JA SI TA ZVOGELONI KONSUMIN E SHEQERIT, PA HEQUR DORE NGA EMBELSIRAT

Te gjitheve na eshte thene e sterthene: Shume sheqer ju ben dem! Sheqeri permban sasi te larte kalorish dhe permban elemente ushqyes jo te nevojshem. Në fakt, nje diete me permbajtje te larte sheqeri rrit rrezikun ndaj semundjeve te zemres, diabetit, semundjeve te melçise dhe disa llojeve te kancerit.

Lajm i mire eshte se ju mund ta zvogeloni konsumin e sheqernave, pa hequr dore nga embelsirat. Recetat e embelsirave, që nuk permbajne sheqer te bardhe jane me te vertete te shijshme e te lehta per tu bere. Kerkoni embelsira, te cilat embelsine e marrin prej frutave, sasise se vogel te mjaltit apo ekstraktit te stevias.

Heren tjeter që t’ju shkoje mendja per embelsira, provoni nje nga keto receta me permbajtje te ulet sheqeri. Trupi juaj do t’ju falenderoje.

1. Fara chia pa sheqer dhe Puding me Arre Kokosi (fruta siper sipas deshires)

chia
Fara chia pa sheqer dhe Puding me Arre Kokosi (fruta siper sipas deshires)

Sherben: 4 persona

Perberesit:
1/4 kupe me fara Chia
1 kupe qumesht Kokosi organik
9 pika stevia e lengshme, ose 1 luge kafe mjalte

Pergatitja:
1. Perzieni te gjithe perberesit në nje gote qelqi, apo kavanoz.
2. Lereni në frigorifer gjate nates. Ne mengjes, hidhini siper disa fruta te stines sipas shijes suaj.
3. Perziejeni dhe shijojeni.

2. Krem me Luleshtrydhe dhe Cashew (arra shqeme)

krem
Krem me Luleshtrydhe dhe Cashew (arra shqeme)

Sherben: 4 persona

Perberesit:
1 kupe cashew
1/2 kupe uje
1 luge gjelle mjalte
1 luge çaji ekstrakt vanilje
2 kupa luleshtrydhe te fresketa

Pergatitja:
1. Futini arrat shqeme (cashews) në uje per 3 ore.
2. Nderkohe, lani dhe pritni luleshtrydhet.
3. Pasi cashews kane qendruar në uje per 3 ore, kullojini dhe hidhini në nje blender.
4. Pasi t’i keni grire e bere në formen e nje kremi, ju mund t’i hidhni edhe pak uje perzierjen per ta bere me kremoze.
5. Shtoni mjaltin dhe vaniljen dhe perziejini perseri.
6. Në nje pjate ku keni vendosur luleshtrydhet hidhini kremin e pergatitur siper tyre dhe shijojeni.

3. Kos i thjeshte i ngrire dhe i embel

kos
Kos i thjeshte i ngrire dhe i embel

Sherben: 6 persona

Perberesit:
2 kupa me kos (me pak yndyre)
1 kupe me kos (me yndyre te plote)
1 luge çaji ekstrakt vanilje
Mjalt ose stevia sipas shijes

Pergatitja:
1. Në nje tas perzieni bashke kosin bashke me vaniljen.
2. Gradualisht shtoni tek Perzierja mjaltin ose stevian, derisa embelsia e kerkuar te arrihet.
3. Hidheni perberjen në nje makineri akulloreje dhe ndiqni instruksionet per perzierjen.

4. Banane te skuqura

banane
Banane te skuqura

Sherben: 2 persona

Perberesit:
2 banane te pjekura mire
2 luge çaji vaj Kokosi
Kanelle

Pergatitja:
1. Qeroni bananet dhe pritni në rriska.
2. Ne nje tigan, mbi nje zjarr mesatar, ngrohni vajin e kokosit.
3. Skuqini bananet nga te dyja anet, duke I lene 2 minuta në secilen ane.
4. Lereni ato te ftohen në nje pjate.
5. Sperkatini me kanelle dhe shijojini.

5. Smoothie me Avokado dhe Çokollate

smoothie
Smoothie me Avokado dhe Çokollate

Sherben: 2 persona

Perberesit:
1 avokado e qeruar, e prere në rriska dhe e ngrire
2 banane, te prera në rriska, te ngrira
4 hurma te vogla, te thata arabie, pa berthame
2 kupa qumesht kokosi jo i embel
2 luge çaji pluhur kakaoje jo e embel

Pergatitja:
1. Nese avokado dhe bananet jane te ngrira, lerini te shkrihen.
2. Nderkohe, futni hurmat e thata te arabise në uje dhe lerini te zbuten.
3. Vendosini te gjithe perberesit në blender dhe perziejini derisa te behet kremoze në forme smoothie. Shijojeni.

6. Puding me Vanilje pa sheqer

puding
Puding me Vanilje pa sheqer

Sherben: 4 persona

Perberesit:
2 kupa qumesht, sipas deshires
3 luge çaji niseshte
3 luge çaji embelsues (Truvia, ose lloj tjeter)
1 luge çaji vanilje

Pergatitja:
1. Në nje tenxhere mesatare hidhni niseshtene dhe embelsuesin Truvia. Me pas me ngadale hidhni qumeshtin.
2. Vendose tenxheren mbi zjarr mesatar, duke e perzier vazhdimisht, derisa masa te filloje te mare vale.
3. Lereni te vlojne per 1 minute.
4. Hiqeni nga zjarri, hidhini brenda vaniljen.
5. Me pas, hidheni masen në tasat individual per servirje dhe futini në frigorifer per te pakten 2 ore.

7. Salce me Gjalp Kikiriku

salce
Salce me Gjalp Kikiriku

Sherben: 4 persona

Perberesit:
1 kanaçe me qiqrra (chickpeas)
1/4 kupe me gjalp natyral kikiruku
3 luge çaji shurup maple
1 luge çaji ekstrakt vanilje
3 luge gjelle tershere (oats)
Pak kripe

Pergatitja:
1. Kullojini qiqrrat dhe shperlajini mire.
2. Hidhni te gjithe perberesit në nje blender dhe perziejini derisa te formohet nje mase kremoze.
3. Shoqerojini frutat ne këtë salce fantastike, ose mund ta hani edhe ashtu siç eshte.

8. Çokollate e zeze dhe akullore me Mjeder (raspberry)

cokollate
Çokollate e zeze dhe akullore me Mjeder (raspberry)

Sherben: 2 persona

Perberesit:
2 kupa me mjeder te ngrire
4 luge gjelle me copeza te vogla çokollate
1/2 kupe me krem arre kokosi ose qumesht kokosi me yndyre te plote, I lene në frigorifer gjate nates.

Pergatitja:
1. Shkrijini mjedrat në temperature dhome per 10 minuta.
2. Në nje tas te vogel, perzieni kremin e arres se kokosit me vaniljen.
3. Në nje gote qelqi, që do te perdorni per servirje, hidhni nje kupe mjeder dhe mbi te hidhni gjysmen e kremit që bete. Hidhni siper copat e vogla te çokollates. Veproni keshtu edhe me pjesen e mbetur.

9. Kujt i ka vajtur mendja per byrek te embel?

“Byrek” me molle.

molle
“Byrek” me molle.

Sherben: 4 persona

Perberesit:
5 molle te medha
2 luge çaji ereza per byrek me molle (apple pie spice), (ose kanelle, nese kjo erze nuk ju gjendet)
1 luge çaji kanelle
1/4 tershere
1 luge çaji ekstrakt vanilje
1 kupe qumesht bajame jo i embel
2 luge gjelle uje

Pergatitja:
1. Ngroheni furren në temperaturen 190 grade dhe lyeni lehte me spray gatimi, nje tepsi 8×8.
2. Ndajei çdo molle në 8 pjese. Hiqni pjesen e mesit dhe farat.
3. Kombinoni mollet, erezat apostafat per byrek me molle, kanellen, tersheren, ekstraktin e vaniljes, qumeshtin dhe ujin në nje ene ku do te behet pjekja.
4. Piqeni perberjen per 20 minuta. Me pas nxirreni dhe perzijeni.
5. Futeni në furre perseri dhe vazhdoni pjekjen edhe per 15 minuta te tjera. Nxirreni nga furra dhe lereni te ftohet perpara se ta sherbeni.

10. Pije e Ngrohte me Kakao

kakao
Pije e Ngrohte me Kakao

Sherben: 1 person

Perberesit:
1 luge gjelle pluhur Kakao
1 e 1/2 luge gjelle uje i nxehte
1/2 pakete stevia (pluhur)
1 kupe qumesht jo I embel, sipas deshires

Pergatitja:
1. Hidhni pluhurin e kakaos dhe embelsuesit stevia në nje filxhan.
2. Shtoni ujin e nxehte dhe perziejeni derisa te behet nje mase e bute.
3. Shtoni qumeshtin dhe perzijeni derisa te shkrihet perzierja.

Kete pije mund ta beni edhe ne versionin te ftohte, duke iu pershtatur stines.

 


Nese objektivi juaj eshte te bini ne peshe shendetshem dhe te tonifikoheni. Nese doni qe fitnesin ta beni menyre jetese. Nese doni te krijoni nje regjim te shendetshem ne te ushtruarin fizik dhe te ushqyerin, atehere jeni ne vendin e duhur. 

Beni tuajin programin “FIT NE 12 JAVE” dhe ju do te rindertoni trupin tuaj ne menyre fantastike. Klikoni linkun e meposhtem dhe Filloni tani!

FIT NË 12 JAVË


Postime te ngjashme:

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply