Mënyrat më të mira për tu ushqyer shëndetshëm edhe me një buxhet shumë të kufizuar – TAF

Si mund të ndiqni një dietë ushqimore ndërkohë që po mundoheni të shpenzoni sa më pak? Atëherë po ju tregojmë se të ushqeheni shëndetshëm me një buxhet shumë të kufizuar është e mundur – ka nevojë vetëm për planifikim dhe pak krijimtari.

Kurseni portofolin – dhe belin tuaj – duke ndjekur këto këshilla buxhet-miqësore dhe të ushqyeri shëndetshëm.

Blini fruta dhe zarzavate të stinës

Sipas stinës, frutat dhe zarzavatet ofrojnë një shije dhe vlerë të madhe. Në pranverë dhe verë mundohuni të blini zarzavate si shpargujt, panxhari, farat e bishtajoreve, misër, jeshillleqe, bishtaja, brokoli dhe bimë aromatike, si dhe fruta si psh. fruta pylli, pjeshka, bostan. Në vjeshtë dhe dimër, furnizohuni me lakër, kunguj, purrinj, hudhër, karrota, rrepa dhe lakër jeshile. Por, mbani mend, nuk ka rëndësi se çfarë stinë është, bananet, selino dhe patatet janë gjithnjë të shijshme dhe një blerje e mirë.

Zgjidhni ushqimet e freskta dhe jo të paketuarat.

Duke shmangur ushqimet e paketuara dhe duke blerë vetëm ato më të domosdoshmet, ju do të kurseni një shumë parash që do ju habisë duke e krahasuar me çfarë do të harxhonit duke blerë ushqim të paketuar, të konservuar apo dhe futur nëpër shishe. Pritini dhe bëjini copa të vogla zarzavatet dhe frutat tuaja dhe gatuani ushqim shtëpie sa më shumë të keni mundësi. Kushton më pak (dhe më e shëndetshme) që të gatuani ushqim shtëpiak si biskota drithrash, qull drithrash, gjalpë kikiriku, humus, salcë guakamole, salca, salcë të bardhë kosi, supra të ndryshme e shumë të tjera.

 

Bëni një plan ushqimor javor

Kur bëhet fjalë për të kursyer para në blerjen e ushqimeve, planifikimi është çelsi i suksesit. Mundohuni të planifikoni vaktet tuaja ushqimore një javë përpara. Pastaj, bëni një listë me ushqimet që ju nevojiten për këto vakte, duke u bazuar në ushqimet që keni si dhe tepricat që mund të përdorni. Gjithashtu mundohuni të planifikoni vaktet tuaja duke u bazuar në uljet e dyqaneve ushqimore, veçanërisht në uljet e mishit apo të peshkut. Edhe pse nuk do ju duket shumë e këndshme, por kjo strategji mund të përgjysmojë faturën e blerjeve nëse planifikoni vaktet ushqimore familjare sipas ofertave të javës nëpër dyqane.

Zgjidhni copa më të lira mishi

Nëse jeni një preferues i mishit, mësohuni që të gatuani me copa më të lira mishi. Mish me kocka, mish me lëkurë, copa më të forta të mishit të kuq, si psh gjoksi apo dhe organet e brendshme kushtojnë shumë më lirë (dhe shpeshherë janë më të shëndetshme e më të shijshme) sesa: mishi pa kocka, mishi pa lëkurë. Ose më mirë blini një pulë të tërë dhe përdorni të gjitha pjesët e saj për vakte të ndryshme dhe konsumim ushqimi shtëpiak.

Gjithashtu provoni metoda të ndryshme gatimi, si psh pjekjen apo zierjen e ngadaltë, etj. Një gatim i gjatë dhe në temperaturë mesatare mund ta bëjë mishin tuaj të fortë që të ketë një shije të mirë dhe të lëngshme.

Ndiqni listën tuaj të blerjeve

Pas një plani ushqimor të suksesshëm është gjithnjë një listë blerje ushqimore e mirëmenduar. Lista e blerjeve nuk është aty vetëm për t’u kujtuar se çfarë duhet të blini. Ajo gjithashtu ju ndihmon që të shmangni blerjen e ushqimeve të panevojshme që nuk ju duhen, gjë e cila është një përparësi e madhe kur ju duhet të qëndroni brenda buxhetit. Sigurohuni që të keni kontrolluar frigoriferin dhe dollapet e ushqimeve përpara se të shkoni në dyqan për blerje, kështu nuk do të shpenzoni më kot para në ushqime që nuk do të hahen apo të prishen.

 

Mos u friksoni nga ushqimet e konservuara apo të ngrira

Ushqimet e ngrira mund të kushtojnë sa një pjesë e ushqimeve të freskëta ndërsa përmbajnë një sasi të madhe të vlerës ushqimore origjinale. Gjithashtu, ushqimet e konservuara si qiqrat apo fasulja e zezë janë plot me fibra që do ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur. Vetëm kini kujdes që të shikoni nëse ka ndonjë përberës shtesë, si psh salcë, kripë apo sheqer.

Shkoni në pazarin e fermerëve

Tregu i fermerëve nuk mund të jetë gjithnjë zgjedhja juaj më e lirë, por prodhuesit lokal (veçanërisht sipas stinës) mund të jenë një burim surprizë kursimesh  krahasuar edhe me uljet më të mira të dyqaneve të tjera. Ju mund të blini me shumicë për kursim më të madh – e pastaj ju gjithnjë mund t’i ngrini frutat dhe zarzavatet tuaja. Një këshillë tjetër për të shkuar tek tregu i fermerëve është që të shkohet në fund të ditës. Fundi i ditës ju lejon që të kërkoni çmime më të mira. Nëse ju shkoni rregullisht tek fermeri juaj i preferuar; kjo strategji mund të krijojë dhe mardhënien mes jush që fermeri mund të ju bëjë dhe ulje përtej uljes.

 

Rrisni vetë bimët aromatike

Prodhimi dhe rritja në shtëpi e bimëve aromatike dhe zarzavateve, mund t’ju ndihmojë realisht në uljen e shpenzimeve. Bimët aromatike si rigoni, rozmarina, livanda, mentja, borziloku, bari qepë dhe majdanozi mund të mbahen në vazo në çdo shtëpi, dhe janë gati të përdoren sipas shijës së gatimit.

 

Filtroni (dhe jepini shije!) ujit tuaj

Po të blini një filtër të lirë për çezmën tuaj, kjo do ju kursejë mjaftueshëm para dhe mund t’ju nxisë të pini madje dhe më shumë ujë. Ju nuk do keni më nevojë që të blini ujë me gaz apo natural. Provoni dhe hidhni copra limoni në ujin tuaj për ta bërë atë më të shijshëm.


Postime te ngjashme: 

Related Posts Plugin

Ju lutemi, pelqeni dhe shperndani

Leave a Reply