Zarzavatja që do rregullojë gjithçka në trupin tuaj! – TAF

I njohur gjerësisht si zarzavatja me nivelin më të lartë të sheqerit ndër të gjitha, panxhari është aktualisht një magazinë me vlera ushqimore të shumta dhe konsumimi i tyre rregullisht ju ndihmon në luftimin e një shumellojshmërie çrregullimesh dhe sëmundjesh.

Ndërsa ofron një shije të ëmbël tokësore që mund të shijohet e vetme apo dhe duke u përfshirë në sallatra të ndryshme, panxhari përmban një burim unik fitoushqyesish të quajtur betalains, shumë të rëndësishëm dhe të mirë studiuar ndër të cilët mund të përmëndim betanin dhe vulgaxanthin.

Edhe pse këto elementë mund të gjenden dhe në burime të tjera ushqimore, panxhari ofron sasinë më të madhe të këtyre dy fitoushqyesve me një fuqi të vërtetë antioksiduese, anti inflamatore dhe pastruese. Gjithashtu, panxhari ka me tepri anthocyanins (parandalues kanceri), që i jep ngjyrën e kuqe, përmban celulozë dhe pektin, dhe gjithashtu është plot me vitamina e minerale të rëndësishme si B1, B2, B12, C, bakër, magnezium, potasium, hekur, fosfor dhe jod.

Të gjitha këto e vendosin panxharin në listën e super ushqimeve që kanë aftësinë të parandalojnë dhe luftojnë sëmundje dhe të përmirësojnë shumë aspekte të shëndetit njerëzor. Në mënyrë më të veçantë, panxhari mund të fuqizojë rrjedhën e gjakut, ndihmojë në trajtimin e anemisë, rregullojë nivelin e kolesterolit, përmirësojë funksionimin e shëndetshëm të mëlçisë, ngadalsojë plakjen, përmirësojë tretjen dhe të zvogëlojë rrezikun e kancerit apo sëmundjeve të zemrës. Për më tepër, panxhari rrallëherë mund të krahasohet me ushqim tjetër për sa i takon aftësisë së tij në fuqizimin e paraqitjes atletike duke rritur qëndrueshmërinë dhe staminën.

Ende nuk ndiheni të bindur? Më poshtë po ju paraqesim 6 arsye për ta dashuruar panxharin!

Kontrollimi i presionit të gjakut

Mund të themi pa frikë se panxhari është rregulluesi kryesor natyral për tension e lartë. Në fakt, të pish lëngun e panxharit mund të ndihmojë në zvogëlimin e tensionit të gjakut në vetëm pak orë. Imagjinoni se çfarë mund të bëjë për ju një lëng panxhari nëse ju e pini atë çdo ditë – oh prisni, ju nuk keni nevojë ta imagjinoni këtë pasi studimet tashmë e kanë vërtetuar që kjo gjë mund të ulë presionin e gjakut me 5 pikë. Ushqyesit përgjegjës për këtë përfitim janë nitratet e gjetura te panxhari, që pasi hyjnë në organizmin tone, kthehen në oksid nitrik, i mirënjohur si zmadhuesi i eneve të gjakut.

Rrit fuqishëm staminën

Një studim i Universitetit të Exerter – Shkolla e shkencave sportive dhe shëndetsore, ka arritur në përfundimin që pirja e një gote lëng panxhari përpara stërvitjes ndihmon individin që të rrisë kohën e stërvitjes me 16% më shumë. Gjithashtu pirja e saj ndihmon në pasjen e një niveli më të ulët të presionit të gjakut, krahasuar me pirjen e një lëngu fruta pylli. Këto rezultate janë thjesht shtesa në pafundësinë e të dhënave shkencore që konfirmojnë fuqinë e ushqimeve të pasura me nitrat, në rritjen themelore të qëndrueshmërisë sportive dhe staminës ndërsa nga ana tjetër zvogëlojnë dëmtimin e radikaleve të lira.

Supe me panxhar

Lufton inflamacionin

Shumica e fitoushqyesve unik që janë prezent tek panxhari kanë treguar që funksionojnë si përbërës kundër-pezmatues, kjo falë aftësisë së tyre në aktivitetin e enzimave ciklo-oksigjenuese. Betaine prezente tek panxhari është gjithashtu një përbërës i fuqishëm që mund të mbrojë qelizat, proteinat dhe enzimat në trupin e njeriut nga stresi i ambjentit dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike të lidhura me pezmatimin si për shembull tipeve të ndryshme të sëmundjeve të zemrës dhe tipin 2 të diabitetit. Ndërkohë që ka nevojë për më shumë kërkime përpara se të arrihet në një rezultat përfundimtar, studimet ekzistuese kanë mbështetur idenë që konsumimi i panxharit i ofron përfitime të panumërta anti pezmatuese të gjithë sistemeve trupore.

 

Parandalon kancerin

Panxhari duket të ketë një përfitim të rëndësishëm kundër kancerit, gjë kjo që kërkon studime shkencore më të thelluara. Kërkimet prej kohësh kanë treguar që kombinimi i fuqishëm i molekulave antioksiduese dhe kundër pezmatuese të panxharit, i jep panxharit aftësinë për të zvogëluar rrezikun e disa llojeve të kancerit, veçanërisht kancerit të pankreasit, gjoksit dhe prostatës. Vitaminat dhe mineralet e vlefshme të ofruara nga panxhari luajnë gjithashtu një rol të rënësishëm në luftimin e radikaleve të lira të cilat mund të dëmtojnë ADN-në dhe cipën e qelizave. Së fundmi, tipet e veçanta të fibrave prezente tek panxhari janë të lidhura me uljen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, ndërsa fitoushqyesit të cilët i japin panxharit ngjyrën, kanë shfaqur një efekt të ngjashëm të uljes së rrezikut në rastet e kancerit të mushkërive, testikujve dhe nervave.

Risotto me panxhar

Pastrimi nga helmet

Betalains që gjendet te panxhari, mbështet fazën 2 të procesit të pastrimit të mëlçisë, që ka të bëjë me nxjerrjen jashtë të helmeve nga trupi. Pa këtë process “bashkimi”, helmet nuk mund të neutralizohen dhe të bëhen mjaftueshmërisht të shkrirë me ujin me qëllim për tu nxjerrë jashtë trupit me urinën. Studime kanë treguar qe betalains tek panxhari ndez aktivitetin e një familje enzimash të quajtur familja glutathione-S-transferase  (GSTs), e cila ndihmon në eleminimin e shumë helmeve të dëmshme. Kur mëlçija juaj është në gjëndje të pastrojë helmet dhe substancat kimike më shpejt dhe në mënyrë më efikase, trupi juaj është më i aftë të ribarazpeshojë hormonet tuaja, kolesterolin dhe nivelet e energjisë.

Viagra natyrore

Romanët e lashtë e njihnin panxharin si një afrodiziak natyral dhe e përdornin shpesh për të përmirësuar fluksin e gjakut në zonën gjenitale. Në fakt, panxhari për një kohë të gjatë ka qenë i lidhur në imazh me seksualitetin dhe është përdorur për të stimuluar një ereksion më të mirë për mijëra vite, por në ditët e sotme kanë dalë në pah ushqime të tjera me të njëjtat vlera. Nivelet e larta të nitratit tek panxhari kanë aftësinë e rritjes së fluksit të gjakut, ndërsa boron, gjurmët e të cilit janë gjetur tek panxhari, në mënyrë direkte stimulon prodhimin e hormoneve seksuale në trupin e njeriut.


Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply