JA PSE YNDYRA ESHTE SHKAKU I DIABETIT TE TIPIT 2 – TAF

diabeti

Diabeti i Tipit 2 është një nga format më të përhapura të diabetit. Zakonisht prek moshat e vjetra, njerëzit mbipeshë, por ka filluar të vihet re edhe tek pacientët e moshave të reja.

Studime që datojnë pothuajse një shekull më parë theksuan një zbulim goditës: Nëse ju merrni një grup të rinjsh të shëndetshëm dhe i ndani në dy grupe – gjysma e tyre vendosen në një dietë të pasur me yndyrna dhe gjysma tjetër në një dietë të pasur me karbohidrate – do zbuloni se brenda dy ditësh, se tek grupi me dietë të pasur me yndyrna, intoleranca ndaj glukozës ka arritur majat. Grupi tjetër që ka hequr yndyrnat përfundoi me dyfishin e nivelit të sheqerit. Me rritjen e yndyrnave në trup, rritet edhe sheqeri në gjak. Por, përse konsumimi i ydyrnave çon drejt niveleve të larta të sheqerit në gjak?

Iu deshën puthuajse 7 dekada që shkencëtarët të zbulonin këtë mister, por kjo do të ngelej si çelësi kuptueshmërisë sonë ndaj shkakut të diabetit të Tipit 2.

Arsyeja se përse atletët marrin karbohidrate përpara një gare është për të grumbulluar rezervat e energjisë në muskujt e tyre. Në rrugët e tretjes ne copëtojmë niseshtenë në glukozë, qarkullon si sheqer në gjak dhe merret nga muskujt për t’u ruajtur dhe për t’u djegur si energji.

Sheqeri në gjak i ngjan një vampiri. Ka nevojë për ftesë për të futur në qelizat tona. Kjo ftesë është insulina. Insulina është çelësi që hap portën, e cila lejon sheqerin në gjak të hyjë në qelizat muskulore. Kur insulina ngjitet me receptorët e insulinën në qelizë, aktivizohet një enzimë, e cila aktivizon një tjetër enzimë, e cila aktivizon më pas dy enzima të tjera, të cilat më në fund aktivizojnë transportin e glukozës.

sugar

Po sikur të mos kishte fare insulin? Sheqeri në gjak do të bllokohej në rrjedhën e gjakur, duke u rënë dyerve të muskujve tanë, në pamundësi për t’u future brenda. Duke mos pasur ku të shkojë, niveli i sheqerit në gjak mund të rritet e të rritet. Kjo ndodh në rastin e diabetit të Tipit 1: qelizat e ndodhura në pankreas, të cilat prodhojnë insulin, shkatërrohen dhe pa insulin, sheqeri në gjak nuk arrin të dale nga gjaku për të vajtur tek muskujt dhe si rrjedhojë rritet niveli i sheqerit në gjak. Por, ekziston edhe një rrugë tjetër, e cila çon drejt rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.

Po sikur të kishte mjaftueshëm insulinë, por insulina nuk vepron? Çelësi gjendet aty, por diçka e pengon. Kjo quhet rezistencë ndaj insulinës. Qelizat muskulore bëhen rezistuese ndaj efektit të isulinës. Por, çfarë e bllokon çelësin në qelizat muskulore? Çfarë e pengon insulinën të lejojë hyrjen e glukozës? Pikëza të vogla yndyre brenda qelizave të muskujve tanë, të ashtuquajtura lipide intramyoqelizore. 

Yndyra (dhjami) në rrjedhën e gjakut mund të shtojë shtresat brenda qelizës muskulore, duke krijuar produkte lyrore toksike dhe radikale të lira, të cilat bllokojnë proçesin e sinjalizimit të insulinës. Pamvarësisht se sa insulinë kemi në gjakun tonë, ajo nuk është e aftë për të hapur mjaftueshëm portat e glukozës dhe kështu bën që të rritet niveli i sheqerit në gjak. Dhe kjo mund të ndodhë brenda 3 orëve. Një goditje yndyre mund të fillojë të shkaktojë rezistencën ndaj insulinës, duke penguar marrjen e sheqerit në gjak pas vetëm 160 minutash.

diabeti-tipi-2

Ky mekanizëm nga i cili yndyra nxit rezistencën ndaj insulinës ka qenë i panjohur deri kur u shfaq teknika e re MRI (rezonanca magnetike), e cila u zhvillua për të pare se çfarë ndodhte në brendësi të muskujve të njeriut, në momentin që yndyra hyn në trupin e njeriut. Ja përse, u vërejt që ngritja nivelit të yndyrnave në gjak shkakton rezistencë ndaj insulinës, duke penguar transportimin e glukozës në muskuj.

Mund të bëhet gjithashtu edhe eksperimenti i kundërt. Nëse ulet niveli i yndyrnave në gjak dhe rezistenca ndaj isnulinës bie. Nëse e pastrojmë yndyrën nga gjaku, ne pastrojmë gjithashtu edhe sheqerin. Kjo shpjegon zbulimin se në dietat e pasura me yndyrë, dietat ketogjenike, insulina nuk funksionon si duhet. Trupat tanë bëhen rezisten ndaj insulinës. Por, kur sasia e yndyrnave në trupin tone bëhet gjithnjë e më e ulët, insulina funksion më mirë – një tregues i qartë, që toleranca ndaj sheqerit edhe tek individët e shëndetshëm, mund të dobësohet nëse ndihmohet nga një ditë e ulët në karbohidrate dhe e lartë në yndyrna. Prandaj, ne mund ta ulim rezistencën ndaj insulinës, duke ulur konsumimin e yndyrnave.

Efekti është me të vërtetë dramatik. Ajo çka është më shqetësuese në një dietë të varfër me karbohidrate është shëndeti i zemrës.

Yndyrnat e ngopura çojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, por jo të gjitha yndyrnat janë të dëmshme. Jeni ju që duhet të bëni zgjedhjen e duhur për trupin tuaj.

Këshilla:

  • Mbani nën vëzhgim, ose ulni presionin e gjakut dhe kolesterolin.
  • Mbani nën vëzhgim peshën dhe BMI (shkallën bazike të metabolizimit)
  • Bëni të paktën 30 minuta aktivitet fizik në ditë, për 5 ditë në javë, ose 150 orë në javë, kjo do t’ju ndihmojë të ulni rrezikun ndaj Diabetit të Tipit 2 me 58%.
  • Ushqehuni me një dietë të shëndetshme, më pak yndyrna, më shumë fibra, drithëra, perime, fruta dhe më pak mish.
  • Mos pini duhan.

* Nëse diabeti lihet i pakontrolluar shkakton dëmtime në zemër, në sy (deri në verbëri), në veshka, dëmtime të nervave të gjymtyrëve të poshtëm, probleme me dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve.

 


 

FIT NË 12 JAVË

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply