsyet se përse duhet të bëheni kërpudhëdashës.

Ato janë të pasura në Vitaminë B.

Vitamina B si riboflavin, niacin dhe folati janë çelësi për proçese të pafund në trupin tone. Disa kërpudha kanë përqindje më të lartë vitamine B, në krahasim me disa të tjera, prandaj konsumimi i varieteteve të ndryshme mbulon nevojat tuaja. Psh.: kërpudhat e mëdha Portobello përmbajnë më shumë folat se kërpudhat italiane crimini, ndërkohë që kërpudhat shiitake përmbajnë më shumë vitamin B6 se varietetet e tjera.

Do të merrni dozen e vitaminës D

Kërpudhat janë një burimet e pakta bimore të vitaminës D, një ushqyes shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave, muskujve dhe funksionimin nervor dhe suport të sistemit imunitar. Edhe pse do të jetë e vështirë të mbulohet e gjithë kërkesa ditore për vitamin D, vetëm nga konsumimi i kërpudhave (një racion siguron vetëm 3%), ato janë një mënyrë e shkëlqyer për ta rritur marrjen e kësaj vitamine, sidomos nëse ju nuk konsumoni ushqime të tjera të pasura në vitamin D, si vezët apo peshku i yndyrshëm.

Jeni me pak te predispozuar për t’u sëmurë.

Kërpudhat janë të pasura në antioksidantë, të cilat njihen për të mirat në trupin tone. Si fillim, ato luftojnë radikalet e lira, të cilat çojnë drejt problemeve serioze të shëndetit si sëmundet e zemrës, kanceri dhe Alzheimer. Antioksidantët janë studiuar gjithashtu për rolin e fuqishëm që kanë në ngadalësimin e proçesit të plakjes. Dhe për më shumë akoma, ato janë një burim i pasur i seleniumit, i cili është shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e shëndetit të sistemit riprodhues, prodhimin e AND-së, funksionimin e gjendërrave tiroide dhe për ta përsëritur luftojnë radikalet e lira.

Kanë shije umami.

Edhe pse kërpudhat marrin nga shija e përbërësve me të cilët po gatuhen, ato kanë një shije të veçantë e quajtur umami, e cila sa vjen e shtohet kur ato gatuhen. Janë një mënyrë e shkëlqyer për t’i bërë më të pasura pjatat e pastave apo sallatrave ose ju thjesht mund t’I tiganosni sauté dhe t’I hidhni sipër një veze të skuqur, tërshërës për një shije paksa më pikante.

Do të ndiheni më të ngopur.

Kërpudhat janë një mënyrë e mire dhe me pak kalori që mund t’i jape një shije dhe pamje tjetër pjatave. Një kupë me kërpudha të bardha apo të kafta (të gjalla) do t’ju jepte vetëm 20 kalori dhe me këto kalori edhe 2gr proteine.

 


Postime te ngjashme:

Related Posts Plugin

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply