PËRSE NUK LËVIZIM MË SI DIKUR? ÇFARË NA PENGON? – TAF

lojrat copy

Kur unë isha fëmi, isha tej mase aktive, më pëlqente të vrapoja, të luaja çdo lojë me top e madje edhe futboll. E kalonim gjithë ditën jashtë e madje shpeshherë deri vonë, duke luajtur me shokët e shoqet e lagjes. Ne thjesht ishim aktivë.

Ne ishim fëmijë që po shijonim ashtu siç duhet këtë fazë. Nuk e kishim mendjen se sa kalori po digjnim, apo ngarja e biçikletës do të na rregullonte trupin, apo do të na e tonifikonte. Nëse nuk ishim në shkollë, apo duke bërë diçka në shtëpi ne thjesht vraponim, luanim, kënaqeshim, djersiteshim sa kishim fuqi.

Krahët e këmbët tona të imëta u rritën, u zgjatën dhe u forcuan dhe muskujt tanë forcoheshin gjithashtu. Por, ashtu si çdo fëmi që është aktiv kur luan, kur rritemi, ai lloj aktiviteti ngadalësohet dhe shkon drejt zhdukjes. Lojrat ngelin pas. Dhe nëse e vetmja lëvizje është e lidhur me lojën – atëherë s’ngelet më asnjë lëvizje. Ju thjesht ndaloni.

Kur rritemi, koha e lojës nuk është e programuar për ne vetëm nëse puna që bëni kërkon shumë sforcim fizik, si mbajtje kutish, ndërtim, apo të vraponi pas fëmijëve të cilët e dinë mirë se çfarë do të thotë të luash, është kaq e lehtë ta shohësh kohën tënde të lojës dhe aktivitetin tënd të zhduket.

Ne mendojmë të ngremë pesha në palestër, të vrapojmë në pistë dhe të punësojmë një trajner personal. Ne mendojmë për kaloritë që djegim, djersën që derdhim, kohën e harxhuar. Por, kjo lloj lëvizjeje është thjesht pjesë e një ekuacioni. Nëse do të jesh një person i shëndetshëm, ju duhet të lëvizni GJATË GJITHË KOHËS.

Ju duhet ta kujtoni ndjesinë që të jep të lëvizurit për kënaqësi. Për të lëvizur, sepse ju mund të lëvizni. Dhe nëse të paktën mbani mend se si të lëvizni, jo vetëm një herë në ditë për 45 minuta, apo 3 herë në javë për 30 minuta, jo vetëm të dielave, por gjithmonë dhe shpesh, si opsioni i kundërt i nganjëherë dhe kurrë – vetëm nëse harroni të lëvizni, me kalimin e moshës, lëvizja do të fillojë të bëhet gjithnjë e më shumë e kufizuar dhe e vështirë.

walking

Kur ne jemi fëmijë, trupi jonë është elastik. Vetëm në rast se ne i mbajmë elastikë duke qenë në lëvizje të vazhdueshme, në të kundërt muskujt do të shkurtohen, ngushtohen dhe tkurren, për shkak të veprimeve që bëjmë, qoftë mbajtja e një çante të rëndë gjithmonë vetëm në njërin krah, apo ecja në majë të takave më shumë se ç’duhet. Duke e mbajtur trupin gjithmonë në lëvizje muskujt bëhen më të zhdërvjellët, rritet forca e tyre dhe fleksibiliteti dhe kjo është pjesë se si trupi juaj e përdor karburantin që ju i jepni përmes një ushqimi të mire.

Herën tjetër që të ankoheni ndaj idesë për të shkuar në palestër, kujtoni se çfarë ju ka pëlqyer të bënit për të lëvizur trupin atëherë kur ishit fëmi. Në vend që të ndiqni aktivitete të mërzitshme, filloni të ndiqni ato që ju pëlqejnë e ju shtojnë entuziasmin.

zumba

Të ka pëlqyer kur ishe fëmijë të ecje me patina? Bli një pale, merr shokët/shoqet e ik argëtohu me patina në park. Të ka pëlqyer të kërcesh që fëmijë? Fillo të ndjekësh një klasë zumba? Të ka pëlqyer të notosh në det? Fillo shko në pishina e mbaje trupin në lëvizje. Të ka pëlqyer të bridhje nëpër lagje me biçikletë, merr një biçikletë e shijoje përsëri atë ndjesi.

Kthehu pas në kohë dhe mendo se si ishte jeta atëherë, kur në mënyrë të pavetëdijshme e dije që të luaje ishte mënyra më e mire për të përdorur gjithë atë energji. Prandaj, ÇOHU, DIL DHE LËVIZ.

 

 


FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply