JA SI TE HUMBISNI DHJAMIN BELIN TUAJ – TAF

joe

1) Nivel i Ulët i Dhjamit = Muskuj Barku të Dukshëm

Kjo ndoshta është gjëja kryesore për t’u pasur kujdes, nëse qëllimi yt është të nxjerrësh në pah muskujt e barkut. Edhe nëse bëni pafundësisht crunches apo sit ups, niveli i lartë i dhjamit nuk do t’ju lejojë të keni muskuj perfekt. Niveli i përqindjes dhjamore që nevojitet për të pasur muskuj barku të dukshëm varion nga njëri individ te tjetri.

Mënyra më e shëndetshme për të reduktuar niveli e dhjamit në trup është duke kontrolluar dietën ushqimore dhe duke u stërvitur. Monitoroni progresin tuaj duke bërë vazhdimisht matje dhe fotografi; kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni të motivuar në rrugëtimin tuaj për muskuj barku të definuar.

2) Abs krijohen në kuzhinë

kitchen

Çfarë hani dhe sa hani mund të bëjë një diferencë mjaft të madhe në arritjen e muskujve të definuar të barkut. Nëse hani shumë dhe vazhdimisht junk food dhe nuk kujdeseni për porcionet që hani, do ta kenë tepër të vështirë t’i nxirrni në dukje muskujt e barkut.

Ngrënia me zgjuarsi dhe kujdesi ndaj sasise së kalorive të marra mund të bëjë një goxha diferencë. Ushqimi junk përmban shumë sodium, i cili çon në fryrje të barkut për shkak të mbajtjes së ujërave.

Sigurohuni që po pini ujë mjaftueshëm gjatë gjithë ditës, për të evituar mbajtjen e panevojshme të ujërave, sidomos kur moti është i nxehtë.

3) Hiqi shtresat e dhjamit me Kardio

kardio

Kardio është një nga mjetet më të nevojshme për të hequr shtresat e dhjamit e për të nxjerrë në pah muskujt e fshehur. Një nga format më popullore dhe më efektive të Kardios është HIIT – High Intensity Interval Training (Trajnim me Intervale me Intensitet të Lartë).

Kjo është një mënyrë e zgjuar për të bërë kardio, pasi nga studimet është treguar se djeg maksimumin e kalorive ndërkohë që ruan masën muskulare. Me pak fjalë, ju stërviteni me të gjithë fuqinë për një kohë të shkurtër dhe më pas kaloni në hap më të ngadaltë për të njëjtën sasi kohe, apo më gjatë, në varësi të aftësive tuaja. Është gjithashtu i shpejtë dhe vazhdon të djegë kalori edhe pasi ju keni vajtur në shtëpi. Zakonisht 5-10 intervale e bëjnë punën për mrekulli.

4) Mos e harxhoni kohën duke u përpjekur të zvogëloni dhjamin vetëm në një pjesë.

pik

Ky është një nga mitet më të mëdha në industrinë e fitnesit. Ju nuk mund të zvogëloni nivelin e dhjamit në një zonë të veçantë. Megjithatë, ju mund të stërvisni muskujt në mënyrë që të përftohet një definim më mire në atë zonë, pasi është zvogëluar niveli i dhjamit.

Pikërisht këtu hyn në punë trajnimi specific i muskujve të barkut (abdominal). Duke u stërvitur rregullisht dhe duke ndjekur një dietë të balancuar e të shëndetshme, shtresat e dhjamit tuaj do të zvogëlohen dhe muskujt e barkut do të fillojnë të dalin.

5) Vini në shënjestër muskujt e barkut me ushtrime specifike.

plank

Ushtrime të tilla si Plank janë tepër efekive për muskujt e barkut, po ashtu si Bicycle Crunches apo Hanging Ab Raise. Bëni çmos, të keni shumëllojshmëri ushtrimesh dhe kur keni përparuar shtoni lëvizjeve tuaja edhe pesha për t’i bërë atom ë efektive.

Vetëm duke vendosur një girë tek kembët kur bëni Reverse Crunches e bën ushtrimin shumë të vështitë. Ju gjithashtu mund të varni një peshë në bel kur bëni Hanging Leg Raise.

6) Përfshini ushtrime të përbëra në rutinën tuaj.

deadlift

Ushtrimet e përbëra si: squat dhe deadlift janë lëvizje me efekt në shumë nyje të trupit, e si rrjedhojë kanë aftësinë të godasin muskujt e barkut dhe core në përgjithësi.

Përpjekjet e mëdha që duhen për të performuar këto lëvizje bëjnë të mundur gjithashtu që të digjet një sasi e madhe kalorish, duke i shtuar kësaj edhe tonidikimin dhe uljen e përqindjes së dhjamit duke bërë një ushtrim të vetëm

Sa më shumë kalori digjen, aq më shumë ulet përqindja dhjamore e trupit, sigurisht nëse keni nën kontroll dietën ushqimore. Përveçse digjen kaloritë përmes tyre  arrihet edhe një zhvillim i mire i muskujve të pastër (lean).

Muskujt lean djegin më shumë kalori në gjendje qetësie, se dhjami, prandaj kjo do të kontribuojë akoma më shumë në djegien e dhjamrave në përgjithësi.

 

MESAZH PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI

Të arrish të kesh muskuj barku të dukshëm dhe sidomos një 6pack për ta pasur zili, të duhet një punë e madhe dhe dedikim ndaj objektivit tuaj.Duke ndjekur këto rregulla të thjeshta, ju do të jeni në rrugë të mbarë për t’i arritur ato.

Marifeti është gjithmonë: Disipline dhe Vendosmëri.

 


Postime te ngjashme:

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply