SI EKZEKUTOHET USHTRIMI “BULGARIAN SPLIT SQUAT” – Squat i ndare, stil bullgar

Bulgarian Split Squat Bulgarian Split Squat, nje ushtrim i perbere force, nje ushtrim i fuqishem qe ve ne pune grup muskujt me te medhenj te trupit. Nje nga ushtrimet me te mira per pjesen e poshtme te trupit. Ky ushtrim eshte per te gjitha nivelet e fitnesit. 

Muskujt që goditen:
Quadriceps
Gluteus
Hamstrings
Soleus
Gastrocnemius

EKZEKUTIMI

1. Merr nje karrike (apo stol) dhe qendro perpara saj me shpine. Ngrije kemben e majte dhe mbeshtete pjesen e poshtme te saj te karrikja. Krijo nje distance te pershtatshme që kur te ulesh te krijosh nje kend prej 90 gradesh te kembes perpara.

2. Mbaj ekuilibrin në këtë pozicion. Kontraktimi i muskujve te barkut do të të ndihmoje te qendrosh drejt dhe te mbash në nje linje te drejte shpinen.

3. Me pas perthyej gjurin e djathte dhe ulu drejt tokes, duke pasur kujdes që gjuri te mos kaloje majat e gishtave te kembes. Ndalo dhe qendro në ate pozicion kur kofsha e kembes se djathte eshte paralel me token dhe gjuri i majte eshte gati duke prekur token.


4. Duart mund t’i mbash në bel, pas kokes ose drejt poshte (me apo pa peshe).

5. Pasi qendron per pak sekonda, drejtoje kemben per te vajtur në pozicionin fillestar. Shtrengoji muskujt e vitheve dhe jepi pjeses së legenit perpara, per te terhequr muskujt e kesaj pjese.

6. Beni perseritjet e nevojshme me njeren kembe dhe me pas perseriteni me kemben tjeter.

Plyometric split squat
Plyometric split squat

Per ta veshtiresuar:
Perdorni pesha (mbani nga nje gire në secilen dore, apo shtange)
Shtoni perseritjet
Shtoni setet, ose

Beni Plyometric Bulgarian Split Squat

_________________________________________

Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply