Cila është mosha më e mirë për të shtuar Masë Muskulare?

Ndoshta një nga temat më të diskutuara është se cila është koha më e mire (mosha) për të filluar me ndërtimin e masës muskulare. Të gjithë mund të përfitojnë nga Kardio apo Trajnimi rezistent, megjithatë, jo të gjithë mund të jenë të aftë të ndërtojnë masë muskulare në mënyrë efektive bazuar në moshën e tyre.

Të fillosh trajnimin me pesha për masë muskulare (hipertrofi) është më dobiprurëse në një moshë të re, sesa në një moshë të vjetër. Nga ana tjetër, të qënit shumë i ri nuk është edhe aq dobiprurëse, pasi trupit I duhet të zhvillohet si në aspektin hormonal e në atë strukturor, në mënyrë që të ndërtojë muskuj.

 Gjithësesi ju mund të fitoni force dhe rezistencë. Në fakt, trajnimi me pesha mund edhe të ndihmojë në parandalimin e dëmtimeve nga sported e ndryshme dhe të ndihmojë me fazën rekuperuese. Është thënë, që çdo moshë nga 16 – 25 vjeç është mosha më e mire për çdo lloj trajnimi hipertrofie, pasi kjo njihet si “vitet kulminante”, ku trupi është në fazën e tij “më të mire” për rritjen e muskujve.

Sigurisht, që kjo është një çështje mjaft e diskutueshme, por nëse ju sapo keni filluar të ngrini pesha për here të pare, ju do të shihni rezultate shumë më shpejt, në krahasim me fazën kur trupi është mësuar së ngrituri pesha; pamvarësisht moshës që keni. Kjo njihet si “shpërthimi i fillestarit”.

 

Cili është kufiri i moshës për ngritjen e peshave?

Edhe pse rritja e muskujve fillon të ngadalësohet pas të 20-ave, të ushqyerit dhe stërvitja vazhdojnë të luajnë një rol shumë të madh në mbajtjen e trupit në formë. Nuk është kurrë vonë. Nëse jeni të rinj, shfrytëzni avantazhin për të ndërtuar masë muskulare sa më shpejt, por ju sërish mund të përfitoni dhe ndërtoni muskuj nëse i qëndroni strikt një diete të balancuar dhe një programi stërvitor, pamvarësisht moshës që jeni. Njerëzit që janë më në moshë mund të përfitojnë më shumë edhe nga suplementet, por gjëja më e mire është që gjithçka të merret nga ushqimi dhe suplementet vetëm atëherë, kur të jenë me të vërtetë të nevojshme.

 

Masa Paraprake

Nuk ka rëndësi se sa vjeç jeni, është shumë e rëndësishme që ngritja e peshave të bëhet në mënyrë korrekte. Sidomos nëse jeni fillestarë. Lëreni egon mënjanë dhe fokusohuni tek forma. Përdorni pesha të lehta, derisa forma e ushtrimeve të jetë ajo e duhura. Nëse filloni të ngrini pesha të rënda pa pasur formën e duhur për ta mbajtur atë peshë, atëherë ju po vini veten në rrezik për dëmtime. Gjithashtu, përpara se të filloni seancën stërvitore është shumë e rëndësishme të bëni nxehjen e muskujve, në mënyrë që të parandaloni dëmtimet e mundshme!

 

Një mesazh për ta mbajtur në mend

Trupat tanë sigurisht që do të plaken me kohën. Dhe me rritjen e moshës, lëkura jonë e humbet elasticitetin, duke shkaktuar kështu rrudhat. Kockat dhe muskujt tanë bëhen më të dobët. Duke vazhduar së mbajturi një ekuilibër mes aktivitetit fizik dhe pushimit gjatë gjithë jetës sonë, do të ndihmojë në ngdalësimin e proçesit të plakjes në një fare mase. Të praktikuarit e një forme të mire kundrejt ngritjes së peshave të rënda, do të kufizojë presionin që i shkaktohet gjymtyrëve dhe ligamenteve.

 

Për ta përmbyllur, mosha më e mire për të filluar gjithçka është mosha kur ju ndiheni të aftë për t’u zotuar plotësisht në realizimin e një programi stërvitor dhe ta zbatoni në mënyrë strikte atë, pamvarësisht objektivit që keni.

Sigurisht, një gjë shumë e rëndësishme është që nëse jeni fillestarë apo keni një shqetësim shëndetësor si, probleme me zemrën apo probleme me artikulacionet si artritis, ju duhet të këshilloheni gjithmonë me mjekun përpara se të ndërmerrni çdo lloj programi stërvitor.

 


Nese objektivi juaj nuk eshte shtimi i mases muskulare, por TE BINI NE PESHE shendetshem dhe TE TONIFIKOHENI. Nese doni qe fitnesin ta beni menyre jetese. Nese doni te krijoni nje regjim te shendetshem ne te ushtruarin fizik dhe te ushqyerin, atehere jeni ne vendin e duhur. 

Beni tuajin programin “FIT NE 12 JAVE” dhe ju do te rindertoni trupin tuaj ne menyre fantastike. Klikoni linkun e meposhtem dhe Filloni tani!

 

FIT NË 12 JAVË

 


Postime te ngjashme:

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply