JOGA! DISIPLINA PERFEKTE PER T’JU BERE ELASTIKE DHE TE FORTE

clas

Pamvarësisht çdo lloj rutine stërvitore që mund të jeni duke ndjekur, joga është një disiplinë e shkëlqyer për t’u përfshirë në rutinën tuaj stërvitore të javës. Sikur edhe një herë në javë të merrnit pjesë në një klasë joge, ju do të arrini të përmirësoni fleksibilitetin tuaj, forcën dhe staminën, do të përshpejtoni proçesin e rekperimit pas-stërvitor, gjë që do të thotë më pak rrezik për dëmtime.

Nëse bëni shumë ushtrime kardiovaskulare si vrap, biçikletë, klasa me impakt të lartë, atëherë joga është çelësi për të mirëmbajtur muskuj sa më fleksibël e të zhdërvjellët.

DO T’JU BËJË MË ELASTIKË

Ndoshta mund të jetë një benefit ekskluziv i jogës, por është shumë i rëndësishëm për ata që bëjnë shumë kardio dhe ushtrime force. Nëse jeni elastikë, ju do të zvogëloni rrezikun ndaj dëmtimeve, pasi muskujt tuaj nuk do të jenë aq të kontraktuar dhe trupi juaj do të jetë në gjendje të përballojë seancat kardio.

E përveç kësaj, joga sjell mjaft të mira të tjera që do t’ju ndihmojnë me fitesin tuaj në përgjithësi dhe rekuperimin pas-stërvitor gjithashtu.

warr

DO T’JU BËJË MË TË FORTË

Kemi tendencën të na shkojë mendja menjëherë tek ngritja e peshave, apo kettlebells, kur permendim togfjalëshin ‘të bëhesh i fortë’. Megjithatë, ju keni nevojë për goxha forcë për të marrë disa pozicione të jogës, ku ju duhet të përdorni peshën e trupit për rezistencë. Të punosh me peshën e trupin është e vështirë…krahasoje si është të bësh një press up (pompë) me chest press me një peshë çfardo dhe atëherë e kupton se ku e kemi fjalën! Pompat me peshën e trupit janë shumë më të vështira. Provoni të bëni 20 pompa me peshën e trupit dhe do ta shihni si vjen duke u vështirësuar, sapo të kaloni dhjetëshen e pare.

Pikërisht kështu funksionon edhe joga – mendoni për pozicione si downward dog, plank, warrior (luftëtari) dhe triangle pose (poza trekëndësh), të cilat që të gjitha kërkojnë mjaft force për të qëndruar për një kohë të gjatë.

Nga këndvështrimi estetik, sa më të forte të jeni, aq më i tonifikuar duket trupi juaj.

downward-facing-dog

JU NDIHMON TË PËRQËNDROHENI

Nuk janë të shumtë ata që i futen jogës për të përmirësuar fuqinë e qartësisë së mendjes së tyre, por padyshim kjo është një dobi që nuk duhet nënvlerësuar. Shumë atletë e përdorin jogën për t’I ndihmuar të jenë më mirë se kundërshtarët e tyre. Thuhet gjithashtu se i ndihmon atletët të jenë ‘brenda zonës’ kur ata janë në garë, që do të thotë se do të funksiononte njësoj edhe për ju kur bëhet fjalë për stërvitjen dhe të qëndruarit të motivuar.

PËRMIRËSON EKUILIBRIN

Shumë prej lëvizjeve në joga kërkojnë që ju të jeni të ekuilibruar. Lëvizje si poza e pemës (tree pose), ku praktikisht ju qëndroni në njërën këmbë, jo vetëm që sforcon e vë në punë muskujt e barkut core, por edhe ekuilibrin gjithashtu.

Dobia? Ligamente më të fortë në gjunjë dhe kyçe të këmbës, gjë që është ideale për ata që bëjnë shumë kardio, sidomos vrap me impakt të lartë.

tree

PËRSHPEJTON PROÇESIN E REKUPERIMIT PAS-STËRVITOR

Duke bërë joga rregullisht, ndihmon trupin të rekuperohet pas një seance të vështirë stërvitore, pasi nxjerr jashtë toksinat si acidi laktik, i cili grumbullohet në trup gjatë stëvitjes së fuqishme.

JU NDIHMON TË FLINI

Nëse po stërviteni rregullisht, do t’ju duhet kohë për të fjetur – tetë orë në natë ose më shumë janë ideale për t’i dhënë mundësi trupit të rekuperohet pas një stërvitje të fuqishme. Prandaj, nëse e keni pasur mundësinë për t’u qetësuar mendërisht gjatë një klase joge në mbrëmje, do të keni më shumë gjasa të shkoni në shtrat të relaksuar, që do thotë një gjumë më i mire.

_________________________

Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

 

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply