KETO JANE KESHILLAT E DUHURA PER T’U NDJERE GJITHMONE ENERGJIKE – TAF

Emërtojeni si të doni: të lodhur, të rraskapitur, letargjik, apatikë, mjafton për t’ju bërë të ndiheni përtokë si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht. Niveli i ulët i energjisë ia pret fuqitë trupit për të bërë lëvizje më të avancuara. Dhe në të njëjtën kohë, mund të dëmtojë perfomancën tuaj duke ju bërë të ndiheni më të depresuar, më apatikë, të pamotivuar dhe krejtësisht bosh…të pashpresë.

Lodhja nuk është njësoj si mungesa e gjumit, shprehen ekspertët e Klinkës Mayo, edhe pse shpeshherë sjell dëshirën për gjumë. Ndërkohë mund të fshihet një problem mjekësor apo çrregullim hormonal – nëse jeni plotësisht të shëndetshëm, lodhja mund ta ketë burimin tek rutina dhe zakonet e përditshmërisë suaj. Mjaftojnë disa ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës për ta zhdukur lodhjen një herë e përgjithmonë.

Kontrolloni regjimin e gjumit dhe pushimit tuaj

Sipas disa llogaritjeve, njerëzit po flenë 20% më pak, në karahasim me një shekull më parë. Përse? Gjërat si stresi, pagjumësia, çrregullimet e gjumit, puna dhe axhenda tepër e zënë shoqërore mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të bërë pushim dhe për të rikarikuar trupin tuaj. Pjesa më e madhe e të rriturve kanë nevojë për rreth shtatë apo tetë orë gjumë në natë. Vlerësoni zakonet e përditshmërisë suaj. A gërhisni apo keni vështirësi në frymëmarrje kur flini? A konsumoni shumë kafeinë? A përdorni kompiuter apo pajisje të tjera elektronike para gjumit?  

Të gjithe këto janë ‘hajdutë’ të gjumit.

sleep

Çohuni nga divani

Lodhja mund të jetë një justifikim shumë mire për t’u shtrirë e rehatuar në divan. Por studimet tregojnë që disa ushtrime të lehta – qoftë edhe 10 minuta në ditë – mund të ndihmojnë në rritjen e nivelit të energjisë suaj. Po, të lëvizurit e mund atë “ufff-in tuaj” më shumë se sa “merre shtruar”. Disa ushtrime te thjeshta apo disa ushtrime stretching – mund të rrinin nivelin e energjisë dhe ta kthejnë lodhjen në forcë e vrull.

Largoni stresin

Një ditë e ngarkuar dhe kërkuese mund të grumbullojë shumë tension në trupin tuaj dhe ky tension ua thith gjithë energjinë. Ndoshta keni ditë të tëra që jeni tepër të ngarkuar dhe me kërkesa ndaj trupit dhe trurit tuaj. Një frymëmarrje e thellë, yoga, meditimi, dëgjimi i një muzike që ju qetëson apo të bërit diçka që ju pëlqen dhe ju qetëson mund ta thyejë këtë rutinë të zymtë.

office

Hani rregullisht dhe vakte të shëndetshme

Trupi ka nevojë për karburant për të vënë në punë motorin e tij. Kapërcimi i vakteve mund të ngadalësojë metabolzimin dhe si pa e kuptuar do të ndjeni nevojën për një gjumë të shkurtër, do të keni probleme me përqëndrimin ose do t’i drejtoheni burimit të pare të kafeinës që u del përpara. Mos i kapërceni vaktet! Sipas kërkimeve të bëra, mëngjesi përmirëson vigjilencën dhe përqëndrimin. Fillojeni ditën me një vakt të shëndetshëm, që përfshin edhe proteinat edhe karbohidratet e përbëra si, një fetë bukë integrale me gjalp kikiriku.

Evitoni njerëzit toksikë

Nuk ka asgjë më shterruese për shëndetin tuaj mendor – e normalisht edhe për atë fizik – sesa të bashkëveprosh me një person që është negativ, llafazan, smirëxhi, mosmirënjohës dhe i lig (jo më kot quhet toksik). Vendosini kufi këtyre njerëzve toksikë. Mësoni të thoni “jo”. Mbrojeni veten tuaj; kapërceni fajet tuaja dhe gjeni mbështetje profesionale nëse keni nevojë për të përballuar personalitetin e një personi toksik.


FIT NË 12 JAVË

 

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply